Putin paralajmëron Perëndimin: Nëse ndërhyni në Ukrainë, do përballeni me pasoja që s’i keni hasur kurrë në histori

24 Shkurt 2022, 09:31Politika TEMA

Teksa i është drejtuar publikut, për autorizimin e një ‘operacioni special në rajonin separatist të Donbassit’, presidenti rus Putin ka paralajmuar vendet perëndimore që të mos ndërhyjnë pasi në të kundërt do përballen me pasojat më të mëdha që kanë hasur ndonjëherë.

“Për këdo që do të konsideronte të ndërhynte nga jashtë, nëse e bëni, do të përballeni me pasoja që nuk i keni hasur më parë në histori” tha shefi i Kremlinit.

Narrativa e Putinit bazohet kryesisht në tezën se regjimi ukrainas është i ideologjisë naziste dhe po kryen gjenocid kundër rusëve etnikë në Ukrainë.

Duke iu referuar paraqitjes së tij të mëparshme televizive në të cilën ai njohu pavarësinë e të ashtuquajturave republika të Donets dhe Lugansk, Putin tha:

“Siç thashë në fjalimin tim të mëparshëm, nuk mund të bëjmë sikur nuk e shohim atë çfarë po ndodh atje. Ishte e pamundur të durohej e gjithë kjo. Ishte e nevojshme të ndalohej menjëherë ky makth – gjenocidi kundër miliona njerëzve që jetojnë atje, të cilët mbështeten vetëm tek Rusia, shpresojnë vetëm tek ne. Ishin këto aspirata, ndjenja, dhimbje të njerëzve që u bënë për ne motivi kryesor që na shtyu të njohim republikat popullore të Donbasit.

Ajo që unë mendoj se është e rëndësishme të theksohet më tej. Për të arritur qëllimet e tyre, vendet kryesore të NATO-s mbështesin në çdo gjë nacionalistët ekstremë dhe neo-nazistët në Ukrainë, të cilët, nga ana tjetër, nuk do t’ua falin kurrë banorëve të Krimesë dhe Sevastopolit për zgjedhjen e tyre të lirë – ribashkimin me Rusinë”, tha ai.

Putin shton se liderët ukrainas, të cilët ai i quan “bashkëpunëtorë të Hitlerit” kanë plane për të rimarrë me forcë Krimenë dhe Donbasin dhe në një moment mund të përdorin armë bërthamore.

“Ata, natyrisht, do të ngjiten në Krime dhe ashtu si në Donbas, me luftë, për të vrarë, siç vranë njerëz të pambrojtur bashkëpunëtorët e Hitlerit gjatë Luftës së Madhe Patriotike. Ata deklarojnë hapur se pretendojnë një sërë territoresh të tjera ruse.

E gjithë rrjedha e ngjarjeve dhe analiza e informacionit të ardhur tregon se përplasja e Rusisë me këto forca është e pashmangshme. Është vetëm çështje kohe: po bëhen gati, po presin kohën e duhur. Tani ata gjithashtu pretendojnë se posedojnë armë bërthamore. Ne nuk do të lejojmë që kjo të bëhet”, tha Putin.

Putin shpjegon pse vendosi të urdhërojë “një operacion special ushtarak”.

“Qëllimi i tij është të mbrojë njerëzit që i janë nënshtruar bullizmit dhe gjenocidit nga regjimi i Kievit për tetë vjet. Dhe për këtë ne do të përpiqemi për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës, si dhe vënien para drejtësisë të atyre që kryen krime të përgjakshme kundër civilëve, përfshirë qytetarët e Federatës Ruse”, tha ai.

Ai e bëri deklaratën në orët e para të së enjtes teksa trupat ushtarake ruse ishin futur në rajonin separatist të Donbassit në atë që Moska e quajti si ‘ndërhyrje vendimtare për mbrojtjen e popullatës nga gjenocidi i Kievit’.

Në Ukrainë janë dëgjuar shpërthime të fuqishme në disa rajone ndërsa ministri i Jashtëm deklaroi se bëhej fjalë për një sulm në shkallë të plotë nga ana e Rusisë duke u bërë thirrje vendeve perëndimore që të reagojnë tani ndaj Putinit.

17 komente në “Putin paralajmëron Perëndimin: Nëse ndërhyni në Ukrainë, do përballeni me pasoja që s’i keni hasur kurrë në histori”

  1. Genti says:

    Putini thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Do ishte marrëzi ti kundërvihesh tani pasi konseguencat do ishin të tmerrshme. Ukraina u bë kurban i një grushti oligarkësh të korruptuat dhe nacionalustëve neofashistë që e trajtonin Rusinë si armikun e tyre. Të njëjtën bënë edhe gyshërit e tyre që ju bashkuan nazistëve dhe që u mundën me turp nga Armata e Kuqe nga Kievi deri në Berlin. Putini foli pardje dhe tha se ju kushte çuar SHBA-ve kërkesat për paqe dhe siguri dhe nuk kishte marë përgjigje. Në vend të një tryeze dialogu për shqetësimet e Rusisë për sigurinë e saj nga afrimi i NATO-s te pragu ju ofruan sanksione drakoniane. Tani është vonë për Ukrainën por nuk është kurrë nevojë për paqen. Para se të pastrojmë vendstrehimet dhe bunkerët e Enver Hoxhës nga fejkalet që të mbrojmë kokën është imediate dë tu kërkojmë aleatëve uljen në tryezën e paqes me Rusinë e jo ti mbështesim drejt një narrëzie katastrofike.

  2. John says:

    Nje Stalin i dyte dhe me i inkriminuar me miliardat e trilionet e vjedhur popullit te tij.

  3. ?????? says:

    Ta ha pa dale ky sllavi poshter..si mi ferrash do a shkaterrojne

    1. tani shqipja says:

      Tani e ka fjalen per nderhyrje ushtarake komandanti i pergjithshem i forcave shqiptaret,zoti mret ilit halja

  4. Jorgo says:

    ne hale te gomereve do perfundoosh O Lade…. ishe mire a derezi, pse e kruan kot me gjethe fiku…. sherbetoret do te te hane supe ta dish….

  5. Terruantopet???si ne Afganistan,i kam parë vet ushtaret e tij ,kur ktheheshin nga fronti???,pa kembe,pa duar.....???...po mjere populli thuaj... says:

    Cari Putin???????

  6. Edlira says:

    Do “korresh” ate qe po “mbjell”…urrejtjen e mbare Botes demokratike! ?

    1. Dafina Paqes says:

      Edlira ,

      pse ka Boŕe Demokratike sot ?
      Ku ?
      Per cilin ,per ne shqiptaret ka Demokraci te Krimineleve
      kte na dhuroj Bota Demokratike .
      Sot ka nji Bote Fashiste Fake Demokratike po .
      Kudo na censurojne dhe bejne presion kunder fjales se lire dhe viktimat trajtohet si Kriminele
      dhe e kunderta .
      Jeton ti ne shqiperi apo ne Mars ?
      salih krimimeli ka vrare me shume 3000 shqiptare bashke me ilir meten dhe gezojne pasuri
      prrallore ,
      ne nji kohe kur gjithe Te Huajt i shikojne dhe dijne mire se kan vjedhur Shtetin Shqiptare dhe kan vrare shqiptare .
      Perse cilen Bote Demokratike flet !
      Eshte Bota e Djallit kjo jo Demokratike qe kokat hongshin siahlla

  7. Rrumpalla says:

    O Genti kaq i zgjuar të jesh vallë?! Po Ukrahina, a është vend i pavaruar, apo është pjesë e Rusisë?

  8. Edlira says:

    Bota Demokratike= njerez/popuj qe ne shpirt kane /aspirojne per Miresine/te Drejten dhe jo dhunen,pabesine dhe poshtersine!!!

    Shtetet perbehen nga njerez,njerezit kane aspirata!

    Kush adhuron dhe lufton per te Miren,te Drejten,te Moralshmen mbi Dhe,kush i do te Miren tjetrin dhe nuk punon “per ti bere gropen” eshte pjese e kesaj Bote Demokratike.

    Njerezimi eshte perballur gjithmone me faza te errta dhe Diktatore ne historine e vet…nuk hidhet poshte morali/dinjiteti vetem sepse realiteti aktual ne Shqiperi/Bote eshte i hidhur!

    Njeriu lufton per humanizmin/idealet (ne dallim nga kafshet).Ne jemi shqiptare,pa liri dhe dinjitet nuk mund te ekzistojme,prandaj duhet ti kuptojme dhe ti mbeshtesim ukrainasit me aq sa kemi ne dore,qofte edhe duke i dhene zemer edhe kur ba lexojne dot…

    Mund te ishim dhe ne ne vendin e tyre tani,po te kishim patur lidhje politike apo baza ne Pashaliman,etc…?

    Mos u dorezo Ukraine! ?

    Nese ti ja ke shitur shpirtin djallit

    1. Mondi says:

      Bukur Edlira.Inshalla e kuptoi qyqari se duket nga ata qe I fut te tere ne nje thes.

  9. Teli says:

    Siç duket “jorgo ” e paska lexuar disa here shkrimin e NGJELES! !!!!!!.
    Ushqehu jorgo Ushqehu me marrezite e avokotit

  10. Vlad " i miri"! says:

    Eksperienca e ka treguat se ai popull qe ben lufte te padrejte, do te ketenje fund te mjere. Me kete qe beri, Rusia do te dale rruar e qethur dhe pa breke e pa buke.

  11. american16al says:

    Dy extremet perdorin kete gjuhe: psikopati dhe budallaji por nuk e di se ka doktorr qe te rregullon menderisht, kjo gjuhe sherben per te mbushur breket e leaderave frikacake se arme disponojne te gjithe………Me sa duket Putin ja u ka testuar pulsin dhe ndoshta disa i aleate ne kete fushate…!!!

  12. Qytetari i Thjeshte says:

    Nuk ke faj ti o i mjere, fajin e ka Lenini qe mbolli faren e helmit komunist me shume se 100 vite me pare dhe Bota e qyteteruar qe te jep dollare.
    Do Zoti dhe USA e BE i vijne mend ne koke e te mbyllin rubinetin e dollareve te shohim sa do i kercenosh me pasoja pastaj.
    Yyyyyt fare e keqe. Po merr ne qafe gjithe Boten.

  13. BUJARI JU DEGJON says:

    Te ketille kercenim e kemi degjuar vetem dhe nga Sali Non grata:
    “Po guxuan – do te marrin pergjigjen me ekzemplare !”…
    Eh,mor Sali puti!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje