FOTOT: "Na ka sulmuar një virus tjetër", presidenti ukrainas krahason pushtimin rus me pandeminë

3 Mars 2022, 11:41Bota TEMA
FOTOT: "Na ka sulmuar një virus tjetër", presidenti ukrainas

Presidenti rus Vladimir Putin ka rritur agresionin në Ukrainë, ndërkohë që sot pritet të zhvillohet takimi i dytë i negociatave të paqes. Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi në mëngjes ka thënë se bombardimet ruse nuk janë ndalur që nga mesnata.

Zelensky foli edhe për pandeminë, duke kujtuar rastin e parë me Covid në vend, të regjistruar 2 vite më parë. “Por tani na ka sulmuar një virus tjetër”, tha ai.

Zelensky tha se Rusia ka ndryshuar taktik dhe po bombardon edhe objekte civile, pasi e kuptoi se rezistenca ukrainase i hoqi nga duart “fitoren e shpejtë” që kishte parashikuar.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje