Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, Basha: Qëndrojmë të vendosur me aleatët dhe partnerët tanë

24 Shkurt 2022, 10:34Politika TEMA

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dënuar sulmet ushtarake që Rusia ka nisur mbi territoret e Ukrainës.

Basha shkruan se sulmi është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, ndërsa i bën thirrje të fortë OKB, NATO dhe BE që të mbështesin Ukrainën.

“Ne PD dënojmë ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Ne qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës ndërsa ata përballen me kërcënime për jetën e tyre nga agresioni i paprovokuar rus.

Ne bëjmë thirrje dhe mbështesim një reagim të shpejtë, të bashkuar dhe të fortë nga OKB, NATO dhe BE kundër këtij akti lufte kundër lirisë dhe sovranitetit të Ukrainës dhe kundër paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë”, shkruan Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje