A ka rezerva të mjaftueshme mielli, me qëllim shmangien e rritjes së çmimit të bukës? Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në tregtinë me Rusinë, drithërat janë produkti kryesor që importojmë me 4.98% të totalit të shkëmbimeve tregtare me këtë vend. Madje, me këtë peshë, Rusia rezulton importuesi kryesor për drithërat për Shqipërinë. Në rrethe kanë filluar blerjet masive të miellit, për shkak të efektit psikologjik që ka shkaktuar lufta Rusi-Ukrainë.
Për këtë çështje kaq shqetësuese foli në A2 Business Adi Haxhiymeri, kryetar i Unionit të Prodhuesve të Miellit. Ai dha një deklaratë qetësuese për qytetarët shqiptarë, duke theksuar se vendi ynë nuk do të ketë asnjë problem sa i përket furnizimit me miell të tregut shqiptar.
“Lufta është shumë e rëndësishme për këtë degë të ekonomisë. Ky është një korridor shumë i rëndësishëm. Rusia është eksportuesi më i madh i grurit në botë, ndërsa Ukraina është në vendin e katërt apo të pestë. Por jo vetëm të grurit, por edhe të misrit apo vajit. Ukraina ka 6 milionë tonë vaj të bllokuar dhe po kaq grurë. Në këtë, ne mund ta ndjejmë këtë gjë pasi ndodhi në një rajon ku ne punojmë.
Megjithatë, unë po e theksoj se nuk do të ketë asnjë problem sa i përket furnizimit me miell të tregut shqiptar. Raste të tilla, ne i kemi kaluar kur ishte pandemia, që ishte një rast edhe më i keq. Ka tregje të tjera si afër, por edhe më larg. Grurë mund të blesh edhe sot, por kërkohet të gjendet çmimi më i mirë”, tha Haxhiymeri.
Ai sqaroi edhe rritjen e çmimit gjatë ditëve të fundit, duke theksuar se ka ardhur si pasojë e luftës. “Ne kemi rezervat jashtëzakonisht të mëdha, të cilat i krijuam që në vjeshtë. Megjithëse rritja e çmimit të grurit nuk ka ndaluar deri më sot, kulmin e ka pasur në janar, çmimi i miellit nuk ka ndryshuar në Shqipëri deri më sot, kjo ka ardhur si rezultat i kompanive.
Nëse e shpërndajmë në mënyrë të barabartë këtë sasi gruri në të gjitha kompanitë aktualisht, rezervat janë për 1,5 deri në 2 muaj. Çmimet kanë 4 ditë që janë rritur në treg. Është rritur për një arsye komplet tjetër. Kjo ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit me tri herë të çmimit të energjisë elektrike”, tha Haxhiymeri.
“Lufta eshte shume e rendesishme per kete dege te ekonomise” o Tema i kontrolloni ju tekstet e ketyre injoranteve si puna e ketij analfabetit qe perpiqet te qetesoje shqiptaret me injorancen e tij mentale. Vetem per nje gje eshte e rendesishme lufta per te shkaktuar gjakderdhje dhe marre jete te pafajshmish. O HAXHI YMER SHKO PER HAXHILLEK NE MEKE DHE LERE ATE ZANAT SE JE KOMPLET INJORANT EKSIQ NGA PSIKIKA.
Shteti i udhëhequr nga hajnat e tradhëtarët e vendit.Po si s’kanë turpë pisat vendi ka rezerva drithi për një muaj!Pas një muaj fillon Koreja e grurit.Po si nuk i mendoi shteti mundësit e luftës tragjedive tjera n vend apo vende eksportuese.Keni me lyp Enverin por von është.Kosova e vogël dhe e varfër ka drithë për gjashtë muaj e Shqipëria pr nje muaj o Zot jep mendë aty ku nuk ka.
KESHTU ESHTE KURE TOKAT BUJQESORE I ZAPTUAN TOKE E ZANUN DHE NDERTUAN SHTEPI ,APO PALLATE E DISKOTEKA ,TANI PO I BIE NDERMENDE PER PRODHIMIN E BUKES QE HAME .PO KY SHTETE QE DIKURE KISHTE REZERVAT E TIJA TE MILLIT ,TE GRURIT ,PLUSE QE EKSPORTONTE GRURE NE C’DO SHTETE ISHE KOMUNISTE ,…. A DONI ME PER SERBIN TANI ,QE TE KOMANDOJE DHE TE FILLOI NJE LUFTE TJETER MIDISE VERIUT DHE JUGUT TE SHQIPERISE ????E KU MOSE I QUAS TRADHETARET E KOMBIT KETA SHKERDHATA TE DEGJENERUARA QE TE SHESIN EDHE BABANE E TYRE VETEM PER TE PERFITUAR INTERESA EKONOMIKE ..KESHTU ESHTE KURE ATE SHTETE E DREJTUAN CAKEJTE E ISHE SISTEMIT TE KOMUNIZMIT PER 30 VITE MBASE RENIES SE KOMUNIZMIT .MOSE BEFTE VAKI QE TE FILLOI NJE LUFTE NE ATE VENDE ,SEPSE PER NJE JAVE DO TE ZHDUKEN TE GJITHE DUKE VRARE NJERI TJETERIN .