Fitoi në disa bashki, reagon Rama: E prisnim, por lufta në Ukrainë e bën të pamundur shijen e fitores

7 Mars 2022, 13:33Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjedhjet e pjesshme vendore duke thënë se zgjedhjet i dhanë PS as më pak e as më shumë nga sa prisnin.

Ndërsa uron fituesit, dhe falenderon ata që u angazhuan në këtë garë, Rama shkruan se lufta në Ukrainë e bën të pamundur shijen legjitime të kësaj fitoreje, ndaj shkruan ai sot lartësia e sfidës është ku e ku më shumë marramendëse, se sa mirëqeverisja e këtyre bashkive dhe se sa të gjitha sfidat qeverisëse deri fare pak ditë më parë.

“Zgjedhjet e djeshme i dhanë Partisë Socialiste as më shumë e as më pak se sa prisnim. 5 nga 6 bashkitë në garë – me një fushatë pa i ndezur motorët e qendrës dhe me një hendek votash nga rivalët edhe më të madh se sa tregonin projeksionet tona. Urime fituesve dhe faleminderit të gjithë atyre që u angazhuan për këtë rezultat, po mbi të gjitha faleminderit zgjedhësve, të cilët dje ushtruan pushtetin e tyre vendimmarrës në interes të komunitetit.

Thënë kjo, nuk rri dot pa shtuar sot se ajo që po ndodh në më pak se dy orë vijë ajrore nga Shqipëria, e bën të pamundur shijen legjitime të kësaj fitoreje. Sa hap e mbyll sytë bota ku jetonim ka rindryshuar përsëri. Por ndryshe nga ndryshimi i përkohshëm që na ka imponuar pandemia, ky rindryshim duket se nuk do të jetë aq i përkohshëm. Lufta po vret e po shkatërron në Ukrainë, por po i fut kthetrat e ndikimit të saj kudo, në tregjet e mëdha e të vogla, ku jeta e përditshme po shtrenjtohet orë e minutë nën bombat e pasigurisë që lufta mbjell kudo.

Sa hap e mbyll sytë filmat me Luftën e Tretë Botërore, armët atomike, shkretimin e vendbanimeve, ia kanë lënë vendin realitetit të jetës sonë, ku duket sikur s’ka më asnjë çmenduri të pamundur dhe sikur as vetë fundi i botës, nuk mund të përjashtohet si një nga skenarët e mundshëm. Ndërkohë ne kemi fituar Dibrën, Durrësin, Lushnjën, Vorën e Rrogozhinën, me rezultate përtej parashikimeve më optimiste! Por sot lartësia e sfidës është ku e ku më shumë marramendëse, se sa mirëqeverisja e këtyre bashkive dhe se sa të gjitha sfidat qeverisëse deri fare pak ditë më parë.

Ia dolëm me tërmetin dhe me pandeminë, e gabimisht menduam se më e keqja kaloi. Kjo që sapo na ka dalë përpara është më e keqja fare. Duhet me se s’bën t’ia dalim edhe kësaj. Të bashkuar, jo të ndarë”, shkruan n Rama.

7 komente në “Fitoi në disa bashki, reagon Rama: E prisnim, por lufta në Ukrainë e bën të pamundur shijen e fitores”

  1. Altini says:

    Prapë Shkodra me Sali Berishen, dhe pastaj thone qe na kane harruar dhe ka varferi e emigracion. Bravo, jepjani voten nje varrimihesi kriminel komunist, dhe pastaj do e shihni zhvillimin. Turp per shkodranet, por mesa duket, s’kane mbetur me shkodrane, vendi i tyre eshte zevendesuar nga te tjere…

  2. zefi says:

    Turpi me i madh eshte ne Shkoder qe nuk votojne PD por anti Amerikanin Sali NON GRATA…
    Njerez te trash, derra,shpellar e malok….

  3. Ani says:

    Ndonje Tank do blesh apo si gjithnje thjesht llafe per te justifikuar situaten diktatoriale ne Shqiprri ku ti ben ligjin si ne Rusi

  4. ?? says:

    Haha ti e ke problem se vdesin njerz në Ukrahine ???dyshoje shume se pse ti je një hajdute dhe kure nje njeri vjedh popullin e vet dhe e fute në mjerime imagjinoje se sa munde ti dhimben të tjeret . Ti bashke me Tome Doshin keni bashkuare votat me Sali Berishen dhe Ilir Meten në Shkoder per të nzjerre njeriun e
    Berishes fituse. Ju jeni kriminela dhe hajdute te gjith ????

  5. vdesin me u pallu me te huajt
    tradite 500 vjecare
    beni njiher Detyren qe ke ne ngarkim ne ket Vend per kte popull ,
    pastaj nqs ju ngel kohe , pallohuni me boten sa te doni

    Populli shqiptare jeton ne Mjerim ,
    s’ka Drejtesi ,
    s’ka kush e perfaqson e mbron nga Abuzuesit e Cmimeve dhe gjithcka
    ka te beje me jeten ne ate vend ,
    asgje nuk funksionon si duhej ,si u premtua ne vendin tone ,
    KM gjen kohe te merret me problemet e Botes cdo dite !
    Kjo tregon mungese interesi dhe serioziteti ne detyre .Kta sekur jane duke dhen cfaqje ne skene mor zot
    jo sekur kane detyrime ndaj jetes se qytetarit ,por kerkojne ne cdo rast vemendje ,
    pik e zeze c’na gjeti ?

  6. Taulant says:

    Ky plehr do te krahasohet me Zelenskin dhe popullin trim e dinjitet Ukrainas.
    Ky eshte nje ndyresir nje plehr e korruptuar qe i ka bere Shqiperise me shume krime sesa i ben Rusia Ukraines.
    Populli i Ukraines ka respekt per qeverin e saj ndersa ne Shqiperi po te ndodhte nje agresion i tille populli do ishte larguar per 24 ore.

  7. Leo says:

    Tu stenhapet barku per shqiptaret e Jo me t rruhet per ukrainasit.
    Jepini.nje Nobel prize ktij …per karl.ik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje