Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i tha homologut rus, Putin, se “një armëpushim urgjent jo vetëm që do të lehtësonte krizën humanitare, por do të krijonte edhe një mundësi për të kërkuar zgjidhje politike”. Gjatë një bisede telefonike mes të dyve, Erdogan mësohet t’i ketë thënë Putinit: “Rrugën e paqes ta shtrojmë bashkë”.
Sipas presidencës turke, Erdogan tha “se ishte i gatshëm që të jepte çdo kontribut për ta zgjidhur sa më shpejt të ishte e mundur problemin e Ukrainës në mënyrë paqësore”.
Erdogan theksoi rëndësinë “e hapave urgjente për të arritur një armëpushim, për të hapur korridore humanitare dhe për të nënshkruar një traktat paqeje”, sipas deklaratës së publikuar nga presidenca turke.
Erdogan gjithashtu përmendi se mbetej në kontakt të vazhdueshëm edhe me palën ukrainase dhe shtete të tjera, si dhe shtoi se “do të vijonte përpjekjet e tij për negociata gjithëpërfshirëse dhe arritjen e rezultateve”.
Edhe Presidenti Zelensky tha të premten se fliste rregullisht me Erdogan dhe se i ishte mirënjohës Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme.
Bravo
E morem vesh ca i tha erdogani.
Putin ca i tha erdoganit nuk na thate gje.
Se erdogani pervc ndonje gojore, me keta te medhenjte nuk di gje tjeter.
O BEN ! Turqia eshte fuqia e katert ushtarake or cun dhe fjala e tij ka peshe. Mos fol kot sepse po te doje Turqia futet ne lufte dhe nuk e rruhet fare prej askujt. Mos fol pa llogjike si ti si disa te tjere ketu qe tallen me Turqine si shet dhe akoma kane mbetur tek historia e 500 e ca viteve me pare ku mllefin e tyre e nxjerin tek sundimi i saj ne te gjithe rajonin dhe jo vetem ne Shqiperi e nuk shikojne raportet dhe interesat e kohes ku jetojme.
nuk “shtrohet” paqja me tiranet!
Смерть росіянам! Слава Україні!
Смерть русским! Слава Украине!