Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme, Putin paralajmëron lëshimin e raketave balistike

23 Shkurt 2022, 16:48Politika TEMA

Pas shpalljes se gjendjes së jashtëzakonshme të Ukrainës, Putin ka paralajmëruar lëshimin e raketave balistike dhe njoftoi grumbullimin e furnizimeve me gjak duke nxitur frikën e luftës, shkruajnë mediat e huaja.

Trupat kanë qenë gjithashtu në lëvizje mes shqetësimeve se qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, mund të sulmohet i pari.

Me një forcë të madhe prej 200,000 trupash që rrethojnë Ukrainën, bota është në ankth duke pritur për lëvizjen e radhës të Putinit, duke shkaktuar konfliktin më të përgjakshëm në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ukraina është në prag të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, dhe ka njoftuar gjithashtu të gjithë qytetarët të mbajnë armë.

6 komente në “Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme, Putin paralajmëron lëshimin e raketave balistike”

  1. anticensurë ??? says:

    ske faj ti o dobiç,po të mos tu kishte besuar juve ukraina,ti nuk do të kishe bole ta sulmoje!!
    në ndarjen e BRSS ajo ishte fuqija e tretë bërthamore në botë!përfshi dhe uzinat e prodhimit të motorrëve të rraketave!!
    i morët tërë mbushjet dhe premtuat se nuk do të kishte asnjë diskutim me të!!
    tashti bën të fortin o çiuaua!!

  2. Dori says:

    Psikopat. Do marre jete njerzish te thjeshte.

  3. Berati says:

    Tani kjo puna e armeve berthamore u be boze. Ukraina e shkaterruar nuk mund ti mbante ato arme per arsye ekonomike. Armet berthamore sovjetike kishin nje skadence 10 vjeçare. Do te thote qe kishin nevoje per nje impiant gjigand industrial qe te benin riperteritjen e tyre . Mos riperteritja ose cenimi i kujdesit mund te shkaktonin incidente si Chernobili dhe Europa dhe ShBA ja kishin friken nje gjejete tille.

  4. Zyko says:

    Nuk mendoj se Moska kerkon me teper se dy republikat qe njohu si te pavarura.
    Cdo oreks me tej do ishte i pafalshem i Putin.
    Lajmet se lufta do pershkallezohet me duken per te ngjallur frike e terror psikologjik.

  5. Mendoj se SHBA-ja do ta antarësojë Ukrainën në NATO përpara kësaj të diele dhe mbi 100,000 forca të Natos do zbarkojnë në Ukrainë.
    Pastaj do ti shohim rraqet-at pa-llastike me fitil të Putinkës që s’ndizen dot as me shkrepëse.

    1. anticensurë ??? says:

      po të ishte një mundësi e tillë nuk do të fliteshin ato që u folën kur u paralajmërua për sulmin rus!!
      nato mund të kishte trasportuar në një kohë shumë të shkurtër forca të tilla që rusi nuk mund të lëvizte as gishtin!!
      ose mudn të ishte bërë ajo që po bëhet në vëndet balltike e poloni!
      vendosja e ushtarëve amerikanë!!
      disa mund të mendojnë se dëergimi i 1 mijë,2 mijë ushtarëve nuk ndikon aspak në një sulm që mund të bëjë rusia me fuqinë e saj!!
      nuk është aq e lehtë!
      ata ushtarë janë thjeshtë “kufiri tim”SHBA”është këtu,provo ta prekësh”!pra sulmi ndaj ushtrëve amerikan është DEKLARIM LUFTE AMERIKËS!!
      e nuk më duket se sot për sot dikush mund ti deklarojë luftë amerikës!!
      dy fakte më kanë pëlqyer në këtë vitin e fundit:
      1-tërheqja e shpejtë,”rrëmujë”,”kapitullim”sipas shumë gomerëve,nga afganistani
      2-saktësia e informacionit që u dha për atë që po ndodh tashti në ukrainë
      e para ndoshta ishte një pasojë e së dytës!ndoshta shërbimi i inteligjencës amerikane kishte të dhënat që në fillim të vitit,prandaj u bë dhe ajo tërheqje aq e shpejtë,dhe pothuajse e papritur.largimi nga afganistani nuk ishte aq i shpejtë dhe preçiz jo sepse ashtu ishte nënshkruar marrveshja me talibanët!ajo u fsheh pas kësaj marrveshje dhe përpikmërisë për të mbajtur fjalën!amerikanët nuk e kishin problem për ta shtyrë atë datë!!dhe talibanët nuk do ta krruanin aspak!!
      e dyta sigurisht inteligjenca amerikane në fundin e vitit të kaluar ndoshta patën informacionet më të sakta dhe për kohën kur do të ndodhte!!
      por gjithçka mund të ndryshojë!!
      varet nga niveli i lufitmeve,varet nga niveli i agresionit,dhe qëndrimi i perëndimit!!
      ka shumë mundësi që të fillojë një furnizim shumë më i madh me armatim të rëndë për ukrainasit,deri në ndërhyrje direkte!!
      deri tashti dhe kina nuk e ka mbështetur rusinë,dhe nuk ka njohur republikat filoruse të lindjes!!
      përveç kubës dhe venezuelës askush tjetë r nuk është në krah të rusisë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje