Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Protestante Ungjillore dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës, kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët kundër nismës së institucioneve të vendit për ndryshimin e projektligjit për Kodin Civil.
Të njëjtat janë shprehur kundër legalizimit të martesave mes gjinisë së njëjtë.
Në emër të katër bashkësive fetare, në një konferencë për medie u lexua deklarata e përbashkët dhe aty u ftua që “të ruhen vlerat tradicionale të familjes”.
Kryeimami i Bashkësisë Islame, Vedat Sahiti, prezantoi deklaratën e cila i ka gjashtë pika, duke u bazuar në mësimet dhe predikimet e besimeve si dhe në kodin e vlerat e popullit, raporton Kosovapress.
Sahiti tha që bashkësitë fetare mbesin të bashkuara për sa i takon mbrojtjes dhe promovimit të përditshëm të vlerave të familjes, vlerave dhe qëndrimeve pro-jetës, të drejtën e natyrshme gjinore si paracaktim për secilin qytetar.
“Të lësh hapësirë ripërkufizimi ë çfarëdo niveli e forme për martesën, në fakt, dikush po prekë në njërin nga fundamentet e përgjithshme të shoqërisë sonë, e cila ka për trashëgimi gjatë mijëra vjetëve vlerën tradicionale, dhe e cila siguron funksionimin normal të shoqërisë pavarësisht bindjeve të ndryshme”, tha ai.
Ne deklaratë përfshihet edhe pika që thotë se “ta prekësh ripërkufizimin e martesës, dhe të pjesëmarrësve në të, pra të burrit i lindur mashkull dhe të gruas e lindur femër, cenohet drejtpërdrejt fjala e vullneti i Zotit”.
Sahiti tha që bashkësitë fetare të Kosovës mbesin të bashkuara dhe me një zë të vetëm para ligjvënësve të Kuvendit të Kosovës, para Qeverisë dhe institucioneve të tjera, që të heqin dorë prej çdo ndryshimi, prej çdo ripërkufizimi, prej çdo riinterpretimi të neneve për familjen, martesën dhe statusin e bashkëshortëve.
“Me bashkimin apo bashkëjetesën e dy personave me gjini të njëjte nuk mund të pajtohemi kurrsesi që ta quajmë as martesë e as kurorëzim, dhe jemi kundër orientimit që këta individë që lidhin bashkëjetesë të adaptojnë fëmijë”, tha Sahiti.
Siç tha ai, shoqëria kosovare ka rrënje të thella të vlerave dhe të përcaktimeve konservatore, derisa shtoi se si bashkësi fetare deklarojnë, se ndjehen të lumtur me këtë realitet, të cilin shtoi se do t’ua pasojnë brezave të ardhshëm.
Martesat e gjinisë së njëjtë në Kosovë i lejon Kushtetuta, por deri më tani ato nuk janë lejuar me Kodin Civil dhe Ligji për familjen.
Në Kushtetutën e Kosovës thuhet “se në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin”.
Projektkodi Civil thotë se “martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua”.
Por, neni i radhës thotë se “bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta janë të lejuara” dhe se kushtet dhe procedura lidhur me këtë rregullohen me ligj të veçantë.
Po ceshte kjo pune. Nuk e dini ju qe Ameriqia dhe shoqja Kim dhe shoku Biden pa martesat gay nuk ju perkrahin. Pa bythen… nuk ka progress thote edhe Europistani. Dhe tani seriozisht ju uroj per guximin dhe kurajon. Bravo ju qofte! Jo si drejtuesit e komunitetit Islam te Shqiperise dhe ata te krishterve ne Shqiperi qe nuk guxojne te mbrojne moralin e traditat nga sulmet e perversave qe po na shesin deviacionet seksuale si zhvillim.
Krim Historik …. 1 mije vjet Krishterizem Orthodhoks ne Kosov, kurse sot eshte zaptuar nga xhihadista, Protestant, ungjillor, jahovaj, … dhe 0% Orthodhoksi.
.
Kush KOSOVA …. djepi i krishterizmit Orthodhoks me mbi 200 monumente Kulture Orthodhokse, ku shum prej tyre mbrohen nga UNESCO.
Matraleshi-je komplet jasht cdo fakti historik.
Ne Kosove nuk ka patur kurre ortodokse, por ka patur dhe ka popullsi te krishtere te ritit roman, pra katolik.
Se nga i nxorre ortodokset ne Kosove, vetem ti dhe ata qe te paguajne e dini. Popullsia e Kosoves, ashtu si ajo e gjithe trojeve shqiptare qe ndodhen sot brenda apo edhe jashte kufirit shteteror shqiptar, para viteve 1800 kane qene te krishtera, ku ne veri mbizoteronte feja katolike dhe ne jug ajo ortodokse. Konvertimi ne fene myslimane filloi ne mase ne fillim te viteve 1800, per aresyet qe dihen dhe kjo mbeshtetet nga arkivat e dokumenteve osmane qe ruhen ne arkivat e Turqise.
Sa i perket kundershtimit te projektligjit ne fjale, ai eshte nje veprim i drejte i te gjitha bashkesive fetare, qe perfaqesojne te gjithe popullin e Kosoves. Cmenduria e Europes me kete punen e geyve po e con kete kontinent te lashte ne rrenim absolut, qofte ne aspektin kulturor, ate historik e bile edhe ekonomik.
Nje gje eshte e sigurte, se cdo ideologji e futur me force, eshte e destinuar te deshtoje. Historia e ka vertetuar kete gje me shume raste.
Bravo bashkesive fetare qe kane dale kunder Europianeve perverse qe veset apo anomalite e nje pakice t’a bejne edukate per te gjithe.
t. Shume dakort. Prinder mos lejoni qe grupe gej te bejne propagande ne shkolla, per te shuar trurin e femijve tuaj per te cilet ju jepni jeten.Jane te neveritshem kur festojne ne bulevard.Perse gjithe kjo eufori sepse e kane prapanicen te cpuar ??? Nuk duhet te lejohet me ligj qe te adoptojne femije . Nje femije i rritur ne nje ambjent gej dihet se cfare do te behet,,,,, Mos te lejojme qe pakica te dominoje mbi shumicen.