VENDIMI: 17 vite burg për Francesco Becchettin, dënohet dhe mamaja dhe bashkëpunëtorët e tij

23 Shkurt 2022, 15:15Politika TEMA
VENDIMI: 17 vite burg për Francesco Becchettin, dënohet dhe mamaja dhe

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 17 vite burg Francesco Becchetti-n, për pastrim parash dhe vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg për biznesmenin italian.

Sipas Gjykatës, Becchetti ka krijuar një sistem shoqërish tregtare, me qëllim fshehjen e veprimtarisë kriminale. Në këtë sistem, është përfshirë i pandehuri Becchetti, duke futur në këtë marrëdhënie nënën Lilliana Condomiti dhe vjehrrën e tij, Vjollca Kamberi.

Sipas Gjykatës, asetet e tyre dhe llogaritë bankare të shoqërive do kalojnë në favor të shtetit.

Përveç Bechettit, Gjykata dënoi edhe mamanë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Liliana Condomitti- 8 vite burg

Mauro De Renzis – 16 vite burg

Erjona Troplini-8 vite burg

Stavri Peçi – 2 vite burg, pezullim në shërbim prove

Fetah Dervishi – 3 vite burg, pezullim në shërbim prove

Biznesmeni ndodhet jashtë Shqipërisë prej disa vitesh, ndërsa ka fituar edhe një çështje gjyqësore ndaj vendit tonë për shkak të mbylljes së televizionit “Agon Channel”.

Vendimi

Biznesmeni italian Francesco Beccheti, i shpallur në kërkim nga Shqipëria që prej vitit 2015 u dënua në Gjykatën e Tiranës të mërkurën për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, krijimit të skemave mashtruese, pastrimit të parave dhe falsifikimit me 17 vite burgim.

Trupa e kryesuar nga gjyqtari Besnik Hoxha me anëtar Sokol Pasho dhe Lazër Sallakun po ashtu vendosi dënimin e partnerëve të Becchetit Mouro de Renzis me 16 vjet burg, Eriona Troplinit me 8 vjet burg dhe nënës së tij Liliana Condimitti me 8 vjet burg. Dy persona të akuzuar për falsifikim të dokumenteve  Stavri Peçin, Fetah Dervishin u dënuan përkatësisht me 2 dhe 3 vjet burg, por gjykata tha se dënimi i tyre konvertohej në dënim me kusht.

Akuzat ndaj biznesmenit italian Francesco Beccheti, i cili pati marrë një të drejtë koncesionare nga shteti shqiptar për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç në fund të viteve 90’, u bënë zyrtare në vitin 2015. Veç akuzave ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve prokuroria vuri në sekuestro edhe një sërë biznesesh përfshi televizionin “Agon Channel”. Çështja u bë pjesë e debatit politik në vend, pasi opozita akuzoi kryeministrin se po i mbyllte gojën një televizoni kritik.

Prej vitit 2015 Beccheti vijoi në arrati një përballje me shtetin shqiptar dhe ka fituar në arbitrazh ndërkombëtar 110 milion euro dëmshpërblim, për prishjen e kontratave dhe sekuestron ndaj pasurive të tij.

Ndërkohë paralelisht me këtë proces prokuroria e Tiranës vijoi procedimin penal ndaj Becchettit dhe dërgoi në gjykatë dosjen kundër tij. Sipas dispozitivit të lexuar nga gjyqtari Hoxha, Beccheti dhe kompani të tjera në zotërim të tij dhe nënës së tij e personave të tjerë të akuzuar krijuan mosmarrëveshje fiktive civile.

Kompania “Energji”, e zotëruar nga nëna dhe vjehrra e Becchetit pretendoi se nuk ishte paguar plotësisht dhe e dërgoi KGE, kompani në pronësi të vetë Becchetit përballë një shoqërie private të licensuar për ndërmjetësim dhe arbitrazh. Në përfundim të këtij gjykimi arbitrazhi, kontraktori “Energji” fitoi 48.5 milion euro nga KGE.

