Luftë dhe sanksione, Kina përfshihet në konfliktin Rusi-Perëndim

23 Shkurt 2022, 21:50Bota TEMA

Kina është përfshirë në konfliktin mes Rusisë dhe Perëndimit, duke kritikuar sanksionet e vendosura nga SHBA-ja, BE-ja e Britania ndaj Moskës, pasi Vladimir Putin njohu pavarësinë e Donbaskut dhe urdhëroi vendosjen e trupave në atë rajon të Ukrainës.

Pekini i quan sanksionet e Perëndimit si një masë që kurrë nuk do të shërbente për të zgjidhur konfliktin.

Teksa u pyet nëse edhe Kina do të ndërmerrte të njëjtat hapa ndaj Rusisë si Perëndimi, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, u shpreh:

“Ne besojmë se sanksionet nuk janë asnjëherë mënyra e duhur për të zgjidhur konfliktet. Kina kundërshton gjithmonë sanksionet e njëanshme dhe të paligjshme”, tha Chunying duke theksuar se të dyja palët duhet ta kërkojnë zgjidhjen përmes dialogut.

1 komente në “Luftë dhe sanksione, Kina përfshihet në konfliktin Rusi-Perëndim”

  1. Ari says:

    Patjeter! Vetem arroganca anglo- saksone njeh kete rruge- rrugen e me te fortit. Konflikti Rusi-Ukraine eshte pasoje e kesaj politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje