Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë paraqet një ‘pikë kthese’ në qasje që Gjermania ka pasur deri tani në politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes.
Deri më tani, politika e jashtme e Berlinit bazohej kryesisht në promovimin e paqes nëpërmjet mjeteve diplomatike dhe një hezitim për të investuar në aftësitë e tij ushtarake. Kjo bëri që të ngrinin vetullat aleatët dhe partnerët e Gjermanisë, veçanërisht në momente krizash.
“Duke pasur parasysh pikën e kthesës që përfaqëson agresioni i Putinit, qasja jonë është: Ajo që nevojitet për të siguruar paqen në Evropë do të bëhet”, tha të dielën kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.
Ditët e kaluara përfaqësojnë një “ndryshim serioz paradigme” në qasjen e Gjermanisë ndaj punëve të jashtme, tha për EURACTIV Stefan Meister, kreu i programit për rendin ndërkombëtar dhe demokracinë në Këshillin Gjerman të Marrëdhënieve me Jashtë.
“Është një luftë që na kërkon të rishikojmë themelet e veprimeve tona të politikës së jashtme,” tha ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë fjalimit parlamentar të dielën.
Përpara se lufta në Ukrainë të përshkallëzohej, Gjermania i kishte përqendruar energjitë te zgjidhja diplomatike e situatës dhe refuzonte të çonte armë mbrojtëse në Ukrainë për shkak të “politikës së saj të paqes” dhe qëndrimit kufizues ndaj armëve dhe madje bllokoi dërgesat e armëve nga aleati i saj, Estonia, në Ukrainë.
Në ditët e para pas pushtimit rus, Gjermania vazhdoi t’i përmbahej kësaj qasjeje. Megjithatë, të shtunën mbrëma, qeveria gjermane ndryshoi tërësisht kurs dhe njoftoi se do të dërgonte 1000 armë antitanke dhe 500 raketa.
“Në këtë orë historike, përballë sulmit brutal ndaj Ukrainës, ne do të zgjedhim mbështetje që, përveç angazhimit tonë të madh ekonomik dhe humanitar, tani do të jetë edhe në materiale ushtarake dhe armë”, theksoi Baerbock.
Gjermania ka udhëhequr prej kohësh një linjë më pajtuese ndaj Rusisë, një qasje që daton që nga ish-kancelari Ëilly Brand, i cili hapi rrugën për epokën e afrimit mes Perëndimit me Bashkimin Sovjetik në vitet ’70, e cila çoi në Aktin Final të Helsinkit, të cilin tani vetë Rusia e ka shkelur duke sulmuar Ukrainën.
Merkel, e cila udhëhoqi Gjermaninë për 16 vjet, e vijoi këtë traditë.
Berlini i ka rezistuar prej kohësh presionit nga Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në kohën e ish-presidentit amerikan Donald Trump, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 2% të prodhimit të tij ekonomik në dritën e historisë së tij.
Ukraina, megjithatë, ndryshoi gjithçka.
Gjermania është zotuar të investojë përgjithmonë më shumë se 2% të prodhimit të saj të brendshëm bruto në mbrojtje dhe po planifikon të krijojë një fond të posaçëm mbrojtjeje prej 100 miliardë eurosh për të financuar rinovimin e ushtrisë.
Kthesa leshit
Shtet hipokrite, pasi e pa qe ishte i vetmi shtet perendimor pro Rusise “kthen” drejtim, disgusting, gjermanet treguan fytyren e vertete qe tani jane nje shtet si te gjithe kurvat e tjera. Bravo USA, British, France dhe te tjere me qendrime te qarta qe ne fillim te agresionit, jo Gjermanet qe ndaluan edhe shtetet e tjera te ndihmonin Ukrainen.
E sotmja dhe historia tregojne pa ekuivoke se nga te gjitha vendet europiane Gjermania eshte vendi me i i fuqishem ne boten perendimore, pas SHBA. Ekonomia mbi gjithshka, ajo e ben luften
Ka ardhur koha qe Gjermania te behet fuqi berthamore.
Qe nga lufta kunder Gjeorgjise deri tek aneksimi i Krimese, qe nga irredentezmi ne Donjetsk dhe Luhansk ne Lindje deri tek invazioni aktual rus ndaj Ukraines, Putini ka luajtur me asin nen menge ndaj Nato-s: matuni kur beni llogarite me mua, jam fuqia e dyte, ne mos e pare, bertamore e botes.
Zgjerimi rus ne Perendim mund te ndalet vetem nga nje fuqi kufitare berthamore ne kufinjte e Rusise.
Dhe e vetmja fuqi atje, ne kufinjte e Rusise qe brenda nje kohe rekord mund te shndrrohet ne nje superfuqi berthamore eshte Gjermania.
Mbani shenim, Nato kurre nuk do te filloje nje lufte berthamore me Rusine per shkak te invazionit te saj ne Perendim, sa kohe qe asnje antar berthamor i Nato-s nuk do te jete i kercenuar ne kufinjte e vet nga Rusia.
Amerika duhet te hape driten jeshile per kete proces dhe te ushtroje presion mbi Francen dhe Britanine qe ta pranojne dhe te bashkejetojne me kete domosdoshmeri historike.
Rusia berthamore mund te limitohet ne oreksin e saj drejt hapsirave ne kufunjte e vet perendimore vetem nga nje Gjermani berthamore.
Ky eshte mesimi dhe morali i gjithe luftrave te Putimit ne dekaden e fundit.
Vetem keshtu Putini dhe konglomerati revanshist ushtarak rus qe qendron pas tij do te kuptojne ne terma reale dhe gjeostartegjike se duke mbjelle fortunen, ne fakt do te korrin stuhine.
Cdo retorike tjeter, perfshire retoriken e falimentuar tashme ne menyre proverbiale te sanksioneve ekonomike dhe bankare te Perendimit ndaj Rusise, eshte nje bllof qe as nuk e gervish fare Putinin dhe Rusine, te cilet kane ne dore karten e furnizimit te Evropes me gaz, me nafte, me grure dhe me lende te para.
Ne fakt, po ta shohesh realisht, jane parate e Evropes te derdhura ne arken e Rusise dy dekadat e fundit, qe e ringjallen dhe e modernizuan makinen ushtarake agresive te Rusise, bashke me endren e saj per tu rikthyer ne superfuqine sllave BRRS te para 1990-es, superfuqi qe u shkermoq dhe qe u shkri si kripa ne uje kur ju shteren financat nga gara e armatimeve me Nato-n.
Dhe tani, vete Perendimoret, me sakte, vete Aleatet e Medhenj te Luftes se Dyte Boterore kunder Gjermanise naziste, duhet te ulen perseri ne tavoline me Gjermanine, te rishikojne traktatin e paqes me te, traktat qe e limitonte fuqine ushtarake te saj, perfshire ndalimin e saj per te qene nje fuqi berthamore dhe ta heqin te gjitha kufizimet e ketij traktati per Gjermanine, do apo nuk do Rusia, i pelqen apo nuk i pelqen Putinit.