Që në fillim të pushtimit të Federatës Ruse në pjesën lindore, kërkesa e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, ka qenë të vendosin “një zonë ndalim-fluturimi” mbi hapësirën ajrore të Ukrainës.
Në këtë mënyrë, ushtria ruse do ta kishte të pamundur të fluturonte në qiejt e Ukrainës.
Por, NATO ka vendosur të mos përfshihet në luftë me Rusinë.
Madje, edhe pas bombardimeve afër termocentralit bërthamor të Zaporizhzhisë, diskutoi mbi kërkesën e presidentit Zelensky, por sërish vendosi që nuk do të ketë një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë.
Çfarë është një “zonë ndalim-fluturimi”?
Nëse kjo zonë do të vendosej, do të thoshte “një veprim sulmues, jo mbrojtës dhe, në fakt, do të përfshinte hyrjen në luftë kundër Rusisë”, thotë ish-Admirali i Marinës së Shteteve të Bashkuara, Michael Glenn Mullen, në një intervistë për të përditshmen “Corriere della Sera”.
“Unë e kuptoj kërkesën”, shpjegon ai, “por mundësia e një konflikti midis Rusisë dhe NATO-s rritet ndjeshëm”.
Nëse NATO do të vendoste një zonë ndalim-fluturimi, në fakt do të detyrohej të patrullonte mbi qiejt e Ukrainës, duke rrëzuar avionët e Moskës dhe sulmuar kështu mbrojtjen kundërajrore ruse në territorin ukrainas.
Sipas tij, kjo është arsyeja pse presidenti Vladimir Putin e konsideron atë “një akt lufte”.
Më tej, Mullen argumenton se, gjithashtu çdo shtet që vendos një zonë ndalim-fluturimi “do të përfshihej drejtpërdrejt në konfliktin e armatosur”.
Zonat e ndalimit të fluturimeve zakonisht përdoren për të mbrojtur zona të ndjeshme, të tilla si: rezidencat mbretërore, ndërtesat qeveritare, vendet publike, fetare apo ngjarjet sportive.
Kur aplikohen për qëllime ushtarake – ndalimi i aeroplanëve që të hyjnë në një zonë të caktuar për të parandaluar sulmet ose mbikëqyrjen, si në rastin e Ukrainës – përfundojnë në “një akt lufte”, siç argumenton Putin.
“Këto zona në fakt u lejojnë të hyni në një konflikt pa angazhuar trupa në terren”, tha Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-ve, Philip Breedlove, për revistën “Foreign Policy”.
“Nuk mund të thuash thjesht se është një zonë e ndaluar fluturimi”, vijoi ai. “Atëherë ju duhet ta zbatoni atë. Është e barabartë me luftën”.
“Zonë ndalim-fluturimi” në të kaluarën?
Në të kaluarën, zonat e ndalim-fluturimeve janë përdorur nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca, pa mbështetjen e OKB-së, gjatë Luftës së Gjirit të vitit 1991, për të ndaluar sulmet e Sadam Huseinit ndaj civilëve.
Kjo luftë filloi më 2 gusht 1990, kur Iraku pushtoi Kuvajtin, dhe zgjati deri në pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003.
Sipas kritikëve, sulmet amerikane në infrastrukturën e mbrojtjes ajrore të Irakut shkaktuan gjithashtu shumë viktima civile.
NATO e shpalli atë në Bosnjë midis 1993 dhe 1995 me mbështetjen e OKB-së, dhe më pas në 2011 në Libi, kur Gaddafi u përpoq t’i shtypte trazirat.
Në vitin 2015, ndaj Shteteve të Bashkuara kishte presion të madh për të shpallur një zonë ndalim-fluturimi në Siri, ku Assad hodhi bomba mbi civilët.
Në atë kohë, rusët kryen gjithashtu sulme ajrore kundër ISIS-it, por edhe ndaj rebelëve që kundërshtuan Assad-in.
Por presidenti i atëhershëm, Barack Obama, qëndroi i palëkundur dhe nuk vendosi zonë ndalim-fluturimi, pasi donte të shmangte hyrjen në konflikt të drejtpërdrejtë me rusët.
“Corriere della Sera”
Akt lufte apo jo” no fly zone”,duhet vendosur për të mbrojtur nga bombardimet qytetet,nese Putini e quan akt lufte punë e tij,ndryshe bëni bla bla.
Mbase nuk e kuptove se çfarë thonë. Që të aktivizohet zona e ndalim fluturimit dikush duhet t’a ruaj zonën ajrore të Ukrainës në rast se ajo shkelet nga dikush, në këtë rast është Rusia ajo që po e shkel sepse i ka shpallur luftë Ukrainës. Të vetmit që mund ta mbrojne këtë zonën e ndalim fluturimit janë forcat ajrore të NATOS. Në rast se kjo ndodh atëherë NATO hyn automatikisht në luftë me Rusinë sepse do jenë këto dy forca që kanë për të luftuar ndaj njëra-tjetrës. Në të njëjtën kohë Rusia kërcënon me luftë nukleare nëqoftëse diçka e tillë ndodh duke e ditur se forcat e NATOS janë më të fuqishme sesa ato Ruse. Kush do mbajë përgjegjësi nëqoftëse Putin nuk bën bllof dhe lëshon raketat balistike? Apo ti nga karrigia e kafenesë?
Ishte Churchill-i qe vendosi te mbronte Polonine nga Hitleri,
sot Europa dhe SHBA drejtohen nga politkenet lepuj…
Zelensky gaboi rende qe shpresoi tek lepujt.