Kina akuzon NATO-n: Ka rritur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës

9 Mars 2022, 10:45Bota TEMA

Kina ka akuzuar NATO-n se ishte shkaku i rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, çka solli edhe konfliktin e armatosur mes dy shteteve.

Në një dalje për mediat, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i merrnin seriozisht shqetësimet e Kinës dhe të shmangnin minimin e të drejtave apo interesave të saj, gjatë përpjekjeve për të zgjidhur krizën mes Ukrainës dhe Rusisë, raporton Reuters.

Zhao u tha gazetarëve se “vendosja pa pushime e sanksioneve nuk do të sjellin kurrë paqe dhe siguri, por do të shkaktojë vështirësi serioze për ekonomitë dhe jetesën e vendeve të prekura”.

Siç raporton Sky News, ai tha se Kina dhe Rusia do të vazhdojnë të kenë bashkëpunim normal tregtar, përfshirë tregtinë e naftës dhe gazit, në frymën e respektit reciprok, barazisë dhe përfitimit të ndërsjellë.

Kina njoftoi pak ditë më parë se do të dërgonte ndihma humanitare në Ukrainë, me vlerë 791 mijë dollarë.

1 komente në “Kina akuzon NATO-n: Ka rritur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës”

  1. Drin says:

    Ne rast se rusia bën ndonje gje qe se keni pare me para siç thote putana, kina do te kete pasoja njelloj si rusia. Ju kujtohet gabimi qe u be gjate luftimeve te NATOS me ambasaden e kines gjate luftes se Kosoves!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje