Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka kërkuar prokurorisë verifikim për kandidatin e Sali Berishës në Lushnje, Elton Bano.
Ishte Partia Demokratike, e cila depozitoi pak ditë më parë në KQZ kërkesën për verifikim. Sipas selisë blu, Bano ka fshehur dënimin për vjedhje në Angli.
Sipas selisë blu, kandidati Bano ka fshehur dënimin që daton në periudhën 1999-2000 dhe kërkon që ai të përjashtohet nga kandidimi. Sakaq, vetë Bano i ka mohuar këto akuza.