FAKSIMILE/ Duka mbush Federatën me të dënuar, Kadiu: Trajneri i Shqipërisë U-15 është dënuar me burg për manipulim të zgjedhjeve në FSHF

1 Mars 2022, 12:34Sport TEMA

Presidenti i klubit “Ali Demi”, Ergys Kadiu, ka zbuluar në studion e “Sport News Plus” në “News 24”, me moderatoren Daljana Sejdia, se manipulimet e zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë prodhuar edhe një dënim me burg nga Gjykata e Tiranës.

Ai ka sjellë dokumentin e gjykatës që tregonte se trajneri aktual i Kombëtares shqiptare Shoqatës së Minifutbollit, në U-15, Armand Dama, është dënuar me burg për falsifikim dokumentacioni dhe votimin pa të drejtë vote në zgjedhjet e katër viteve më parë.

“Kam një vendim gjykate që Armand Dama i Shoqatës së Minifutbollit në bashkëpunim është dënuar me një vit burg për këtë çështje, për falsifikimin dhe votën e hedhur para katër vitesh për zgjedhjet në FSHF. Janë për vitet 2014 dhe 2018.

Në bashkëpunim kanë falsifikuar dhe i kanë hequr të drejtën një presidenti legjitim.

Është dënuar me 1 vit burg, tani po bëhet publike. Vendimi është marrë në maj të vitit 2021, se Shoqata e Minifutbollit Shqiptar është anëtare me të drejta të plota që në vitin 2021.

Pas vdekjes së të ndjerit Alfred Zijai, shoqata organizoi zgjedhjet e saj dhe president u zgjodh një person tjetër nga shoqata, një njeri që ka investuar para për minifutbollin.

Ndërkohë, FSHF-ja nuk e njohu këtë president shoqate dhe shpiku një tjetër person sikur ishte president minifutbollit që kishte të drejtë vote.

Ky është Armand Dama dhe mban poste në FSHF, është trajneri i ekipit kombëtar të moshës U-15”, tha Kadiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje