Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon marrjen e qytetit Melitopol në Ukrainë: Banorët i mirëpritën trupat ruse

26 Shkurt 2022, 09:24Bota TEMA

Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Melitopol në rajonin jugor të Ukrainës në Zaporizhzhya, thonë agjencitë ruse të lajmeve Interfax dhe Sputnik, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes të vendit.

“Në mbrëmjen e 26 shkurtit, pas një zbarkimi amfib pranë lokalitetit të populluar të Azovskoye në Ukrainë, njësitë ruse ishin në marshim dhe hynë në Melitopol, pa hasur asnjë rezistencë.

Banorët e Melitopolit mirëpritën trupat ruse që lëviznin nëpër qytet. Disa qytetarë të moshuar dolën në rrugë, duke valëvitur flamuj të kuq”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Melitopol është një qytet me madhësi mesatare pranë portit kryesor ukrainas të Mariupolit.

1 komente në “Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon marrjen e qytetit Melitopol në Ukrainë: Banorët i mirëpritën trupat ruse”

  1. ZHEJI koke pa lari says:

    Jane 7,5 million ruse 17,2 % e popullsise e
    ne kohe lufte information dhe désinformation jane pjese e strategjise .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje