Sali Berisha ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit ku Partia Socialiste arriti të fitojë thellë pjesën më të madhe të bashkive në garë.
Ish kryeministri shprehet përmes grupit të rithemelimit se rëndësi ka që u pati më shumë vota se Lulzim Basha.
Sipas tij ky është një tregues se populli e do atë.
“Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike falenderon me mirënjohje të thellë, të gjithë demokratët dhe anëtarët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për mbështetjen e tyre të madhe në zgjedhjet e 6 Marsit.
Një falenderim për Shkodrën dhe qytetarët e saj të cilët me mbështetjen e tyre për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia, dëshmuan se Shkodra si gjithnjë mbetet Rozafa e lirisë së shqiptarëve.
Në këto zgjedhje ne u përballëm jo vetëm me kreun e Meduzës, por edhe me shtojcat e tij, që duan ta mbajnë Partinë Demokratike opozitë fasadë, peng të regjimit.
Gjithsesi, vota e popullit opozitar tregoi qartë se demokratët dhe opozita e vërtetë nuk mund të nënshtrohen dhe nuk mund të merren peng. Ajo është gati për t’u ringritur plot besim dhe shpresë.
Vota e qartë e 6 Marsit tregoi se demokratët nuk duan t’i shkojnë pas në greminë, një kllouni që pas 6 humbjesh deklaron se nuk ka humbur kurrë dhe që provon se nuk do të arrijë të kalojë dot as pragun elektoral.
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, opozita e vetme dhe e vërtetë:
I bën thirrje të gjithë anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve, deputetëve që janë në Partinë Demokratike për shkak të idealeve dhe jo të interesave, t’i bashkohen vullnetit të popullit opozitar për një Parti Demokratike të Rithemeluar më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar!
Ty shumicen e atyre votave edhe në Shkoder ti kane sjedhur ilir Meta, Edi Rama dhe më krysori Tome Doshi. Se po të jen zgjedhje komtare ti dhe ilir Meta të dy bashke as 10 për 100 të votave të Shqiptarve nuke i merrin. Ju jeni të gjith një lloje kriminela hajdute.
Pyetje, edhe per muniken: Kuvajti ai 85 % qe ju donte aq shume ?
” Pse s`më qan por më këndon ” i thonë kësaj !
Tatpjeta që ka marrë e djathta nuk mbahet as me paterica, LSI .
Aleanca ” Vareja Brava dhe Floriri” tregoi se duhen të largohen nga politika shqiptare të dështuarit.
Justifikimi për humbjet do jetë mashtrimi i rradhës.
Opozita ngjason me një ortek në afërsi të fundit të malit që nga çasti në çast do përfundojë në shkërmoqje.
Keni pare genjeshtar me te pacipe se ky. Po çfitove o ditezi?!
Mos u mburr me veglat e botes. Nuk ke shumicen e Pd. Ato fitore ti dha Monika. Mos u mnurr se fitove ndaj Lulzimit.
Amerika me një gur vrau dy zogj, Berishën dhe Bashën. Mbajini, sikur thotë, pijuni lëngun që të dyve. Si mendoni, qoftë të dy bashkë, por edhe me Metën si thelë përmbi bisht, ju kurrë nuk mund të vini në pushtet. Ju pafshim Hajrim!
Nën udhëheqjen e dy gjysmave të PD nga Berisha dhe Basha, do filloi një luftë e stuhishme për rrëzimin e Edi Ramës, që nëne o nëne, lufta në Ukrainë do duket si punë kalamajsh.