Rama i kthehet Tabakut: Boll me “qetësinë”, futi dhe “dashurinë” e Metës tani

23 Shkurt 2022, 13:33Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë replikave dhe ironive me kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, nuk ka lënë pa thumbuar dhe Ilir Metën. Ndërkohë që Jorida Tabaku i kërkoi atij që të jetë i qetë, Rama iu referua deklaratave të Presidentit Meta “me qetësi dhe dashuri”.

REPLIKAT

Tabaku: Me qetësi të lutem…

Rama: Ça me qetësi me qetësi me qetësi, se m’u bëre si Ilir Meta.

Tabaku: Mos përmend njerëz që nuk janë kët..

Rama: Ca me qetësi pra ca me qetësi, me qetësi me dashuri ca qetësie? Më jep ku e bazon se është si të them unë xhaketa juaj 75 mijë euro…

Tabaku: Tenika mos më mbyll mikrofonin…

Ndërhyn Ermonela Felaj

Tabaku: A ke nevojë që të flasë dhe Ermonela?

Rama: Me ju përballë unë të kem nevojë për Ermonelën? Jo

Tabaku: Me qetësi…

Rama: Sa herë të më thuash qetësi, do të them me dashuri…

 

1 komente në “Rama i kthehet Tabakut: Boll me “qetësinë”, futi dhe “dashurinë” e Metës tani”

  1. Nafia says:

    Jam duke ndjekur deshmin e kryeministrit para komisionit hetimor,me ne fund shurra Tabaku mbasi I kerkoj ndjese kryeministrit eshte futur ne hullin e ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje