"Inceneratorët", Rama: Me Lefter Kokën kam punuar shumë mirë, ata nuk është se kanë marrë paratë dhe po na presin diku për t’i ndarë

23 Shkurt 2022, 14:01Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se dy administratorët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, janë shpallur në kërkim dhe po hetohen për një marrëveshje të dyshuar me një prej ish-ministrave të tij, por jo për ndonjë “aferë” me të gjithë qeverinë.

“Janë në kërkim se kanë marrë këto 430 milionë eurot dhe i kanë çuar diku dhe atje presin që ë shkojmë dhe ne e t’i ndajmë? Apo sepse në bazë të hetimeve dyshohet se kanë hyrë në marrëdhënie korruptive me një ish-ministër? Janë dy gjëra shumë të ndryshme”, tha Rama.

“Jam shumë i lumtur që reforma në drejtësi po funksionon, që gjërat po ndahen. Dhe nëse unë them që do të bëjmë këtë, dhe dikush… Unë me Lefter Kokën kam punuar shumë mirë, që të jemi të qartë”.

Sa i përket vijimit të pagesave ndaj kompanive të inceneratorëve edhe pse dy prej administratorëve janë shpallur në kërkim, Rama tha: “Ata nuk janë duke u gjykuar, janë duke u hetuar. Për sa kohë nuk kemi asnjë vendim nga organet përkatëse, vazhdon kontrata, është shumë e thjeshtë”.

2 komente në ““Inceneratorët”, Rama: Me Lefter Kokën kam punuar shumë mirë, ata nuk është se kanë marrë paratë dhe po na presin diku për t’i ndarë”

  1. Taulant says:

    Ti me te gjithe hajdutet ke punuar shume mire jo vetem me Lefter Koken.
    Ti je vrasesi me pages i 21janarit 2011 .
    E tregoi koha kur dy vite me vone bere aleanc me Meten dhe 4 vjet me vone e bere President.

  2. Asd says:

    Ha ha ha. Ka punuar mire me Koken!? Cfare jane keto fjale? Sinjal mbeshtetje qe Koka mos flase? Edhe me Tahirin ke punuar mire? Edhe per ate nje sinjal qe te mos flase dhe te beje ne “paqe” burgun? Nje dite nuk do te mbaje uje pilafi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje