Këlliçi publikon videon, Rama: Nuk i njoh Zoton dhe Gugallen, nuk shoh çdo njeri mbrapa

23 Shkurt 2022, 17:50Politika TEMA

Në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama tha se nuk i njeh pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan.

Në atë moment, deputeti demokrat Belind Këlliçi nxorri një video ku kryeministri Rama ka qenë në inaugurimin e Inceneatorit të Elbasanit dhe pas tij ndodhen Klodian Zoto dhe Stela Gugalla. Kreu i qeverisë thqa se mund të kishte mundësi për t’i njohur, por që nuk ka shkëmbyer asgjë me ta.

Rama: Unë dua që zoti Këlliçi të më dëgjojë pasi nuk më rezulton që ka përqafuar aritmetikën e delegatëve për karrige. Është moment i mirë për të parë aritmetikën. Është një moment i rëndësishëm që ndarja që ishte një ndarje shumë qartësisht e definuar nga aritmetika, njëri nga një këndvështrim ekstravagant dhe një normal. Nuk mund të jeni të ndarë me aritmetikën në karrige dhe të jeni bashkë me 430 mln euro. Janë vetëm angazhim deri në vitin 2047 kur në këtë vit, situate në këtë parlament do jetë tjetër.

Uroj që zoti Këlliçi dhe kushdo tjetër të jetë këtu dhe të bëjë një komision tjetër. Themi 430 mln për para që janë për në 2047-ën. Kemi të bëjmë me investime, jemi tek 55 mln tek Elbasani. Vijmë tek Tirana, kemi pagesa për shërbim, ndërkohë që në vendet përreth ton inga Greqia është 60. Për sa më pyuesni, revolucioni për pastrimin e këtij vendi. Ka shumë dokuemte që e kanë përcaktuar historinë që kanë të bëjnë me emergjencën mjedisore. Revolucioni nuk është i atyre që zbatojnë. Por atyre që kanë vizionin, që bëjnë politikat. Është i qeverisë që po merrni në pyetje. Përsa i përket këtyre personazheve se pse nuk vijnë, dua t’ju siguroj që nuk i njoh.

Mund t’i njihja por nuk kam pasur asnjë mundësi. Fare nuk i kam takuar ndonjëherë. Përsëri këtu, për çfarë po kërkohen. Pasi Prokuroria po dyshon për një aferë korruptive mes Ministrit dhe këtyre që po ndajnë para. Dhe nuk përflitet për 430 mln, por për një shumë mes tyre. Nëse prokuroria dhe gjykata i nxjerr të fajshëm, janë të fajshëm. Unë nuk gëzohem nëse përfundojnë pas hekurave, por është një process historikl. Nuk do të imagjinohej kurrë të ndodhte me ato që kanë qenë përpara.

Këlliçi: Kam këtu një video kur ju jeni në ingagurimin e inceneratorit të Elbasanit dhe pas jush janë Klodian Zoto dhe Stela Gugallja? Këta persona më 18 prill 2017 si pronarë të inceneratorit ju kanë shoqëruar gjatë inagurimit dhe gjatë vizitës në impiant. Thatë që nuk i njihni, janë prezent 3 metra larg jush.

Rama: Unë kam shkuar nëpër shumë biznese dhe realisht që ka njerëz me të cilët kam folur, por ka njerëzy të cilët kanë ngelur mbrapa. Ja ku është një fotografi e djalit të liderit historic me një grup trafikantësh kokaine dhe të ngrija mbi këtë fotografi një narrrativë, që këta janë duke ngrënë e duke pirë dhe jo 3 metra mbrapa. Më nxore një video që janë tre metra mbrapa meje. Nëse unë sot do ktheja kokën dhe këta mbrapa do të thotë që i njoh.

3 komente në “Këlliçi publikon videon, Rama: Nuk i njoh Zoton dhe Gugallen, nuk shoh çdo njeri mbrapa”

  1. BABALE i PD says:

    O KERRIC APO KELLIC NUK KA LIDHJE FARE RAMA SA VIJNE NE INAGURIM DHE DALIN NE FOTO TE PERBASHKET ME SHEFIN E SHTETIT .
    JU DISKRETITOJE RAMA DOLET BLOFE NJE BABALE VERTETE NUK MERET PUSHTETI ME GENJESHTRA .
    U BETE SI LULI QE DOLI ME PANTALLONA TE SHURTERA NE SHKURT DHE RREZOJE BUSTIN E ENVERIT KUR ISHTE 9 VJEC .
    ME MIRE NJE E VERTETE E VOGEL SE SA NJE GENJESHTER E MADHE
    KU VAJTI 320 MILIONSHI PERFUNDOJE 100 MILIONE DHE ME VONE 75 MILIONE VLERA REALE E INVESTIMIT SHUME ZHUREM PER ASGJE

  2. NO PASION says:

    ME GJITHE RESPEKTIN PER ZOTIN RAMA…KJO ESHTE VJEDHJE E SHEKULLIT ME V.K.M…NUK MUND TE THUASH SE MEQE SALI PASH BERISHA ISHTE NJE KRIMINEL E HAJDUT NE JEMI ME PAK HAJDUT…PRA ME KUJTON PAK A SHUME ATE REFREN NE CDO LEKSION SE ….SHQIPERIA NE KRAHASIM ME 1939 10 FISHOI PRODHIMET BUJQESORE E BLEKTORALE…NE KRAHASIM ME 1939 50 FISHOI PRODHIMET INDUSTRIALE…..I NJEJTI REFREN PAS POTHUAJ 100 VJETESH ….CDO GJE KRAHASOHET ME KOHEN E TE PAUDHIT SALI…NE KOHEN E ZOTIT SALI PLEHRAT KAPICE E QELBEJ DYNJAJA POR SOT KUNDERMOJNE QYTETET NGA PASTERTIA SE NE KEMI ….GROPA PER TE GROPOSUR MBETJE….. KETE MENYRE TE FOLURIT E BEN SA HERE QE GJENDET NGUSHTE ….. ZOTI RAMA FLET PER GREQINE PER KOSTON 60 NE KRAHASI ME SHQIPERINE 55….BERI LAPSUS TE MADH SE GREQIA KA INCENERATOR JO LANDFILD….PRA NJE KUSARI NGA TE BABEZITURIT …POR EDHE SIKUR TE KISHIM EDHE NE INCENERATOR ME KAQ DIFERENCE TE VOGEL KERKON TE KRAHASOHET ME NJE SHTET KU ME BUDALLAI I FSHATIT MER PENSION 2500 EUR….TJETER DETAJ QE NGA DESHIRA TE LUANTE ROLIN E ZJARREFIKSES E PRANOI VJEDHJEN KUR THA…..KAM ANKTH PER 450 ML EURO ….PASI NE TE VERTETE DERI TANI NUK JANE KAQ POR DERI NE 2045 VENE KAQ …PRA BESOJ SE NUK DO TA LEJOJ VJEDHJEN E ME TEJSHME…TJETER DETAJ…PERDERISA NUK KA VJEDHJE ZOTI RAMA ,,,PERSE ZOTUA E GUGALLJA TERHOQEN LEKET DHE KALUAN PA PROBLEM DOGANEN DHE U LARGUAN NE BULLGARI….NE SARANDE SHEFJA E IKMT SE BASHKU ME VARTESIN E SAJ ISHIN DY GJOBVENESIT ME TE MEDHENJ TE JUGUT….POR JO VETEM KAQ JANE KRIMINELET E BETONIZIMIT PASI NE BASHKEPUNIM ME NDERTUSITE PALLATEVE E HOTELEVE PERDORNIN SKEMEN SHTO NJE KAT PA LEJE E NE DO MBYLLIM SYTE… PASTAJ SHKONI DHE E LEGALIZONI ….KORRUPSION I HABITSHEM DUKE PARE KETE SISTEM DREJTESIE NGA E CILA NUK KANE FRIKE…A NUK ESHTE CUDI,,,KU E GJEJNE FORCEN KETA BIRBILENJE RILINDAS….DHE E FUNDIT…QE DUKA E KA KTHYER FSHF NE NJE CIFLIK PA INVENTAR TE GJITHE JEMI NE NJE MENDJE…POR TE BESH LOJEN E GREKUT SERBIT E RUSISE ME APO PA DASHJE KJO ESHTE E PAFALSHME PER LALI ERIN ..PASI NQS VAZHDOHET ME KETE NDERHYRJE INJORANTE NE ZGJEDHJET E FSHF….REALIZOHET DESHIRA E BOSHTIT SLLAV QE FINALJA E KONFERENCE LIGUE TE MOS ZHVILLOHET NE SHQIPERI DHE PSE???? SE NIPI I HAXHI QAMILIT DUM BABEN…

  3. Roçkodani says:

    Edhe ilir Agush meta ishte ne inagurimin e santakuaranta duke u puthur me Balilin e droges, juve nuk keni thene ndonje gje per kete inagurim dhe as e keni klasifikuar si grup kriminal ?, apo per ju nuk quhen keto takime por vetem te ramsin i imagjinoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje