Erion Braçe: Nuk më dëgjuat kur iu thashë në tetor të mbillnit grurë, tani mbillni misër

9 Mars 2022, 09:32Politika TEMA

Deputeti Erion Braçe ka sjellë një fjalim të tij të mbajtur në tetor në Komisionin e Ekonomisë, ku kërkonte mbjelljen e fushave me grurë, për shkak të situatës gjeopolitike.

Postimi i Braçes

Nuk mbillet gruri në mars, ministër! Nuk mbillet!

Tani ka nevojë për pleh ai grurë që është mbjellë. Ua jep dot?

Për mbjelljet duhej dëgjuar më herët.

Fjala bien ë fund të tetorit unë dhe ju kemi qenë përballë e unë kam thënë çfarë dëgjon, edhe njëherë.

Ja ku e keni, mbase vlen per misrin, se gruri iku tani e varesia u thellua!!

Komisioni i Ekonomise, fund Tetori i vitit qe shkoi:

Çështja e ushqimit është çështje e sigurisë kombëtare. Me ndryshimet klimatike dhe efektin që ne ndjemë këtë vit, të paktën te drithërat, pa diskutim që duhet të fillojmë të analizojmë në nivelin e sigurisë kombëtare. Do të garantojmë ushqim këtu apo do të jemi të  varur totalisht?

Në kushtet e një ngjarjeje si kjo që po e vuajmë prej dy vjetësh, pandemisë, ku rrugët mbyllen, kur kostot e transportit rriten dhe në kushtet e ndryshimeve klimatike kur prodhimi bie, rendimentet ulen dhe secili fillon mbron pjesën e vet të kombit të tij apo akoma më keq, fillon të mendojë të bëjë gjeopolitikë me ushqimin, çfarë do të bëjmë ne, ku do të jemi në  këtë pjesë?

Fare mirë ju thoni që këtë herë do t’i subvencionojmë ose do t’ua japim në dorë fermerëve fidanët e perimeve, që kanë edhe tregun më të madh të eksportit, por keni menduar që neve na duhet edhe grurë?

Si ka mundësi që e gjithë fusha e Tërbufit mbillet me jonxhë ose luledielli? Sepse kostoja është minimale. Por ne nuk ndërhyjmë në këtë aspekt. T’u japim farë misri, farë gruri. U kemi dhënë naftën falas për të punuar tokën dhe nuk është pak. Sot që flasim një litër naftë kushton 1860 lekë dhe t’ua japësh pa lekë natyrisht që i ndihmon jashtë mase.

Po t’i bëjmë të gjitha këto, kush nuk mbjell më grurë, ku çmimi sot në grumbullim është të paktën 37 lekë apo misër, ku çmimi sot në grumbullim është 43 lekë? Të gjithë mbjellin, sepse u del shumë mirë.

Në funksion të asaj që thashë, do të mendojmë ne për ushqimin, sidomos në produkte strategjike?

Natyrisht që kjo vlen, prandaj duhet bërë më i gjerë arsyetimi”.

15 komente në “Erion Braçe: Nuk më dëgjuat kur iu thashë në tetor të mbillnit grurë, tani mbillni misër”

  1. Taulant says:

    Ik o mavri leri llafet kujt i flet Rames kerricit te Vucicit.
    Rama ben politiken Serbe ne Ballkan.
    Po nuk u zhduk nga politika ndyresira kryeminister populli Shqiptar do zhduket.

    1. eh c'na gjeti says:

      Psikopat! Rama ben politike serbe, kurse serbet bejne politike ruse, qe i bie qe Rama ben politike ruse! Por qe Amerika thote qarte se politiken ruse ne Shqiperi e ben Sala!
      O Taulant, o analfabet o kokrra e katunarit!

  2. asd says:

    Qeveria jone do mbjelli grure ne sera.

    1. kot me t'pyt says:

      E KUPTUAT QE ENVERI ESHTE HERO KOMBETAR?

  3. "BOHOTINA" says:

    Mire e ke. Po kujt ia thua. Zbriten nga malet dhe ndertuan ne keneta, kinse afer tokes per te mbjelle, por askush nuk e ben, perkundrazi duhet tu qash dhe hallin se po permbyten dimrit.

  4. rexha 10 says:

    MBASE TRE MANDATESH zoti BRACE paske thene qe te mbjellin grurin vitin qe shkoi .A munde te thuashe se kushe ishte minister i bujqesise ????? Apo po i drejtohesh KRYEMINISTRIT ,SEPSE AI I KRYEN TE GJITHA FUKSONET E DEGASTEREVE TE MINISTRISE . PARA SE TI KERKOSHE LLOGARI ,PYTE NJE HERE SE KURE MBILLET GRURI NE ZONAT FUSHORE ,DHE KURE MBILLET NE ZONAT MALORE .???? SEPSE PRODHIMET DIHET QE I MARRIM NE MUAJIN QERSHOR KORRIKE, DHE GUSHTE NE ZONAT E FTOHTA .SHUME VONE QE MBASE 12 VITESHE NE PUSHTETE ESHTE SHUME VONE QE TE KERKOSHE LLOGARI PER VITINE SHKUAR .sikure menduat se do te benit pisten e formules uno ndermjet Beratit Frit dhe Lushnjes ,DHE DO TE JETONIT SI ZVICRA QE JETON VETEM ME BLEKTORINE DHE TURIZMIN .

  5. Idriz Mazreku says:

    Grure mkund te mbillet edhe gjat gjiythe marsit.
    Grure i lloit pranveror me cikel te shkurter, qe korret ne korrik.
    kete grure mbjellin vendet e hemisferit verior, Finlandfa, Suedia,kanadaja, Siberia, vendet e azise qendrore.
    Jep rendiment 30-40 kv. ha.
    Ministria e Bujqwsise te bleje faren(ne Finlande) dhe t’ua shperndaje fermereve falas.

  6. Roberto says:

    Deri dje ne kohen e Enverit sigurimi i bukes ishte paresor dhe jo me kot prej vitesh punohej qe te sigurohej buka ne vend sepse kehet e keqija nuk dihet se kur vine dhe populli duhet ti kete depot plot. Po do thoni ju qe ku ka depo tani??? Normal qe nuk ka por kishte dhe ishin plot me rezerva nga me te ndryshmet mire po na erdhi nje PLEH me emrin Sali dhe shkaterroi c’do gje mbi toke e nen toke. Shpertheu depot e te gjitha llojeve dhe vodhi e i vuri zjarr. Tokat e mbjella me grure u shendruan ne sheshe banimi ose u mbollen kultura te tjera qe kishin me pak mundim pasi fshataret iken nga Shqiperia dhe u dynden neper fushat e Europes per te punuar. Vreshtat,plantacionet me peme frutore,agrume,ullinj etj u prene dhe lulezuan kjoskat ngado qe hidhje syte dhe tani fjala e Enverit tingellon aktuale me shume se kurre. “Buka eshte ceshtje e te gjithe popullit” po tani ku ta mbjelle populli grurin ne cati????????

  7. Ku ka toka dhe njerez per te mbjell says:

    Te mbjellin grure mbi catite dhe tarracat e pallateve

    1. Velo partizani says:

      Enver Hoxha njeriu me largpames ne historine shqiptare.
      1. Sigurimi i bukes ne vend.
      2 . Nafta çan bllokaden.
      2 parrulla dhe mas 50 vjetesh , shume aktuale.

  8. Elio says:

    Per Alibaben eshte me mire te mbjellin drog fitohet me shume,ne vend te bukes eshte me mire te pish droge,sot fshataret jane bere te gjithe qytetar dhe me makine e shtepira ne qytet,kush do e mbjelli grurin? Alibaba e ka gjetur si te veproj do punesoj afgan hukrainas dhe maloket e salihut do jene gjithmon me te pasur

    1. Tanguli says:

      Ti cfare ben ne Itali? Me siguri mbledh patate …

  9. Dajti says:

    Tani qe nbetemi pa buke kujtjojme merhumin.

    1. yp Xhixh says:

      Merhumin e sat’ome!

  10. Santori says:

    Si gjithe ekonomine shqiptare edhe bujqesin e shkaterruan perfundimisht.Me xhahilet pardesyardhe vetem shkaterrin e e mjerim do te kemi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje