Ushtria e Ukrainës ka deklaruar se ka nisur një sulm artilerie ndaj parashutistëve rusë të cilët kanë zbritur në aeroportin Antonov afër Kievit në përpjekje për të marrë kontrollin e tij. Ky lajm është raportuar nga një korrespondente e “BBC-së”.
Sipas saj luftimet atje mendohet se janë më të afërtat që forcat ruse kanë arritur të afrohen në Kiev, kryeqytetin ukrainas në ditën e parë të tentativës së tyre për pushtim.
Sulmet dhe shpërthimet me raketa ruse janë raportuar pranë qyteteve të mëdha dhe që synojnë infrastrukturën ushtarake. Rusia thotë se ka shkatërruar më shumë se 70 objektiva ushtarakë. Ushtria e Ukrainës pretendon se ka rrëzuar të paktën gjashtë avionë rusë, por kjo nuk është e konfirmuar.
Luftimet e ashpra raportohen në lindje, ku forcat ruse thuhet se kanë sulmuar një spital në rajonin e Donetsk-ut.
Bravo gazeta TEMA qe ke mbyllur te gjitha komentet.
Sipas parashikimeve ne 12 te nates Rusia mer presidencen qellimi nuk eshte mbajtja e pushtuar e ukraines por rrezimi présidentit dhe vendosja e nje presidenti pro Ruse heqja nga constitution antarsimin e Ukraines ne otan nato dhe krijimi i nje Finlandais marveshje neutrale rreth kufijve Ruse .
Minjte e rusise ne mediat shqiptare shkuan edhe me larg se mediat e putinit kur deklaruan pushtimin e Ukraines.Shqiperia duhet ti ktheje pergjigje positive kerkeses se Presidentit Zelenski per anetaresimin e Ukraines ne NATO, te cilen ata e fituan me gjak