Leonardo DiCaprio dhuron 10 milionë dollarë për ushtrinë ukrainase

8 Mars 2022, 15:58Lifestyle TEMA

Leonardo DiCaprio ka dhuruar dhjetë milionë dollarë për Forcat e Armatosura të Ukrainës, njëherësh shuma më e lartë e donacioneve të ofruara për vendin deri më tani.

“Superylli i Hollywoodit, i njohur për rolin në filmin “Titanic”, Leonardo DiCaprio, ka transferuar dhjetë milionë dollarë në qeverinë ukrainase ndërsa po vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. Me sa duket, donacioni i madh ka për qëllim të mbështesë përpjekjet e luftës, si dhe përpjekjet humanitare brenda vendit”, thuhet në raport.

DiCaprio, i cili ka rrënjë ukrainase në bazë të gjyshes së tij, ka dënuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës duke iu bashkuar një numri të madh të të famshmëve tjerë. Këtu mund të përmendim, Robert De Niro, Mila Jovovich, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher.

 

2 komente në “Leonardo DiCaprio dhuron 10 milionë dollarë për ushtrinë ukrainase”

  1. TURIEMIGR says:

    BRAVOO !

  2. Globalisti says:

    Ku je mer globalist i shkolles se Shwabit. Njeri i degjeneruar ske lene femer pa ju vardis. Emrin e ktij aktori do e gjeni ke lista e globalistave. Do kishte qene mire ta bente ate miresi per ate popull qe vuan pasojat e tekave te ketyre si puna e ketij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje