Ambasada ruse Uashington
Siç bëjnë të ditur agjencitë perëndimore të lajmeve, sulmet e forcave ruse në Ukrainë kanë shkaktuar deri më tani 57 të vdekur dhe 169 të plagosur. Këtë e ka bërë të ditur ministri ukrainas i Shëndetësisë, Viktor Lyashko, i cituar nga CNN. Duke folur drejtpërdrejt në kanalin televiziv ukrainas 1 + 1, Lyashko tha se dy spitale në republikën e shkëputur të Donetsk u goditën gjithashtu.
Ndërkaq Britania e Madhe, shtëpia e shumë oligarkëve rusë, ka njoftuar gjithashtu kufizime në përgjigje të sulmit ndaj Ukrainës. Midis kësaj, një masë do të parandalojë rusët e pasur që të mbajnë më shumë se 50,000 paund (rreth 60,000 euro) në llogaritë e tyre bankare. TemA