PS fiton edhe Bashkinë e Dibrës

7 Mars 2022, 12:29Politika TEMA

Kandidati i Partisë Socialiste, Rrahim Spahiu ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës.

Nga të dhënat rezulton se Spahiu ka marrë 13 995 vota, i ndjekur nga Premtim Kryemadhi i “Shtëpisë së Lirisë” me 4 478 dhe Luan Haka i PD me 4 437 vota.

Deri tani, PS ka fituar katër bashki, nga gjashtë në të cilat garohej. Përveç Dibrës, PS mori edhe Vorën, Lushnjën dhe Rrogozhinën. Edhe në Durrës, kryeson kandidatja socialiste, Emirjona Sako, ndërsa në Shkodër, kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia.

1 komente në “PS fiton edhe Bashkinë e Dibrës”

  1. km says:

    Si mor nuk ka fitue njai Kriemodhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje