Të shkosh drejt vdekjes për... 550 dollarë në muaj

2 Mars 2022, 19:53Politika TEMA

Një major i ushtrisë ruse i zënë rob ka zbuluar të dhëna të reja në lidhje me luftën në Ukrainë.

Ushtaraku tha se ka shërbyer në ushtrinë ruse disa vite më parë.

Së fundmi, ai kishte nënshkruar një kontratë të re për të fituar disa para.

Për luftën kundër Ukrainës, Rusia paguan 60 mijë rubla, që është 550 dollarë me kursin aktual të këmbimit.

Fillimisht, ushtaraku rus siguroi se as ai nuk e dinte se ku dhe pse po dërgoheshin.

I burgosuri rus, Grechko Yury Vladimirovich, i tha Shërbimit të Sigurisë ukrainase se si përfundoi në shtetin lindor.

Ai foli për këtë në një video të publikuar nga SBU-ja.

Ushtaraku pranoi se ata u ngritën në orën 05:00 të 24 shkurtit.

Më pas kolona kaloi kufirin nga Bjellorusia.

Vladimirovich tha se kishte frikë se mund të mos kthehej te familja e tij.

Sipas tij, ai nuk kishte kohë të vriste askënd, pasi u sulmua thuajse menjëherë dhe u burgos.

2 komente në “Të shkosh drejt vdekjes për… 550 dollarë në muaj”

  1. Superfuqi morrash says:

    Superfuqi bythe. Ne shqiperi Majori paguhet me shume.

  2. Dhi e zgjebosur e bishtin perpjete says:

    Si ka mundesi ? Genjen….kjo me ben te kuptoj se sa pordhe kane shqipot qe duan rroga te larta pa prodhuar asgje….e vetmja gje qe duhet te ngrihet ne Shqiperi jane pensionet per nje jete me nje dinjitet minimumi per ke ka punuar nje jete te tere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje