Ata me vota jashtë, ata pa vota brenda: Ç’i bëre vetes Sali Berisha!

7 Mars 2022, 15:07Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Imagjinoni një skenar të tillë jo shumë abuziv apo ëndërrimtar: Sali Berisha shpallet i pezulluar nga grupi parlamentar një ditë para nisjes së punimeve të Kuvendit të ri në shtator 2021. Doktori e ndrydh mllefin dhe mban gishtat në tastierën e Facebookut. Shprehet se vendimi është i padrejtë, se Lulzim Basha e ka prerë në besë dhe se këtej e tutje do të luftojë brenda partisë që të kthejë rrotën e historisë në drejtimin e vet. Në vend të shpatës, merr kartë e penë. Nuk shpall krijimin e një partie paralele, nuk bën as kongres paralel por e sfidon Bashën në kongresin e tij të 18 dhjetorit, i gërryen gradualisht strukturat në qendër dhe bazë, i merr kryesinë dhe delegatët dhe inicon një votim plebishitar brenda partisë për ta hequr kryetarin në detyrë. Qëndron në një cep duke pritur momentin, në bazë të aksiomës “hakmarrja është një gjellë që hahet e ftohtë”!

Nëse do të kishte vepruar kështu, sot, gjashtë muaj më pas, nuk do të kishim tre palë në zgjedhjet e 6 marsit, por vetëm dy: PS dhe opozitën. Nga e dimë këtë gjë? E dimë zyrtarisht të gjithë tashmë, sepse rezultati i 6 marsit qe i pari që tregoi në shifra dhe konkretisht, sesa vlejnë dy palët e krijuara në PD pas krizës së shtatorit 2021. S’ka më firma tek zyra e Edi Palokës, as 5000 delegatë për 2000 karrige!

Por ja që s’ndodhi kështu: Doktori ndoqi instiktin, jo logjikën. I besoi zemëratës, jo llogarive. Përkundër asaj që ka bërë gjithë jetën, në këtë rast ai e la llogoren, e çfarë llogoreje: la partinë që kishte themeluar, për t’u endur kafeve rrotull selisë, në pritje që Luli të mërzitet duke ndërruar bravat e dyerve.

Zgjedhjet e kësaj të diele janë një sqarim mbarëkombëtar mbi raportin e forcave në Partinë Demokratike. Përtej apatisë totale që e ka kapur opozitën, e që u duk tek abstenimi masiv, pjesa e fortë e votuesit të djathtë është shprehur për Foltoren e Berishës, në raportin një me tre. Meqë për fituesin e vendit të parë s’ka më ndonjë interes apo kuriozitet, fituesi i vendit të dytë është i qartë kudo ku është votuar. Ai është Sali Berisha, me Ilir Metën dhe Nard Ndokën si ornament elektoral.

Në vend që të gëzohet për Shkodrën e të hidhërohet për Dibrën, Sali Berisha duhet të dëshpërohet thellësisht për llogaritë e gabuara që bëri në vjeshtën e vitit të shkuar. Sepse me këtë raport forcash me Lulzim Bashën, që kutitë e votimit treguan, ai meritonte të ishte sot brenda selisë, e jo jashtë saj. Sado antihistorik e donkishotesk që të duket, ky është realiteti që tregojnë sot rezultatet e zgjedhjeve. Votuesi i PD do Sali Berishën, jo Lulzim Bashën. Do t’i shkojë pas një politikani me karton të kuq e në fund të karrierës, e jo të shohë përtej Bashës dhe Berishës. Shkaqet e kësaj zgjedhjeje janë debatuar e diskutuar pafund këto muaj, por tani që zgjedhjet folën, situata në PD duket e qartë.

E thënë kjo, Lulzim Basha vështirë se do të lëkundet disi nga pozicioni që mban në krye të PD-së zyrtare. Opozita ka treguar me cilin është, por kriza brenda PD është ende larg zgjidhjes. Teksa rezultatet po merrnin formë, Basha mori pjesë i pashqetësuar në një takim për festën e mësuesve, e vetëm më pas deklaroi se në zgjedhje fituan dy “non gratat” dhe se ka nevojë për reformë zgjedhore!

Gjithçka bën të mendosh se Basha është komod me selinë dhe vulën e partisë, se çfarë ndodh matanë gardhit s’i bën shumë përshtypje. Kjo sjellje nuk premton asgjë të mirë për ata që ndjehen fitues në 6 mars: Foltoren dhe Doktorin. Marrja e dështuar e “Bastijës” në 8 janar do të mbetet e tillë, Basha do të vijojë të flasë e të vulosë në emër të opozitës zyrtare dhe kjo do ta mbajë sërish të pazgjidhur krizën brenda të djathtës. Ashtu siç pritej Lulzim Basha quan fitore vetëm 8 janarin, e jo 6 marsin. Zgjedh selinë, jo garën elektorale. Çka përbën një arsye madhore për t’u pezmatuar e revoltuar për paraardhësin e tij që ja arriti të futet me ceremoni nga dera e madhe e Bashkisë së Shkodrës, por nuk ka arrin të hyjë as me shkallë zjarrfikësish në selinë e partisë që themeloi.

13 komente në “Ata me vota jashtë, ata pa vota brenda: Ç’i bëre vetes Sali Berisha!”

  1. Shkrime kote pa thelbe says:

    Një shkrime kote pa as një lloje kuptimi a po thelb se pse po të jen zgjedhje të përgjithshme Sali Berisha dhe ilir Meta në shkalle repuplike të dy bashke nuke marrin as 20 për 100. Pavarsisht se të gjith jane një lloje as një nga keta nuke jep shpres . Une mendoje se në Shkoder jane bër të gjith bashke ilir Meta ,Sali Berisha , Edi Rama, Tome Doshi kunder Bashes. Nuke ka munsi që Ps të jet kaqe e dobet në Shkoder sa mose të mundin Pd e ndare në 2 pjes

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Per faktin se çfare ka ndodhur ne Shkoder, ke shume te drejte.
      Por per shkrimin lexoje dhe nje here.
      Thelbi i shkrimit është ky:
      Votues i Sali Berishes = koqe kandari
      Votues i Lulezim Bashes = edhe me keq nga koqe kandari
      Votues real i të djathtes = shumica e heshtur e djathte, qe nuk voton sepse nuk ka per ke të votoje
      *****************
      Morali?
      Ashtu si Enver Hoxha vrau dhe shtypi te djathten shqipetare dhe elitën e vjeter qe të mos rrezikonte pushtetin e tij, Sali Berisha perfundoi misionin e mesuesit e tij duke e vrare perfundimisht të djathten, duke larguar intelektualët e vërtetë të djathte, idealistë qe do ta çonin perpara kete vend.
      Ne vend te tyre e mbushi PD me rrumbythje,me rronxhobonxho si Bujar Nishani, Flamur Noka, Xhelal Mziu, Edi Paloka, Çlirim Rrumpalle Gjata, dhe me plot me aqolë të tjerë, e me zuska e rruspie të tipit Duma dhe Tabaku, dhe PD u katandis nga kokosh ne nje thele.
      Tani nuk ka me intelektuale qe afrohen ne PD po nuk iken Makbethi me Lolon e tij.
      U afrua edhecAgron Shehaj, por nga intelektual perfundoi ne lapangjoz.
      Si rrjedhoje nje parti si PS qe ngryset e gdhihet si Parti e Edi Rames, mbijeton e pa prekur, edhe pse ka edhe ajo rrumbythjet e saj dhe rrumpallat si Erion Brace, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, Vangjush Dako, Sejdini ne Elbasan, apo Termet Idiot Peci ne Tepelenë.
      Uh, se harrova Lolon e Ramës, Erion Veliajn.
      Çdo mbret ka Lolon e vet.
      Por kompaktesia e PS, dhe kontrolli i rrepte i Edi Rames mbajti dhe mban PS ne kembe.
      Tani, fati i Shqiperise varet se a ka mbetur ndonje elite me bythe ne Shqipëri, apo është katandisur e djathta ne disa koqe kandari si Bardh Spahija dhe Klev Ballija.
      Revolucioni Brenda së djathtes është shpetimi i Shqipërisë.
      Ndryshe do kemi një opozitë gogël per nja 50 vjet.

      1. e ca pastaj says:

        Kujt i plas per te djathten ne Shqiperi o njeri!? E djathta historike reale, as ka qene e as nuk eshte as 5% e popullsise. Qe do te thote se e djathta kurre nuk do mund te vinte ne pushtet qe nga krijimi i shtetit shqiptar e deri me sot, nese nuk do bente krime e mashtrime ne keto 100 e ca vjet te shtetit shqiptar. Ceshtja eshte se ne politiken e sotme kemi te bejme me banda “politike” qe nuk kane asnje perkufizim djathtas apo majtas, por kane vetem nje perkufizim si “interesi i vet bandes dhe atyre perreth bandes”. Ngjyrat dhe kenget e ketyre bandave, nuk i bejne ato realisht as te djathta e as te majta! Ne nje koncept te tille ceshtja eshte krijimi i nje opozite reale, te vertete. Por kjo opozite nuk mund te jete kunder ketyre bandave politike, sido qe te quhen apo emertohen ato. Opozita e vertete duhet te jete opozite ndaj realitetit social te sotem, jo ndaj bandave politike te ashtuquajtura te djathta apo te majta bashke. Keshtuqe duke e ditur se cdokush e ka te qarte se realiteti i sotem social, eshte nje sistem kapitalist i cthurur, i eger, vrastar dhe i korruptuar deri ne palce, atehere pikerisht opozita qe nevojitet duhet te jete kunder ketij sistemi kapitalist me te gjitha bishtat qe ka nga pas. Kjo besoj eshte e qarte per t’u kuptuar! Ajo qe nuk eshte e qarte dhe nuk kuptohet nga shumica e njerezve qe duan te bejne opozite ndaj ketij realiteti social, eshte qe e vetmja mundesi qe te ekzistoje kjo opozite, eshte krijimi i nje levizjeje politike te vertete antikapitaliste! Kush ka sadopak njohuri te historise politike, e di se opozita e vetme dhe e vertete ne kete rast eshte LEVIZJA KOMUNISTE. Pra krijimi i nje opozite reale sot, do te thote krijimi i nje Fronti Komunist Antikapitalist, qe nenkupton nje parti komuniste te re, te reformuar dhe te modernizuar. Eshte e vetmja mundesi qe ne Shqiperi te kete nje Opozite Reale. Cdo gje tjeter do jete thjesht nje bande politike me ngjyra dhe me bojna, por qe ne thelb do jete “asgje”! Sa me shpejt ta kuptoni, aq me mire, sa me shume vononi ta kuptoni aq me shume paci veten ne qafe, e kush sa me shume e kundershton aq me shume ka nevoje te hollohet ne tru!

  2. ka me keq says:

    Minxhozi, diçka nuk qendron se: shkodranet nuk jane ata qe kane qene, te kultures veneciane, te fjales dhe muzikes e humorit te shpirtit, por e kane shitur ate “ekonomi tregu” tek nje malok i quajtur Sali Berisha qe edhe datelindja e atesia nuk i dihet sakte. Dhe nuk jane vetem sot; ka shume neper Shqiperi qe nga Jugu ne Veri. Kjo tregon se jane njerez pa karakter shqiptari si ka treguar historia. Qe te dashurohesh me nje femer te bukur e te ndershme dhe te kerkosh te martohesh me te, eshte diçka normale dhe shpirterore, por ate qe kane bere shkodranet e ketyre 30 vjeteve qe “dashurojne” Sali Berishen, eshte o çmenduri o idiotesi. Tani le te vazhdojne rrugen deri sa te shkojne ne “parajsen” e Saliut se mbase dhe atje do ta adhurojne bishen kriminale shqiptare. Por populli yne ka thene dikur nje fjale te urte: me thuaj me cilin rri, te te theme se cili je; prandaj kjo s’do me pergjigje. Llogari e xhepit te tyre.

    1. joel shkodra says:

      E perdorte shpesh Enveri thenien nga jugu: “Per inat te sime vjehrre vete fle me mullixhine”. Per shkodranet ne kete rast “mullixhiu” eshte Saliu dhe “vjehrra” jane te tjeret. Ose shkodranet thone: “kur s’ke pule, ha sorre”.

      1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

        Joel, respekte. Shkurt e sakte.

      2. i merzitmi says:

        Me ken shkodran, tana i ban!
        Shkodranet kane 30 vjet qe vetem vjedhin dhe abuzojne, ndaj nuk eshte cudi qe ndjekin nga pas Sali serbin apo ate te famshmin Hajdar Hajdarin!

  3. Beni says:

    Çfarë partie ka themeluar Sali Viçidoli ?! PD ai e rrëmbeu pasi e themeluan të tjerët. Thojini faktet ashtu siç janë, o Skender djali!

  4. Veshgues says:

    Cfare venecian thue or zotni!
    Shkodranet muslimian kane probleme me martesat me officer e Jenicer Turqi para dhe mbas 1900. Keshtu thone studimet.

  5. Arber iliri says:

    Shkodra dikur është quajtur qytet i kulturës ,e meritonte,tani mund të quhet qytet i injorancës politike.

  6. carlo says:

    pertej deshires tende o anadollak njeri (tmerresisht i anshem) berisha vlen me shume sesa luli dhe sigurisht votohet me shume sesa ky i fundit ,kjo sdo te thote asgje por eshte fakt qe ti dhe disa si ty se pranojne dot nga urrejtja patologjike qe keni per berishen or mik.
    ik tani bej sikur punon me keto pacavuret qe shkruan ,idiot

    1. qe te kuptosh says:

      Natyrisht qe Sala vlen me shume, ai eshte Non Grata …

  7. Balo says:

    Turpi e mbuloftë Shkodrën kur shkon i falet një gjaksori si Saliu!
    Çfarë rëndësie ka krahasimi me PD e Bashës, një parti që do ringrihet edhe pasi të ikë Basha(janë amerikanët që do e largojnë tani edhe atë sepse nuk u bën punë)por konglomerati vrasës-hajdut nuk ka për të pasur jetë..prandaj shkodranët janë thjeshtë të vonuar nga mendtë….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje