Gjenerali britanik: Ja pse NATO s'mund të ndërhyjë në Ukrainë, por nëse Rusia hedh një hap në territorin e NATO-s, të gjithë jemi në luftë’

24 Shkurt 2022, 12:05Politika TEMA

Një nga ish-drejtuesit më të lartë të komandës së NATO-s ka bërë një paralajmërim të fortë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Gjenerali britanik, Sir Richard Shirreff, tha se nëse Rusia hedh një hap në territorin e NATO-s, të gjithë vendet janë në luftë.

“Ekziston mundësia që edhe ne si vend të jemi së shpejti në luftë me Rusinë. Ne duhet ta kuptojmë se siguria jonë nuk nis me shkëbinjtë e bardhë të Doverit- ajo nis në pyjet e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë,” tha gjenerali.

Sipas tij, Perëndimi duhet të ndryshojë mendësi kur bie fjala te Putini. Gjenerali tha se beson se Putini ka për qëllim që të rikthejë Bashkimin Sovjetik.

“Nëse Rusia fut një çizme në territorin e NATO-s, ne të gjithë jemi në luftë me të. Neni 5 i Aleancës thotë se një sulm kundër njërit është një sulm kundër të gjithëve. Ne duhet të ndryshojmë mendësi thellësisht, prandaj them që mbrojtja jonë nis në kufijtë e NATO-s.

Është e mundur që ai të sulmojë vendet e NATO-s dhe të nisë një luftë me 30 vende”, tha ai.

Por ai tha se NATO nuk mund të ndërhyjë në Ukrainë, pasi kjo do sillte një Luftë të Tretë Botërore.

10 komente në “Gjenerali britanik: Ja pse NATO s’mund të ndërhyjë në Ukrainë, por nëse Rusia hedh një hap në territorin e NATO-s, të gjithë jemi në luftë’”

  1. mao says:

    PSE RUSI PASKA TE DREJTE TE SULMOJE NJE SHTET TE PAVARUR E BOTA DUHET TE BEJ SEHIR SE SI E SHQYEN ARIU RUS
    PORDHE ME RIGON
    LOJE E NDYRE E DY XHANDAREVE TE BOTES
    POPUJ ,JINI VIGJILENT
    MBESHJTETUNI NE FORCAT TUAJA

    1. E drejta says:

      Rusia Nuk ka te drejte te nderhyje por po ndjek hapat e amerikes qe ne emer te te drejtave te njeriut ska lene vend pa nderhyre qe nga Vietnami iraku siria libia etj
      Prandaj larg propagandes dhe cdo popull duhet te mendoj per mbrojtjen e vet
      Te tjerat jane muhabete kafesh

    2. Taras Bulba says:

      Mire e ke ti shoku , vec me fundin e komentit sikur na e prish pak , ku ti gjeje forcat ose fuqite mbrojtese lepuri per te perballuar luanin , kete sqarona pak ….
      Per gjithe te tjerat ke 1000% te drejte, dhe perendimi ja rasi Ukrahines , pasi e carmatosi , i hoqi te drejten e perpunimit te uranit , dhe si rjedhoje te nje llogjike te thjeshte i hoqi te drejten te ishte fuqi atomike , te kish Ukrahina potencialin e dikurshem ushtarak , sot historia do shkruhej ndryshe …..

  2. sepse kta nuk kane asnji interese per Ukrainen prandaj e nxiten Rusin te sulmoje
    te tjera jane interesat e Botes ne Ukraine .
    per kraun e lire te punes ne BE etj etj
    Me Rusin kza bashkpunojne ne prapaskene .Mjere populli ukrainas thuaj
    po lta jane pjellat e satanit

  3. Xhaviti says:

    Sipas gjeoplitikanit me Te sakte sot Peter Zeihan ky eshte fillimi. Russia pasi Te marri Ukrainen dhe ta stabilizoje situaten aty per 5-6 vjet do marri Letonine, Estonine dhe pjese te Polonise Rumanise dhe Moldavine. Aty do ndalet sepse ska interes. NATO qe drejtohet nga woke generals te edukuar me LGBTQ dhe transgender agenda nuk ka kellqe te ngatarrohet. Sanksionet do demtojne 80% Europen qe shkaterroi energjine per green movement dhe do ti japin me kontroll Amerikes dhe kompanive nga Katari Te she’sin energji e gas me cmim Te larte. Shqiptaret dhe Kosvaret duhet imediatisht Te shkruajne traktat mbrojtje bilateral me Turqine.

    1. epo kjo pune says:

      po mire si Donetsk si republike e sajuar ftoi rusin, te ftonte dhe ukraina nje batalion paqeruajtesish te NATOs e Amerikes

      1. Refugjati says:

        Si i doje kontigjenetet e Natos ti Transgender, gay, lesbige apo biseksuale? Perendimi ka mbaru. Te gjith Perandorite kur mbarojne kalojne ne perversiteteve seksuale. Ne Romen e lashte kur degjeneruan u kthyen ne perversa dhe perandoria ra. Po keshtu ne Greqine e lashte kur fillip renia shoqeria degjeneroi me bq. Lexo Universe 25 experiment with mice” te kuptojne ku eshte perendimi.

  4. 17nentori says:

    Epo kshu thoshin kete edhe ne Jugosllavi edhe ne Kosove. Jo smundemi se eshte sovranitet tjeter, jo kosovaret ne fillim ishin dhe pak terroriste … jo keshtu e jo ashtu derisa te behet pak gjullurdi. Pas gjullurdise vijne perendimoret, ne fillim demek si paqeruajtes, e me pas shtruar, shtruar …: sjellin avionet dhe e bejne pershesh.
    Po te kete shume gjullurdi, me te vrare, raprezalje apo pak gjenocid, nga keto kane qef perendimoret dhe i ke pastaj te gjithe ne Ukraine. Do e ndajne Ukrainen si sheleg, si gjermania perendimore me te lindjes, nga ana kendej e lumit do veje NATO e andej pertej lumit, Traktati i qime-verdheve.

  5. Virusi says:

    Gjenerali ka te drejte. NATO eshte strukture qe mbron anetaret e saj, jo gjithe boten.

    1. Hodo Zalli says:

      Po, Virus, por ata të Perëndimit i shitnin popullit të Ukrainës ëndërra optimiste, me një shtet sabotazhi klasik,e tash Rusia nënkuptohet se paskësh të drejtë pa të drejtë të vejë në hale, e ta bëj botën HALE, ndërsa NATO rrezikuaka të kërcënuarën të rrezikuar paqë në botë. Kësaj i thonë – mish për top.
      Ndryshe si ajo popullorja: LARG katundit tim; larg mëhallës sime; larg shtëpisë sime; larg bythës sime, se nuk kam ku vej më.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje