E pazakontë: Agjencitë funerale në Kosovë paralajmërojnë... protestë

1 Mars 2022, 16:25Rajoni TEMA

Kompanitë private për shërbime funerale kanë njoftuar se të enjten e 3 marsit do të mbajnë protestë te hyrja e objektit të Komunës së vjetër në Prishtinë.

Nga kjo protestë ata kërkojnë që të shfuqizohet marrëveshja e arritur mes Komunës së Prishtinës dhe Bashkësisë Islame të Kosovës për kryerjen e shërbimeve funerale.

Sipas këtyre kompanive duhet të shfuqizohet vendimi dhe ndërprerja e pranimit te dëftesave nga BIK-u për subvencionim për familjet që kanë rast vdekjeje.

Gjithashtu do të jenë edhe kundër dhënies në shfrytëzim të objektit te varrezat e Qytetit të Prishtinës për kryerjen e shërbimeve funerale për Bashkësinë Islame të Prishtinës dhe do kërkojnë nga organet e rendit që të bëhen hetime, pasi siç theksojnë, në hapësirat e Bashkësisë Islame shfrytëzohet vendi për qëndrim të trupave të pa jetë (morg privat) që sipas tyre, është në kundërshtim me ligjin.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje