Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, në një konferencë për mediat ka falënderuar vendin tonë për mbështetjen dhe ka deklaruar se bombardimet ruse janë kryer mbi objekte ushtarake dhe në qytete paqësore.
“Aktualisht mbështetjen zyrtare ndaj Ukrainës e kanë shprehur Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Ministrja e Jashtme, populli shqiptar në përgjithësi shpreh mbështetjen ndaj Ukrainës.
Për këtë ju falënderoj. Ne nuk do ta dorëzojmë pavarësinë dhe sovranitetin tonë. Do ta mbrojmë Atdheun tonë me të gjithë mënyrat”, tha Shkurov në fjalën e tij.
Ai bëri me dije se kanë bërë thirrje për sanksione më të rrepta. Ndërsa shtoi se kanë dërguar kërkesë për armatime dhe ndihmë financiare.
Nga Shqipëria, ai deklaroi se ka kërkuar benzinë dhe lëndë të tjera djegëse.
“Ky është akt lufte, sulm ndaj integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës. Sulm ndaj hartës së OKB-së. Në Ukrainë është shpallur gjendje ushtarake në të gjithë territorin dhe janë mbyllur hapësirat ajrore”, vijoi Ambasadori ukrainas në fjalën e tij.
Sakaq, ai shtoi se deri më tani nuk dihet numri i saktë, por janë me dhjetëra viktima civilë.
Politkane te papergjegjshem
qe nuk duan me dit per jetet e popujve Kafshe