Por humbësi, siç doli nga dispozitivi, ishte në fakt kompania Hydro Srl, e zotëruar në 48 për qind të aksioneve të saj nga Deutsche Bank dhe në pjesën tjetër nga Beccheti.  “Nga ky makinacion është Deutsche Bank që ka humbur 45-48 për qind të shumës 48.5 milion euro”, tha gjyqtari.

Pasi lexoi pjesë nga akuza Hoxha tha se gjykata çmoi “se të gjithë të pandehurit duhen shpallur fajtorë për akuzat e ardhura për gjykim”.

Beccheti vetë u dënua për 4 akuza dhe gjykata dha një dënim prej 17 vjetësh nga 20 që ishin kërkuar prej prokurorisë, që në këtë seancë shpallje vendimi përfaqësohet nga tre prokurorë, drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj, prokuroren Mirela Zavalani dhe prokurorin Leonard Filopati.    Becchetti i ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se ishte persekutuar politikisht nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria.

Ndërkohë kompanitë e krijuara prej Becchettit dhe të përfshira në këtë skemë u konfiskuan dhe u mbyllën me vendim të gjykatës.

23 komente në “VENDIMI: 17 vite burg për Francesco Becchettin, dënohet dhe mamaja dhe bashkëpunëtorët e tij”

  1. Xoni says:

    O sa bukur, po a mund ta konvertoje denimin me psh nje gjobe 250. 000.000 EURO, qe te dalim dhe ne me fitim ? Apo nuk behet keshtu

  2. genti says:

    Po pres perkrahesit e Sale Kriminelit ,Like Lul hajduteve si do ndjehen pas kesaj. Do i bjere ndonje damlla se nuk ka si te ngjase ndryse.

    1. Gjergji says:

      O Gent Leshi, po behu ore njeri, pse u del ne mbrojtje hajduteve dhe imoraleve te Rilindjes, se PS nuk and eshte. Ne PS njerezit jane te ndershem dhe nuk perfaqesohet nga Rilindja.

      1. ben says:

        Gjergji-shume drejt qe i godet hajdutet e PS-se, por perse nuk flet asnje fjale per ata qe jane kapur me presh ne bythe (me falni-desha me thene “ne dore”). Apo ke nostalgji per kohen e PD e LSI-se, kur vidhnit te tere sa ju donte shpirti me bekimin e shefave?
        Deri me tani kemi pare se si jane futur ne burg ministra te PS, por asnje nga opozita, kur dihet se nese keta te PS-se paskan kryer vjedhje, ata te Berishes e Like Floririt qe jane kampione bor=te ne vjedhje, vrasje e krime te tjera, cfare emri tu veme?

  3. Demokracia says:

    Cila Gjykate? E kujt vendi? Ku eshte vendimi? Ca shkalle vendimi eshte? O gazetar, mos tregoni perralla por jepni fakte. Ca pune beni se kuptoj…

  4. Pokeristi says:

    Cila gjykatë?!!!

    1. levizni says:

      Jane dy persona “demokracia” dhe “pokeristi” qe nuk dine shqip; po ta thote me larte, Gjykata e Tiranes atje ku ka çuar dosjet prokurori. Dhe, megjithe se s’jam jurist por: ne qoftese ankohet Bexheti Sonila Meços, Andi Bejtjes dhe Lubonjes, do rigjykohet ne gjykaten e apelit dhe pastaj do pritet vendimi atje, por besoj se do te jete i njejti vendim ne mos me shtrenjte. Pastaj lind e drejta shtetit shqiptar qe te rihap çeshtjen e arbitrazhit nderkombtar dhe duke patur parasysh sekuestrimet e pasurise dhe denimin penal, shkarkohet qeveria shqiptare nga ky denim, ose do paguaj qeveria 110 miljone dhe do ti marre BexhetitTv Agon Channel, dhe gjithe pasurine tjeter te vene ne Shqiperi qe kalon deri mbi 300 miljone euro. Keshtu del me fitim dhe pastaj pokeristi qe los poker dhe demokracia qe i perket vetem saliut do veshtrojne nga qielli. Ja, iku dhe nje berje qejfi, tani veshtroni pak se mos Tabaku (duhani) nxierr ndonje gje nga pyetjet e Rames!

      1. Demokracia says:

        Pershendetje “levizni”. Duhet te kuptosh, qe momenti kur eshte bere komenti nga ana ime, ishte kur ishte postuar vetem “gjykata denon becchettin”. Nuk jepte asnje informacion se cila gjykate, Italiane, Shqiptare, e Tiranes, Krujes, Durresit, e Shkalles Pare, Apelit, e Larte apo ato te barazvlefshme ne vendet e tjera. Eshte nje tjeter problematike qe kur gazetari ploteson informacionin e botuar (shpresoj qe ti lexojne komentet dhe kritikat qe behen, jane vetem kundrejt permirsimit te tyre sipas mendimit tim). Problemi qendron se gazetaria ne Shqiperi, sic ndodh dhe ne debatet publike, paraqesin KONKLUZIONE dhe jo FAKTE dhe burimet e tyre. Kjo jo vetem qe deshmon per nje pune amatoreske, por nuk gezon kurrfare kredibiliteti. Gjeja e pare kur postohet lajmi, duhet te behet e ditur burimi. Eshte vete gazetari qe e ka pare, perceptuar, degjuar etj. apo i referohet burimeve te tjera. Kujt burimi saktesisht, pasi shihet dhe besueshmeria e burimit. Me tej, i jep mundesine te tjereve per ta verifikuar dhe gjykuar. Keto qe thoni ju, jo vetem nuk kane vend, por nuk i sherbejne aspak shoqerise shqiptare dhe as ju, qe ofendoni. Megjithate, gjithsecili tregon kulturen personale dhe familjare. Vazhdoni vuajtjet tuaja pasi eshte e qarte se qellimin e jetes tuaj ja keni kushtuar politikes shqiptare.

    2. xx says:

      gjykata e Tiranes kush tjeter e Moskes?

    3. Likja says:

      POKERI DHE DEMOKRATI QE JENI NJE…GJYKATA E SYVE QE TE PLASIN..AJO GJYKATA PRA QE DENOJ DHE TAHIRIN..QE U MASTURBUAT JU KELYSHET E SALIUT…TASHTI MASTURBOHUNE EDHE KETE VENDIM TE GJYKATES..APO PO JU DUKET CUDI…

  5. qytetar says:

    Andushka Bushati dhe Sonila Meço ç fare mendojne !?

  6. Hetimet vazhdojne per berishen bashen meten dhe nji gazetare shqiptare
    thuhet ne faqen zyetare te Scortit Ita , bashkepuntore e ngushte e Bexhetit

  7. geri says:

    ti denoje sa te duash o shtet ,dhe mbase ke dhe te drejte kushedi,por mbetet fakti qe ai ne arbitrazh te mori 110 milion euro dhecato je i detyruar tja paguash nje me nje osecdo te ti vjele pak nga pak sic po te merr fondetveveurocontrol qe i takojne shqiperise…te tjerat jane llogje…

  8. emigranti says:

    po mire nje here u tha se bexheti fitoje dhe mori dhe shperblim te madhe dhe gjithe demokrate sulmuan ramen kete besojme tani

  9. Beketi si firmat piramidale says:

    Ca do beje Sonila tani? ?

  10. Parate qe fitoj Becheti nepermjet gjyqit po ja bejme hallall neqoftese keto para jane pagesa e fundit qe ky komb po paguan per megalomanine e kryeministrit te vet.
    Por ne gjykaten e Strasburgut jane ne rrjesht me dhjetra padi te tjera qe presin per gjykim e kjo per hir te pordheve te kryeministrit tone i cili me te vertete kujton se eshte pasardhes i Skenderbeut.

  11. Rama ik says:

    Ky pseudo gjyqtari besnik hoxha eshte me keq se beketi kriminel hajdut,ka mbyll 21 janarin,shok me arjan ndojn.keshtu ndodh kur denon super hajduti – hajdutin.

  12. Sqarim says:

    Lexove ca komentues ketu qe ne delir masturbimi pellisnin “çdo thote sonila tani? , apo Andushka. Apo Sala etc. Po njerez me inteligjence pule qe nuk kuptojne qe “Nje gjykate e Shqiperise e denon nje shtetas te huaj qe jeton ne vendin e tij i lire ,me Burg.
    E thene ndryshe kjo pritej te ndodhte se ky qerrata ka fituar gjyqin e Arbitrazhit qe detyron shtetin tone ti paguaj qindra MILIONA Euro. Pra as nuk e ha Palla begettin per gjyqet dhe denimet e Tiranes. Asnje shtet nuk do e ekstradonte ne Shqiperi pasi gjykimi i TIRANES do konsiderohet politik . Tashti vazhdoni masturboni (jerini me dore )

    1. vang says:

      po pasuria qe i konfiskohet pese fishi i shumes se arbitrazit.

    2. Sqarim ,

      kaq shume te paska djeg Bytha per Bexhetn mor pederast Esadist !
      Mbarove masturbimin me goje ,i qite jarget ktu .
      Cfar derdellit per cilat 100 ra Miljona te shtetit Shqiptare ?
      Fshije jarget qe te dolen nga goja qelbs esadist ose shkerdhate Greqie ,
      Ta ka qejfi shume
      te paguje Shqiperia ,ju a njohin surratin tuj prej pederasti si ata shqypistat e deri ke greqirat ,
      jeni partner ju pederaste .
      mirpo na vjen keq ,qe duhet te zhgenjehesh ti dhe cke ti pas .
      Bexheti do marri te gjatin dhe ti shko e lepije boj shoqni mos me e lon vetem?

    3. Demokracia says:

      “Sqarim” ju mund te keni te drejte, mbase ai vendim nuk do te zbatohet ndonjeher. Por sido te qendroje arsyetimi i gjykates, pergjithesisht ambasada italiane merr pjese ne gjyqet qe behen ndaj shtetasve te saj. Prandaj, dyshoj qe ajo sdo kete qene prezente ne kete proces. Si e tille, do te jete ne gjendje te krijoje bindjen nese eshte nje gjyq “politik”. Dyshoj te jete politik, por pa lexuar dosjen, veshtire te arrihet ne nje konkluzion te ndryshem nga c’ka ka arritur Gjykata. Te falenderoj dhe per keshillen, por nuk e di nese do e ndjek, pasi do me kujtohet keshilla jote dhe kam merak do me sjell efektin e kundert. Ti nderkohe, mund te vazhdosh, pa ndonje merak, sepse duke lexuar komentet, mund te kalosh ne ekstaza te tjera.

    4. sqarim per sqarimin says:

      Ai “qytetar qe jeton ne nje vend te lire” , denohet ne gjykaten e Tiranes per krime qe i ka kryer ne Shqiperi , nuk ka rendesi se ku e ka rezidencen . Neqoftese nje francez , te vret ty ne Tirane (ne fakt te plagos) , do ja japim Frances ta gjykoje , apo do ta gjykoje Tirana ? U sqarove , o sqarim ?!

  13. Nje mergimtar says:

    Nje vendim gjykate,per dike qe thjesht nuk do Edi Ramen,mund te duket i pa drejte.Vendimi mbetet vendim per tu zbatuar deri sa nje gjykate me e larte ta vleresoj.Sa per vendimin e gjykates se arbitrazhit,ku disa persona brohorasin,se demi do te paguhet nga shteti.Jane gati te bashkohen edhe me djallin qe shteti(i Edi Rames)te paguaj.Mendoj se tifozet e Beccetit do benin mire te analizonin dy vendimet me objektet perkatese e pastaj te japin vleresimet.Zoterinj,tifoza te Beccetit,neqoftese do te paguhen parat per Beccetin,do te merren nga parat tona,nga pensionet qesharake qe merren,nga pagat e mjekeve,mesuesave e te gjithe buxhetoreve.Sikur ato para ti paguante Edi Rama apo cdo pushtetar qe ka shkelur ligjin s’do me vinte keq por do te BROHORISJA me shume se ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje