Peliçet e Gridës dhe dosja e Joridës

8 Mars 2022, 19:56Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Njeriu i fundit në Partinë Demokratike që nuk e ka kuptuar ende se kryetari legal i saj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme, është vetë Lulzim Basha. Por edhe kjo është çështje kohe deri sa të ndodhë realisht. Agonia e zgjatur, që herët a vonë do të përfundojë po në këtë formë, nuk i bën mirë as atyre që presin dorëzimin e çelësit të derës, as atyre që po rrinë mbas dere me shpresë se do të marrin çelësin për vete dhe as vetë njeriut që e kapërceu atë prag dere në vitin e largët 2013, si një premtim për politikë ndryshe dhe që u soll në mënyrë tmerrësisht identike me pjesën më të keqe të politikës shqiptare në vite. Asaj pjese thelbësore të saj që e sheh pushtetin jo si mjet të nevojshëm për të realizuar qëllime të mira, por si qëllim të vetëm drejt të cilit mund të shkohet edhe me mjete të liga.

Eshtë vetëm çështje kohe deri sa Lulzim Basha të paketojë pjesën e fundit të dinjitetit vetjak që i ka mbetur mbas serialit të pandalur të humbjeve dhe të largohet për të hapur garën në PD. Ndryshe, njeriu që pretendon se aktin e parë politik e ka bërë me pantallona të shkurtëra, në 20 shkurt 1991, me rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës, do të mbetet përjetësisht burri me pantallona të shkurtëra i politikës shqiptare, burri që i është bërë barrë PD-së dhe që do të ketë fat statuje në oborrin e SHQUP-it. Do të kujtohet si Piter Pani që nuk arriti të spikasë as në mes asaj valange qesharake me politikanë Fast Food-i, me identitet të rremë dhe rëndësi imagjinare që i japin vetes. Nga ai tip personazhi që ndryshon njëri nga tjetri vetëm nga kravata dhe spikat mbi tjetrin vetëm nga fustani.

Të sulmosh sot Lulzim Bashën është mëkat! Është njëlloj si t’i grabisësh jetimit bukën nga goja. Pikërisht bukën nga goja tentuan t’i rrëmbejnë dje kryetarit legal dhe formal të partisë, pothuaj të gjithë deputetët e grupit të tij parlamentar. Një pjesë e madhe e të cilëve, ishin emra totalisht të panjohur për publikun, një pjesë tjetër që ishte fshehur prej muajsh në xhepin e pasëm të pantallonave të shkurtra të Lulit dhe ca pak të tjerë që u dhemb opozita. Ata i binin Bashës që t’i dëgjonte Berisha. Kërkuan hapjen në mënyrë legale dhe formale të garës në PD. Është e pabesueshme sesa shpejt do të rrokullisen ngjarjet në këtë drejtim, me gjasë shoqëruar edhe me shmangien e Sali Berishës nga gara e shtyrë e 22 marsit.

Ka shumë mundësi logjike, që ideja e nevojës për një periudhë tranzitore në drejtimin e PD-së, për krijimin e një këshilli drejtues prej pesë vetësh, do të fitojë shumë më shumë terren nesër, si e vetja linjë logjike që ndihmon në rimëkëmbje; një këshill i ngritur sipas parimit latin, “I parë mes të barabartësh”, është zgjidhja e vetme mes oreksesh që janë deklaruar si uri për karrierë. Kjo mënyrë që socialistët e kanë përdorur në vitet e zymta 90-të, kur partinë e drejtonin nënkryetarët sepse kryetarin e kishin në burg politik, vlen edhe për demokratët që sot për sot, kryetari i të cilëve vazhdon ende të jetojë në një botë paralele dhe jo reale.

Që tani ka nisur të shfaqen zërat që kërkojnë të ndërtojnë identikitin e kryetarit të ardhshëm të PD-së. Dy kandidaturat e vetëshpallura jo me zë, por me ambicie, jo me akte, por me shpresa, janë përfaqësuese të dy linjave mjaft të tensionuara në PD. E para, Jorida Tabaku nënkryetare e PD-së dhe Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm nga njëra anë dhe nënkryetarja tjetër Grida Duma dhe Ervin Salianji nga ana tjetër. Në thelb, ideja nuk është e keqe: Ramën e mund vetëm një grua, për momentin! Rama mundet vetëm duke qenë ndryshe prej tij. Një portret femëror në krye të partisë, do të ishte vërtet një investim i mençur për të shmangur atë turmë të pafundme që popullon oborrin e PD-së, me burra që sillen si gra dhe gra që imitojnë burrat në sjellje, siç thonë gjithë ligësi e pa të drejtë cinikët brenda vetë PD-së për Bardhin dhe Salianjin.

Pavarësisht të gjithave, kryetari post Basha duhet të ketë një cilësi që ai vetë nuk e ka pasur që në krye të herës. Duhet të jetë i pashantazhueshëm! Basha është sjellë në vite, me akte dhe jo fjalë, si aleat i Ramës. Dhe kryeministri jo njëherë ka lënë të nënkuptohej atë që Berisha e thoshte troç: “Rama e ka blerë Lulin!”, por pa thënë se edhe ai vetë është sjellë si një aleat i jashtëzakonshëm në të gjitha fitoret e Ramës. Me një ndryshim të vetëm nga Basha: Berisha i është dhënë Ramës falas!

Kundërshtari i nesërm i Ramës nuk duhet të ketë kurrsesi ato zonat me hije që kundërshtari mund ti shantazhojë. Grida Duma, për shembull, pavarësisht se ka peliçe të shtrenjta në garderobën e saj të hijshme, krahas tyre fsheh mëkate të së shkuarës në dollap. Ka një sërë minash të mbuluara, të cilave u ka rënë anash, por që rrezikon t’i shkelë dhe t’ja shkelin që ditën që do të tentonte derën e kryetarit. Ndërkohë që Jorida Tabaku, shumë më e përkorë dhe e përmbajtur se shumica dërmuese e kolegëve të saj në politikë, kreu gabimin e jetës duke menduar se po ndërtonte triumfin e jetës.

Komisioni për inceneratorët prodhoi armiq të fuqishëm për Tabakun, jo thjesht për shkak se ajo i sulmoi, por sepse sulmi nuk ishte falas. Hesapi me pazar dhe pazari që bëri hesap për inceneratorët dhe copëza të tjera të faulleve të hershme të zonjës Tabaku, ka kohë që kanë mbushur fletët e një dosjeje politike që mund të fillojë të bëhet publike copë mbas cope. Të tjerë personazhe janë në radhë, secili duke shpresuar për veten jo sepse ndjehen superorë ndaj të tjerëve, por sepse pazari për kryetar ka rënë në një pikë të frikshme sepse në PD as Enveri nuk ka vdekur siç do të donin dhe as Ramizi nuk do të iki!

Pavarësisht të gjithave, mbas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, lajmi i mirë më së fundmi ka mbërritur edhe në PD edhe për pesimistët më të dëshpëruar të kësaj partie. Edhe në ëndrrat e Edi Ramës, PD-ja nuk mund të bëhet nesër më keq sesa është sot!

5 komente në “Peliçet e Gridës dhe dosja e Joridës”

  1. anaidi says:

    Grida Duma eshte vertet nje shemtire njerezore qe vetem femer si thua habitem kur flet edhe leviz trupin edhe koken bashke me nje menyre qe ne boten perendimore eshte e papranueshme edhe quhet “Body Language” dmth ne njofte se paraqitesh ne interviste pune edhe ben “Body Language” shanset per te ofruar pune jane te pakta ose aspak varet nga pozicioni punes.
    Por “Body Language” tregon se cfare paraqet Grida nuk dua te zgjatem sepse Grida edhe tja shpjegosh keto nuk pranon sepse eshte formim gjysmak alla demokraci shqiptare qe si ve faj.
    Mjer ai popull qe perfaqesohet nga Grida.

  2. Vetem griden nuk blen rama says:

    Lulin e ka blere rama kur u mbyll me ore te tera ne takim.
    Mos o zot te zgjidhet grida salianjit dhe te mbyllet me ore te tera me ramen qe ka dal lakuriq ne plazh.

  3. LO-RE-CO says:

    Ti je nje analist hauresh,qe te duket vetje se din gjithcka,po pak ndryshim ke nga te tredhurit e tjere,o indipedent,sa per Ed Ramen,qe normalisht duke e pare se nga u nis per te qeverisur kete vend,ka bere shume,mund te bente dhe me shume e me mire,sera jote nuk e gervisht fare,po fare ama,problemi i kesaj opozite te sotme,po qe ka qene dhe mazhoranca e djeshme,i ka sjelle shume fatkeqsi ketij populli bemat e tyre njihen mire,po ashtu dhe autoret,qe perpiqen te veshin lekuren e qengjit,po qe jane ne kulmin e agresivitetit te tyre,qe per humbjen e pasurise,pushtetit dhe lirise se tyre,ne ndeshkim te krimeve te bera,jane razi te shkatrrojne kete vend e popull,vetem te shpetojne vete,po kjo nuk do ndodhe,dhe fundi i tyre po tentuan,do jete tragjikse kostoja e krimeve ne kohe lufte,eshte e rende,prandaj dhe ti mik,qe ke te drejte qe meresh me lulin,nuk mund ti beni gje Lulit,Luli do jete aty,me seli,e me parti,deri ne momentin,qe keta halet e krimit,bashke me ju unuket e tyre,te dilni jashte loje,sa per analiza dhe pune,lejani Ed Rames,se ai eshte adap dhe puna do hallat se sic thote populli-hallati punon dhe i zoti lavdrohet.

  4. 1 says:

    Z. Vangjeli ,i je qepur Bashes me buke ne traste ,jo se ai nuk e meriton po nuk te degjova nje here te thuash :ka 99 te keqia po nje te mire ja beri PD dhe shoqerise u hoqi Saliun nga kurizi dhe e beri te bredhe ne kete moshe si zagar rrugeve.Diku nga fillimi thua qe te hapet gara ne PD.Kete do dhe Saliu .se po u hap gara ti e di qe Saliu e fiton me hir apo me pahir.Me vehte ka kontigjentin me kriminal te PD.E drejta eshte ajo qe thua me poshte me komisjon drejtues po te meret vendimi qe as Saliu dhe as Luli mos te kene te drejte te kandidojne,ndryshe me kthimin e Saliut shkojme 30 vite pas

  5. malo says:

    Ca kohe me pare pata menduar se ky ishte me te vertete gazetar, por tani eshte bere njesh me Shkullakun, Bushatin, Lubonjen e te tjere te ketij lloji. Ky flet sikur ka preshin ne bythe, si i ndjeri Tritan Shehu ne Lushnje. As njeri (Salinjani) dhe as tjetra (Duma), nuk kane as guximin me te vogel te shfaqin mendimin per t’u bere kryetar te PD, sepse kete e vendos AI BURRI (Sali Berisha), per aq kohe sa te jete gjalle. Qe ta kuptoje ky anal (ist), te gjitha sa thote jane pavlera, sepse do te behet sic thote Saliu, ose Saliu kryetar, ose nje besnik i Saliut, nje bythelepires, qe ne PD jane te shumte, se Salkiu nuk e ka merakun tek Partia, por tek vetja e tij. Sa per dijeni, te gazetarit, PD jo vetem qe nuk do te forcohet, por do shkrifet, do te behet mut fare, si me Lulin, si me Berishen, pra mut me njerin, kake me tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje