Zelensky telefonon Biden për ndihmë, Amerika merr hapa

24 Shkurt 2022, 09:09Politika TEMA

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka telefonuar menjëherë homologun e tij amerikan, Joe Biden, për të kërkuar ndihmë konkrete rreth situatës së fundit të krijuar në Ukrainë pas bombardimeve në qytetet kryesore të vendit, ku ka marrë edhe mbështetje nga Shtëpia e Bardhë.

Lajmin e ka dhenë vetë Biden, i cili nëpërmjet një postimi në Twitter, ka shpjeguar se Zelensky e ka telefonuar.

“E dënoj këtë sulm të paprovokuar dhe pajustifikuar nga ana e forcave ushtarake ruse”, shkruan Biden. “Informova presidentin Zelensky mbi hapat që po ndërmarrim për të dënuar sulmin ndërkombëtarisht, përfshi edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Vetë Zelensky, ia ka kërkuar këtë gjë Bidenit. Pra, që ai të nisë një sërë telefonatash me homologët e tij, me qëllim mbështetjen e Qeverisë ukrainase dhe popullit.

Një takim i liderëve të G7-ës pritet të ndodhë me kërkesë të Biden, ku masa të tjera do të merren ndaj Moskës. Në to, përfshihen sanksione, të cilat përshkruhen si “shumë të rënda” nga Biden.

Ndërsa, mbështetjen për Ukrainën, nuk do ta ndalin sipas presidentit.

2 komente në “Zelensky telefonon Biden për ndihmë, Amerika merr hapa”

  1. Genti says:

    Të ndihmosh udhëheqjen ekstremiste dhe neofashiste te Kievit që e çoi vendin në këtë situatë eshtë jo vetëm gabim por edhe shtyrje drejt vetvrasjes. Populli i ukrainës nuk duhet bërë kurban i oligarkëve të Kievit që do ikin nga syrë këmbët. Qeveritarët e korruptuar të Kievi nuk duhet ti kërkojë ndihmë SHBA-ve dhe OKB-së por të largohen një orë e më parë në mënyrë që të mos ketë pasoja për qytetarët e pafajshëm.

  2. Alban Eftimiu says:

    Hahahahaha te kish telefonuar me mire talebanet. Bideja smban dot shurren. Ja ben Blinkenit ne xhepat e xhaketes. Hahahaha kujt gjeti ti kerkoje ndihme. Me mire e mbyllje me Ramen o kaush. E shpallte Putinin nongrata dhe mbyllej çeshtja. Merri vulën dhe bravën e selise dhe voîla. Çfarë ndihme pret o ukraush nga komunistet amerikane te sorrosit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje