Ministri më i ri i kabinetit të Ukrainës po bën një luftë dixhitale kundër Rusisë nga streha e tij nëntokësore në një vend sekret në Kiev.
Duke përdorur mediat sociale, Mykhailo Fedorov u ka kërkuar shefave ekzekutivë të bizneseve të mëdha të ndërpresin lidhjet me Moskën. Ai ka ndërmarrë gjithashtu lëvizjen e paprecedentë të krijimit të një “Ushtrie IT të Ukrainës” vullnetare për të nisur sulme kibernetike kundër “armikut”.
Ministri Fedorov ka bërë presion mbi kompanitë shumëkombëshe për të bojkotuar Rusinë. Apple, Google, Meta, Twitter, YouTube, Microsoft, Sony, Oracle… , etj, të gjithë kanë marrë një letër zyrtare nga qeveria ukrainse për të shkëputur marrëdhëniet me Rusinë.
Fedorov më pas postoi letrat e tij në mediat sociale në mënyrë që bota të mund t’i shohë, plus disa nga përgjigjet.
Ç’do te thote ” ka bere persion mbi gjigandet e internetit” ? Po i propozon te heqin dore nga fitimet e tregut te madh rus ? Apo mbase ja kompenson humbjet si puna e ushtareve rus qe dorzohen . Po jane shume leke …! Veshtire duket..!