FOTOT: Në zemër të Arktikut, për të nxjerrë thesarin që financon luftën e Putin

7 Mars 2022, 12:16Politika TEMA
FOTOT: Në zemër të Arktikut, për të nxjerrë

Gazi rus është “asi” i Vladimir Putin në përballjen e tij me Perëndimin, që ka marrë zhvillime dramatike prej 24 shkurtit, kur nisi pushtimi i Ukrainës. Por për nxjerrjen e tij, në zonat më të ftohta të globit, inxhinierët rusë duhet të zhvillojnë një luftë të vërtetë me kushtet atmosferike.

Gazetari i “The Guardian”, Justin Jin, e ka vizituar këtë pasuri të rusëve, që sot, në një kohë kur marrëdhëniet me Perëndimin janë më të tensionuara se kurrë, ka vlerë edhe më të madhe.

Arktiku rus është një sipërfaqe prej 7000 metrash katrorë, në Polin e Veriut, dhe shtrihet nga Finlanda deri në Alaskë. Kushtet e jetesës aty janë ekstremisht të vështira, por aq mjafton për të punuar për nxjerrjen e gazit të fshehur nën tokë.

Në dekadat e fundit, teksa shkencëtarët rusë zbulonin miliarda tonelata naftë dhe gaz të “burgosur” nën tundrën arktike, Kremlini ka mbështetur kompanitë energjetike ruse që të mos i humbin këto burime strategjike. Inxhinierë dhe minatorë nga e gjithë bota punojnë me periudha të shkurtra, duke kërkuar thesarin e fshehur disa kilometra nën tokë.

Ata shkojnë atje me pajisje të shtrenjta e të sofistikuara dhe fitojnë shuma të konsiderueshme për mundin e tyre. Për të mbërritur në disa prej zonave, udhëtimi zgjat deri në 40 orë. Pemët zhduken dalëngadalë dhe i ftohti polar mbështjell trenin, i vetmi mjet për të arritur deri në cepin më të largët.

Në këtë pjesë të globit përzihen mënyra jetese që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Për qindra vite, Arktiku rus ka qenë vetëm shtëpia e nenetëve, një popullsi indigjene që merrej me rritjen e drerëve, kryesisht për mishin e tyre, por së fundmi edhe për brirët, që shiten si afrodiziak në Kinë.

Kur qeveria sovjetike u përpoq të detyronte këta nomadë që të ngrinin kooperativa, disa prej tyre përfunduan nëpër pallate, duke ndryshuar në mënyrë drastike jetën. Në këto qytete të ngritura aty, jetojnë ende sot edhe trashëgimtarët e të burgosurve të Stalinit. Edhe pse gulagët u shpërbënë pas vdekjes së diktatorit në vitet 1950, shumë ish të burgosur vendosën të qëndronin aty.

Rrogat më të larta se mesatarja u përdorën për të tërhequr minatorë. Për pak kohë, zona lulëzoi. Por kjo nuk zgjati shumë. Goditjen përfundimtare ia dha shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Banorët e qyteteve, që janë deri në 1900 kilometra larg Moskës dhe temperaturat arrijnë deri në -50 gradë celsius, zgjodhën të largohen. Sipërfaqe të tëra sot janë të shkretuara.

Megjithatë, qeveria ruse po përpiqet me çdo kusht që të rigjallërojë zonën, duke e ditur mirë se sa i rëndësishëm është thesari qe fshihet poshtë saj, aq më tepër në kohë lufte.(A2 CNN)

9 komente në “FOTOT: Në zemër të Arktikut, për të nxjerrë thesarin që financon luftën e Putin”

  1. emri says:

    Arktiku rus 7000 metra katrore, qe nga Finlanda e deri ne Alaske, qenka me i vogel se baçja e njerit qe njoh une ne Tirane.

  2. ZOROOS says:

    7000 metra katerore eshte siperfaqe e bythes Putinit!

  3. qytetari says:

    O perkthyes torollak. 7000 metra katrore e ka vilen Ilir Meta ne Tirane

  4. Muzaka i Ri says:

    Aty do mendere te forte te punosh, nuk eshte aq kollaj, sado te jete pagesa jan te pakte ata qe e perballojne. Une kam vajtur ne Yamburg ne 2003 per nje kompani te huaj, dhe kami rezistuar vetem tre dite, ne qe Ishim nga mesdheu na u enjte fytyra dhe duart, dhe ne spital per dy dite nuk ushqeheshim dot. Ata qe punojne atje jane heronj, meritojne respekt.

  5. Bei says:

    Gabim, eshte 7 000 cm2

  6. Tetovari2 says:

    PËRKTHYESI I PLEPAVE,sa i mjerë!!!.

  7. qytetar says:

    Perkthyesi nuk ka idene e njesive te matjes se siperfaqes.

  8. qytetari says:

    7000 metra katrore nuk bejne as nje hektar SIPERFAQE( nje katror me brinje 100 M X 100 M).DHE NE NJE RRUGE rreth 100 metra udheton treni pa fund.Nuk e kam per kete rast te vecante ,por keto gabime perseriyen vazhdimisht dhe jane tregues te kultures dhe dijeve te njerezve qe punojne dhe kontrollojne……

  9. Moisi Golemi says:

    1900 km larg Moskës?? Semos janë 1900 hapa mbase?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje