Rama: Naftës s’kemi ç’i bëjmë, por energjinë s’po e shtrenjtojmë

7 Mars 2022, 17:46Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, ka replikuar me ndjekësit në rrjete sociale, pasi këto të fundit i janë ankuar lidhur me rritjen e karburantit.

Në përgjigjen e tij për qytetarin Rama i thotë se s’ka çfarë t’i bëjë çmimit të naftës, pasi është pasojë e luftës dhe se qeveria nuk ka gjë në dorë. Ndërkohë thekson se qeveria po punon për të mos shtrenjtuar çmimin e energjisë.

REPLIKAT

Qytetari: Qe s’jeni te mir nuk jeni, se kur lexoj numrat e naftës me dridhen gjunjët se na duhet te hedhim makinën ne gremine, kur mendoj te via ca kohe ne shqiperi se gjithmonë mendoj te kthem, por nje hap para dy pase, ose mbrapma, por te tjeret jan shpellar fare, s,meritonin asnje bashki, dhe dihet do votonin PS..POR UN JAM PD dhe ‘sdua ti shikoj me sy shpellaret..JENI ME FATE ..!!

Rama: Ilia Berdilla arsyeja e rritjes se naftes keshtu eshte lufta, ku te tjeret nuk po hedhin ne gremine makinen po po rrezikojnë te ikin ne boten tjeter bashke me familjen dhe atdheun, nderkohe qe ti shiko faturen e energjise ku s’ka akoma asnjë  rritje, sepse ndryshe nga naftën qe e tregtojnë privatet, energjine po e mban me dhembe ne vend qeveria! Nuk e di edhe per sa kohe, por po e bejme, nderkohe qe tere te tjeret e kane rritur!

 

7 komente në “Rama: Naftës s’kemi ç’i bëjmë, por energjinë s’po e shtrenjtojmë”

  1. Toni says:

    Hiq taksen e qarkullimit nga nafta o zagar, beje vec sic e ka gjithe bota. Nuk kam cfare te beje thote, legen njeri qenie e peshtire.

  2. pa vlere says:

    A ti je tyç fare!

  3. On says:

    Kishe ci beje o trim….nuk e coje Ballshin per Skrap…po ju jeni vetem bojna …..per kte dite e ruaje….nafte kemi plot…nuk ben thote trimi…ben ore qe cke me te se ne ate kemi udhetuar deri ne 90…..po ju jeni…..

  4. Trojan says:

    Mbase leshon ndonje rakete gabimisht Putini drejt e te ju robqirat e parlamentit shqiptar,t ju shfarose njehere e mire

  5. “Faji eshte i luftes”!!! says:

    Ore KM, jo me larg se tre dite me pare televizionet jepnin me titra: Shqiperia ka tre muaj rezerva nafte! Tani ti more, medemek s’ke c’i ben naftes e luftes, por te pakten na sqaro njehere e mire si eshte e mundur qe vetem ne kete vend rritet cmimi sapo bursa luhatet?! Ku vajten ato tre muaj rezerva?! Perse lejon abuzimin me cmimet nga grosistet?! Po taksat e karburanteve qe mund t’i ulesh te pakten perkohesisht, por s’te do trapi e ben kokefortin, prape s’ke c’ti besh?! Te gjitha qeverite kur ka kriza cmimesh marrin masa te ndryshme, sidomos kur behet fjale per ushqimet! Ku me subvencione, ku me ulje taksash, ku me ku di une por ama perpiqen t’ua lehtesohje barren qytetareve, sidomos shtresave te varfra e ne nevoje!! Vetem ty mor burre i dheut te mbeti ne goje “s’kemi c’i bejme, eshte lufte”! A ndjen ndonje m.. pergjegjesie qe je ne ate karrike, apo c’i q… t’emen, si Princi Vidi qe e sollen me “zor”!! Turp per zotin!!

  6. Bimi says:

    Po ske gje ne dore po ti lutemi Çetit se ja ke lene ne dore atij gjithe Shqiperine nga do vije konkurenca kur Shefqeti kontrollon edhe portet dhe aeroportin edhe gjithshka dhe çmimin e ve sa i do trapi . Thuaj shyqyr qe ka mbaruar filloren Çeti se po te qe me tetevjeçare do na kishte dyfishuar çmimin.

  7. i lir says:

    Cmimi naftes brenda 24 oreve u rrit m3 35 lek ! Cmimi mepareshem ishte ndertuar ne baze te cmimit te blerjes dhe taksave “socialiste”. Pas 24 oresh cfar ndryshoi, cmimi furnizimit ,taksat apo spekullimi ? Por spekulatoret nuk pergjigjen, se ska kush i denon ! Prandaj ske car i ben ti cmimit te naftes !
    Energjine nuk e shtrenjton dot se OSHEE eshte shteterore dhe nuk mund te “spekulloje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje