OKB voton me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia

2 Mars 2022, 18:19Bota TEMA

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin e Ukrainës “në formën më të ashpër të mundshme.”

Sipas raportimeve, 141 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme votuan pro rezolutës dhe pesë kundër. Po ashtu, 35 të tjerë abstenuan.

Në një fjalim të dhënë disa minuta më herë, ambasadori i Ukrainës në OKB u shpreh se votimi i kësaj rezolute do të ishte një “moment përcaktues për brezin tonë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje