Ukraina- paparashikimi i Moskës

3 Mars 2022, 11:16Bota TEMA

Kolona e gjatë ushtarake ruse, me një ecje si gjarpër, drejtuar për në Kiev ka arritur në periferitë e tij, por ukrainasit kanë bërë mësymje të vazhdueshme dhe gjarpri ka ndërprerë ecjen e tij. Në ditën e shtatë të pushtimit rus ky zhvillim është padyshim shumë  i rëndësishëm.

Për amerikanët ecja ka “ngecur”, duke bartur një sërë ngërçesh. Kjo ka sjellë veç më shumë zemërim ariut siberian duke shtuar dozën e tij të tensionit dhe reagimit. Moska ka lëshuar bombardime masive në zonat e banuara, Putini duket se nuk më asnjë kujdes për vdekjet e civilëve dhe pa dyshim do të rrisë shtrëngimin. Ndërkohë, Kherson kapitulloi dhe ndoshta Mariupol do jetë i mëpasshmi. Duke vënë në dukje më se qartë qëllimin e Moskës për të krijuar një vazhdimësi territoriale të Krimesë me Rusinë.

Pothuajse të gjithë analistët thonë se Kremlini kishte bërë gabim llogaritë fillestare. E që një nga problemet qëndron në faktin se gjeneralët nuk kanë bërë korrigjimet për gabimet e fillimit. Me shumë gjasë ata menduan se kolapsi do të kishte qenë i menjëhershëm, kështu që futën në terren një makinë të fuqishme, por përdorën njësi ushtarake të përziera në ditët e para. Nuk pati si fillim një goditje të rëndë dhe potencë zjarri ashtu si mund të mendohej.

Përveç disa njësive Spetsnaz, “eksploruese” dhe parashutistë, raportet e ushtarakëve thonë se pati formacione ushtarake të papërgatitur për surprizat që i prisnin nga rezistenca ukrainase. Pritat në Kharkiv dhe humbjet që pësuan ekipet ajrore në Gostomol janë shembuj të kësaj rezistence nga pala ukrainase dhe papregatitje për skenarin nga pala ruse.

Ideja që do të mund të pushtonin lehtë vendin, sidomos në zonat rusëfolëse, dhe që do të mund të vinin një qeveri kukull në duart e tyre, frenoi Moskën në përdorimin e goditjeve më të rënda. Por tani ajo ka filluar ta bëjë këtë, me masakrat ndaj civilëve.

Kjo shpjegon përdorimin e të gjitha llojeve të raketave në qytete e në struktura civile. Sipas raporteve ushtarake kanë hedhur 450 lloje raketash deri tani (Kruize, tokë-tokë, predha), të ndjekura nga bomba thërrmuese, bomba termo-barike dhe gjuajtje me top mbi ndërtesa.

Përballë një fuqie të tillë, e cila do shohë vetëm një eskalacion, vetëm heroizmi i atyre që mbrojnë vendin e tyre nuk mjafton për të përmbysur një diferencë të dukshme të forcave. Do të duhet shumë më tepër në këtë rast. Putin-i është futur një rrugë pa krye. Dhe nga kjo rrugë dilet o duke rritur presionin ushtarak, pra masakrat, ose duke lëshuar kockën. Kjo e fundit është pak e mundshme, sidomos nëse reagimi I Perëndimit do të mbetet vetëm në plan sanksionesh.

Pentagoni beson se pushtuesit mund të rrethojnë kryeqytetin brenda një jave, ndërsa do të duhet një muaj për marrjen e vendit. Këta janë skenarë që marrin parasysh diferencat e forcave, por asgjë nuk është ligj. Clausewitz na mëson që luftërat në kartë janë ndryshe nga luftërat në terren. Faktorët që ndikojnë ndryshimin e ngjarjes janë të shumtë.

Përpjekja logjistike që i duhet Moskës për të mbështetur mbi 180 mijë ushtarë në terren do të duhet të jetë tejet e madhe. Ushtarët rusë të kapur  nga forcat ukrainase dukeshin të çorientuar, të uritur, me urdhra të paqarta. Disa video tregonin tanke, raketa-hedhës të shtrenjtë, automjete të blinduara të mbetura të paprekura gjatë tërheqjes së forcave ruse. Problemet teknike janë të pashmangshme, të gjitha ushtritë vuajnë nga kjo. Në këtë rast problemet teknike rëndohen Akoma më shumë nga vonesat kronike. Një studim i kujdesshëm, disa muaj më parë, vuri në pah disa pika kyçe.

Ushtria varet nga trenat dhe lëvizjet e mëdha bëhen vetëm nëpërmjet hekurudhës. Ndaj kanë brigada të specializuara për këtë. Është një traditë ushtarake kjo, por ne rastin e Ukrainës edhe një domosdoshmëri e lidhur me shtrirjen territoriale. Por Moska në këtë mision përdori hekurudhën për të sjellë kontingjentin në kufi, pastaj ushtria u zhvendos në rrugë.

Ajo që shihet është që nuk ka një numër të mjaftueshëm automjetesh dhe të njësive mbështetëse. Një diferencë shumë e madhe në krahasim me NATO-n. Kjo bën që të ketë një ndalesë çdo 36-72 orë (në varësi të situatës), për sa kohë që nevojitet për të garantuar ushqime dhe stoqe me furnizime.

Kërkesat rriten nëse rruga është e mbushur me pengesa. Avancimi sjell konsumim dhe dëme. Shumë tanke janë lënë rrugë, ndoshta për shkak të pamundësisë për të menaxhuar rikuperimin. Fotot tregonin cisterna ruse të maskuara si kamionë normalë, sepse ata e dinë shumë mirë që “cisternat” janë objektiva me vlera të larta. Dhe gjithsesi, ukrainasit arritën të shkatërrojnë disa.

Një analizë kujtoi se Putin-i ka ndërmarrë mësymje mizore kundrejt kundërshtarëve që janë inferiorë në numër, por jo në guxim si çeçenët, gjeorgjianët, sirianët. Kësaj radhe u gjend me ukrainasit, kurajën, rezistencën dhe armatimin e të cilëve nuk e kishte menduar si duhet. Ndoshta eksperiencat e kaluara kanë qenë dhe një nga shkaqet e llogaritjes së gabuar.

Në vitin 2014, ushtria e Ukrainës vërtetë nuk ishte në nivelin, organizimin dhe trajnimin që kanë sot. Pasoja e këtij gabimi shihen nga humbjet.

Moska për herë të parë dje pranoi 498 të vdekur dhe 1 mijë e 597 të plagosur. Vlerësimet e burimeve amerikane tregojnë rreth 2 mijë të vdekur në radhët e forcave ruse, ndërsa ato ukrainase flasin për rreth 4 mijë e 500 të vdekur e gati 10 mijë nëse përfshihen të plagosurit. Për të kuptuar për çfarë po flasim: SHBA-ja humbi 2 mijë e 500 ushtarë në Afganistan gjatë një hapësire kohore prej njëzet vjetësh, ndërsa Rusia rreth 100 ushtarë gjatë fushatës shumë të shkurtër në Gjeorgji në 2008.

Por me gjithë këtë rezistencë, moral, pajisje dhe përgatitje, ukrainasit nuk do të mund t’ia dalin të vetëm. Sanksionet, pa një ndërhyrje ushtarake, ndaj ariut siberian, që humbjet do ta bëjnë gjithnjë e më shumë të rrezikshëm dhe të paparashikuar në mësymjet, nuk janë të mjaftueshme.

 

9 komente në “Ukraina- paparashikimi i Moskës”

  1. Ilirian says:

    Ukraina – paparashikimi eshte i NATO qe kujtoi se Rusia ben shaka kur deklaronte se nuk pranon NATO ne kufinjte e saj.
    Pushtimi i Kievit eshte ceshje oresh, ai vonohet qellimisht nga ruset per mos patur viktima ne ukrainasit. Sa per rezistence ukrainase, as qe behet fjale.
    Jane mbi 1 Milion ukrainas refugjate der ne 1 jave nisje sulmesh ruse.

    1. Piro says:

      Por NATO-n e ka ne Kufi Rusia.
      A nuk jane Estonia, Letonia dhe Lituania ne kufi me te dhe fare prane Leningradit?
      A behet me mesim gjeografie ketu tek ne?

      1. ben says:

        Piro-keta perkrahesit e muzhikeve kane ngelur ne gjeografi qe ne tetevjecare, prandaj moi i pyet me per kete shkence. Duket se ata paskan ngelur edhe ne aritmetike, pasi hesapet e bera ne Moske nuk po u dalin ne Kiev.

    2. paradoxal says:

      NATO ne kufijte e Rusise eshte justifikim per orekset perandorake Ruse. Norvegjia qe ka kufi me Rusine eshte ne Nato qe prej luftes se ftohte.
      Ruset kane plane te kthejne Bashkimin Sovjetik ose me mire Perandorine Ruse. Nato ka vetem ushtare me armatim konvencionale ne Europe. S’ka rraketa!
      Pas marrjes se vendeve lindore Ruset do kthenin me hir a pahir edhe vendet balltike, e vendet e tjera lindore ne gjirin e tyre. Sigurisht qe pastaj Kosova do ripushtohej nga Serbet bashke me pjesen e Bosnjes.
      Per fat te mire, Europa duket sikur u zgjua, megjithese europianeve si bastarde qe jane nuk u besohet. Per ato ka rendesi me shume rehatia se jetet e viktimave te pafajmshme ne Kosove, Bosnje, Ukraine, Gjeorgji e kudo…

  2. Lorenc says:

    Kjo pune zgjidhet me ndarje. Pjesa ruse e ukraines shkon me rusine pjesa ne perendim mbetet ukraine. Kaq. Ter te tjerat jane llafe kot.

  3. Denis says:

    Ruset po lene breket ne kete lufte Me vone do jete lufta guerile qe do ti shkaterroje fare me keq se u shkaterruan ne Afganistan Perendimi po furnizon Ukrainenme stingers dhe javelin qe do jua hedhin tanket helikopteret dhe avionet si lecka Ushtria ruse eshte komplet e pa organizuar dhe e pa pregaditur per lufte Po hane racione ditore te skaduara qe ne 2015 dhe po vjedhin dyqanet dhe bankat per te mbajt frymen gjalle Tanket ngelen ne rruge se nuk kane nafte Autokolona e tyre eshte bllokuar ne rruge pasi nuk ka nafte per te gjitha ato mjete jo se Rusia po ben rigrupim sic thote propaganda qesharake ruse

  4. Ledio says:

    Ilirian qenke koqe kandari. Lufta sapo ka filluar. Pushtimi eshte nje gje edhe mbajtja administrimi eshte tjeter gje. Jam i bindur qe Rusia edhe mund ta bombardoje deri ne gjunjezim ku do te kete miliona refugjate edhe qindra mijera viktima. Por per cfare. ? 30 milion njerez nuk duan te jetojne nen thundren Ruse. Edhe sikur 10% te marrin armet jane 3, Apo jo o kerric gomari.? Apo mos je nga ata te Ambasades Ruse? Ndarje edhe secili ne pune te vete. Kjo eshte zgjidhja me me pak dhimbje per mua .Por mendoje qe Rusia ka qellime te tjera (nqs do ti jepet mundesia). Rusia mund edhe do ta shkaterroje Ukrainen, por luften nuk ka per ta fituar. E kam llafin per te pushtuar edhe mbajtur gjithe Ukrainen. Nuk mbahet nje siperfaqe 3 here sa Anglia me 200 mije ushtare. Do oriz e fasule or specialist interneti.

  5. redaktori says:

    Mos u merzitni se pas disa ditesh do duket se kush Hesape do dalin
    Ato Hesapet per Ukrainen ne NATO, apo ato tjerat per Ukraine Neutrale.
    Duroni ca dite.

  6. iksi says:

    Flet Amerika , percjell Anglija , turfllon gjoja Makroni , çirren ne kor prendimoret tjere dhe asnje nuk ben ate qe duhèt qe ne fillim . Ajo qe duhej te benin nderkombetaret ishte ta merrnin serjozisht Putinin jo te flisnit si femije tash qe po ben namin duke vrare njerez te pafajshem dhe mbi te gjitha femije , jo Putini eshte psikopat , aventurjer i krisur etj . Me qe e keni njoht qe eshte i till pse nuk punuat qe ne fillim ta ndalonit ketè gjakderdhje por e nxitet per te pushtuar Ukrainen e pafajshme . Po ashtu e bete te fluturonte me presh ne byth presidentin e Ukraines duke e bere hero qe diten e pare e te dyte te luftimit , po ai a eshte president per te drejtuar shtetin si ne kohe paqe edhe ne kohe lufte se sipas jush ju prendimoret mendokeni qe ky president qe ka drejtuar vendin ne kohe paqe u dashka te largohet nga vendi vet e tja leje detyren ne lufte nje tjetri , a bukur po i mesoni presidentet e kryeministrat e shteteve tjera te N.A.T.O. s . A shikoni qe u lodh per ñje jave lufte dhe po ju kerkon ju te natos qe ta ndihmoni dhe ne fund do ju beje ju fajtor ! Atehere do filloni ta shani deri ne zhdukje .Eshte kollaj me fol pro apo kuñder e me dhane mend si keto medjàt tona te famshme kur behen te gjithe strateg si gazetare , opinonista moderatore etj . Po çmendem me keto medjat tona injorante ku bejne te gjithe si specjalista ushtarake per luften , specjalista per ndertimet kur ra termetì , specjalista per mjeksine ne pandemi , etj , kaq me jeni neverit se ka mbi dy vjet qe nuk degjoj as lajme as keto emisjone idjoteske .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje