Lakrat nga Elbasani në Ukrainë: Çdo vit fermerët e Shirgjanit eksportonin mbi pesë mijë ton lakër

3 Mars 2022, 17:02Ekonomia TEMA

Lufta në Ukrainë dita ditës po jep ndikimet e saj negative në çdo vend të botës, qoftë edhe në një vend të largët si Shqipëria.

Fermerët e njësisë administrative Shirgjan në Elbasan, prej shumë vitesh eksportojnë prodhimet e tyre bujqësore në drejtim të Ukrainës.

Ky vend ka qenë kyç në marrjen e prodhimeve bujqësore të kësaj zone, por duket se ditët e fundit fermerët po përballen, jo vetëm me uljen e kërkesës për eksport në drejtim të Ukrainës, por edhe me një rënie të menjëhershme të çmimit të prodhimeve. Kjo, sipas tyre, mund të çojë në mbetjen stok të të gjithë prodhimeve bujqësore.

Çdo vit zona bujqësore e Elbasanit eksportonte drejt Ukrainës më shumë se 5 mijë ton lakër Brukseli. Nëse shtojmë më pas këtu edhe prodhime të tjera bujqësore si kungulli, speca apo domatja, dëmi që i vjen kësaj zone është shumë i madh./ TCh

3 komente në “Lakrat nga Elbasani në Ukrainë: Çdo vit fermerët e Shirgjanit eksportonin mbi pesë mijë ton lakër”

  1. Sara says:

    ou e pse s’i shesin ne tregun shqiptar?

  2. PD says:

    Me vjen shume keq per fermeret , por duhet te kuptojne qe bota eshte e vogel dhe pasojat e saj do te ndihen kudo ! Qeveria ti ndihmoje sado pak, jane njeres vertete te mire dhe puntore !

  3. sabrima says:

    Vetem gazetes i ecin punet mire nga lufta qe ben propagande tere diten.
    Lufta eshte e dobishme per ata qe jane zullumqare e nuk bejne kurre te mira.
    Te shkretet fermere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje