Partia e Filip Çakulit, Agron Llakajt dhe Mirush Kabashit për zgjedhje parlamentare

7 Mars 2022, 10:52Politika TEMA

Nga Mitro Çela

Filip Çakuli ka lindur në Sarandë. Jeton në Tiranë. Dy muaj më parë u shpall “Qytetar Nderi” në Tropojë. Pse në Tropojë?

Ka disa arsye.

Së pari.

Filipi është humorist. Dhe humoristët i takojnë gjithë vendit. Dhe Filipi është “Mjeshtër i Madh”- i Shqipërisë; “Qytetar Nderi” në Lushnjë, Sarandë, Dhivër etj.

Normale. Mund të jetë edhe “Qytetar Nderi” i Tropojës.

Së dyti:

Filipi si student jetonte në konvikt. Për katër vite ka fjetur në një dhomë me tre tropojanë: Hamit Alian, Skënder Bucpapajn, Ilir Bucpatajn.

Të tre poetë të lindur: që në vitet e gjimnazit kishin botuar libra me poezi.

Filipi në verë i ftonte shokët në fshat-Dermisht- Sarandë.-Ata e prisnin në Tropojë.

Dhe Filipi student ka qënë në Kasaj, T’Pla, Valbonë, tek Shpella e Dragobisë.

Tek kjo shpellë, i frymëzuar nga Bajram Curri, ka shkruar një esse, shumë e bukur siç kujton autori, por e ka humbur.

Së treti.

Filipi ka punuar rreth 20 vjet në revistën “Hosteni”. Për Tropojën ka shkruar fejtone, esse, reportazhe. Një pjesë e tyre, kanë zënë vend mes 10 librave të botuara nga humoristi.

Së katërti.

Që nga viti 2002 Filipi është drejtor i emisionit investigativ – humoristik -“Fiks Fare”.

Shumë tropojanë kanë ardhur tek Fiksi në takime me gazetarët. Pa fund janë letrat dhe mesazhet. Tropojanët qajnë hallet dhe kërkojnë ndihme për pensionet, dritat, punësimin, pronat.

Filipi është rritur në fshat. E adhuron natyrën. Porosit gazetarët të bëjnë kronika në mbrojtje të natyrës. Armiq të Fiksit janë ata që gërryejnë dhe prishin Valbonën, lumin e Shalës, ata që me sëpatë presin gështenjat-pasuri e mbrojtur së fundi nga UNESKO.

Së pesti.

Filipi i kërcen me pasion vallet popullore. Mes tyre pëlqen edhe vallet e Tropojës, që sot janë shpallur: “Trashëgimi kulturore e UNESKOS.”

Së fundi:

Filipi nuk është as i djathtë dhe as i majtë. Kurrë nuk ka pasur as teserën e Partisë së Punës, as të PS -së dhe as të PD-ke.

Aktoret dhe shkrimtarët kanë “partinë” e tyre të humorit. “Tesera partie” kanë Filip Çakuli, Robert Ndrenika, Pëllumb Kulla, Agron Llakaj, Zef Deda, Florian Binaj, Rezart Veleshnja, Salsano, Gaz Paja, Bes Kallaku, Mirush Kabashi etj.

Do vijë një ditë, që “partia e humorit” të marri pjesë në zgjedhje parlamentare, si partia “Pesë yjet” në Itali.

9 komente në “Partia e Filip Çakulit, Agron Llakajt dhe Mirush Kabashit për zgjedhje parlamentare”

  1. ka me keq says:

    Na mbushe mendjen Mitro, si zakonisht. Tani nje monument per Filipin dhe nje per ty aty ku kane vendose Xheraldinen, se Tirana sot eshte e juaja. Ne se largu s’e prekim me dot. Ngelet duke thurur hymne njeri tjetrit si dje dhe sot. Lereni te flasim ne se ze vend me shume dhe testoni dhe votat per partine e re qe do formoni ne prag te pleqerise.

  2. qytetari says:

    Bej edhe ndonje shkrim tjeter o Mitro se na kenaqe keto kohet e fundit me bemat e tua dhe te miqve te tu

  3. Shqiptari says:

    Hiç mos çuditi. Edhe Zelensky ishte aktor humori por shikojeni se ku ka arritur te shkoje. Jo vetem president por edhe nje hero perball Putin psikopatit!

  4. lluka says:

    Kopil je treguar o Mtro si gjithnje,hedh gurin e fsheh doren!Doç doçi do te tghonte i madhi Dritero.Perjashto nja dy a tre kokra qe vertet jane aktore dhe shkrimtare te tjetert kane teseren e Partise se Dallkaukeve si dhe ti (PD) ,ndaj mos e perzie floririn me bakrin se ka dallim te madh ne oksidim e per rrjedhoje kuptohet shpejte vlera e sejciles!
    Ndoshta ka ardhur koha e ke zevendesuar fjalen e Nikolle Qenit o Mitro dhe mire bene se me lehje e niset e me lehje do ngiordhni.

  5. Sandra says:

    E ke gabim! Besi ka partine e Likes dhe Gazi partine e edit!

  6. Niko Nikolla says:

    Nuk po flas rreth personit Filip Çakuli, por emisjoni “Fiks Fare” ta shpif me ate format qe ka, duke filluar nga lakuriqesia e peshtire e çengijeve, tek mendjemadhesia e folesve kryesore te emisionit te cileve i u eshte mbushur mendja top se ATA jane ZOTI ne Toke dhe kane llampen e Aladinit qe rregullon gjitheçka, vazhdon me tej me ate menyren e shpifur deri ne dhimbje koke te paraqitjes se reklamave.
    Para ca ditesh, ne nje emision per veten, Me i Miri Kanal, dha tek nje lloj emisioni qe e ka titulluar (çuditerisht ne gjuhen Shqipe) “Enderrtjerresit” Filipin me do te tjere duke thurur endrra per te ardhmen e shoqerise.
    Me keqardhje, por si ai dhe personat e tjere qe u çfaqen ne te jane persona vetem klloun. Te vetmit qe duhej ti jepnin nje hapsire te madhe sipas meje, ishte Genti Pjetri (“Doktori”), i cili, per hir te se vertetes ka qene i vetmi person i goditur per ne ate emisjon, te tjeret, duke filluar nga Filipi, si thote ajo shprehja: “Mere me leng se ……….”

  7. Ladi says:

    O Mitro!
    Ti thua: nga nje pale kargjoze amatore – te zgjedhim nje pale tjeter karagjozesh – por kete here karagjoze profesioniste??!!

  8. Arber iliri says:

    Mitro më mirë shkruaj për ndonjë udhëtim me esmerkën se ja vlen, lëre
    Filipin se është ala aktiv,më vonë ja vlen
    mbase i shkruan edhe ….jo spo e thom se ma merr për ters.

  9. kasemi says:

    Per fix-in, me sa di une punojne shume gazetare e teknike per ta realizuar, ndersa sa per filipin, une mendoj se ai vetem e shkaterron ate emision. Per mua, me aq sa e njoh, dhe nga deklarimet e veta ne media, filipi eshte nje kokerr dallgauku e halabaku, sa vetem ky mitrua i afrohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje