Zgjedhjet e 6 marsit, Basha prezanton Luan Hakën: Dibranët nuk bien pre e sajesave dhe marifeteve të reja

23 Shkurt 2022, 11:50Politika TEMA

Nga Dibra ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet e 6 marsit, kreu i PD Lulzim Basha tha se Luan Haka është kandidati më i mirë për Dibrën.

Kreu i demokratëve theksoi edhe njëherë se ka vetëm një PD, teksa shtoi se Dibra do votojë partinë demokratike, sepse dibranët nuk bien pre e sajesave dhe marifeteve të reja.

“Vjen para jush si një njeri i sprovuar. Jam i bindur se me Luan Hakën, çdo dibran që ia do të mirën Dibrës voton Luan Hakën. Kudo ku po zhvillohen këto zgjedhje askush nuk po bie pre e marifeteve të reja dhe të vjetra. Dibranët nuk janë në shitje, as nuk gënjehen. Ka një PD, dhe do të jetë me votën e dibranëve kryetari i bashkisë së Dibrës më 6 mars.

Ditë për ditë të vërteta po dalin në pah. Në këtë ditë të të vërtetës, nuk do ta ketë të lehtë edhe shkaktari i emigracionit masiv të të rinjve dibranë. Para 8 vitesh erdhi në pushtet me premtime të jashtëzakonshme, por sot është në histori kryetari i qeverisë më harbute”, tha Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje