Partia Demokratike i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë verifikime për kandidatin e Berishës për bashkinë Lushnjë, Elton Bano. PD tha se ka të dhëna që Bano është dënuar për vjedhje në Britaninë e Madhe. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga Bano, që në një reagim, i cilëson sulme personale ndaj tij dhe shpifje.
Ish-ministri Besnik Mustafaj i ftuar në “Radarin informativ” në Abc ka deklaruar se Bano e ka kaluar filtrin në Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve. Me këto akuza sipas tij duan ta njollosin.
“Tentativa ndaj Elton Banos, ne e kemi seleksionuar në Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve si një person të dobishëm. Basha dhe njerëzit që e rrethojnë s’kanë pasur as rezervën më të vogël ndaj tij. Pse tani? Është e qartë që po duan ta njollosin. Po përpiqen të zvogëlojnë impaktin që ka. Siç më thonë është alternativë serioze”.
Sipas tij PD dhe Rithemelimi po shkëpusin çdo urë bashkëpunimi. 6 marsin e sheh si një test të popullaritetit mes grupit të Berishës dhe të PD-së zyrtare të Bashës.
“Gjithë retorika kombëtare se zgjedhjet janë vetëm në 6 bashki, por retorika e “Rithemelimit” qoftë e Pd të selisë gjithë retorika po na çon në përfundimin se qëllimi kryesor është të shohim cili është më i pëlqyeshmi. Duke si një test i popullaritet të njërit apo tjetrit grup. Me 7 të gjitha palët do përpiqen ta kapitalizojnë këtë rezultat”.
Bano, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” nuk është gjetur në shkelje nga KQZ gjatë verifikimit, e për pasojë është regjistruar si kandidat në garën për kryebashkiak të Lushnjës. Por ndryshe nga sa ka deklaruar në formularin e vetë-deklarimit, Partia Demokratike ka gjetur të dhëna që i rrezikojnë kandidatit të Berishës kandidimin. Këtë të martë, Partia Demokratike i ka nisur një shkresë zyrtare KQZ, me kërkesën që të bëjë verifikime, sipas ligjit të dekriminalizimit, pasi nga të dhënat që selia blu ka, Elton Bano rezulton të jetë i dënuar në Britaninë e Madhe për vjedhje.
Edhe pse e mban vehten per intelektual , shkrimtar apo politikan , ti , ngele Besnik berishist .
Sic duket ke ngrene aq shume corbe te prishur berishiane sa qe nuk te pushon diarea .
Testi eshte vetem 1, ai pozite-opozite…te tjerat jane vecse mini-teste pa peshe reale, pasi vetem ne diktature garohet per numrin 2…
Kur do te na hiqen qafe keto “stela” te vjeteruare te komunizmit, si ky Besnik palla, dhe ai tjetri Andi Bushati?