Olta Xhaçka: Sulmet ruse në Mariupol janë tmerruese, ekipi shqiptar në OKB do të bëjë presion ndaj Rusisë

9 Mars 2022, 21:40Bota TEMA

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i ka dënuar ashpër sulmet e Rusisë në qytetin jugor të Mariupolit, të cilët kanë shënjestruar edhe qytetarët e thjeshtë, duke bombarduar kopshte, materniteti, shkolla dhe institucione.

“Nuk kam fjalë për të shprehur dhimbjen dhe indinjatën ndaj këtij akti barbar”, shkruan Xhaçka në Twitter. “Vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve, sulmet ndaj infrastrukturës, janë krime, të cilat duhen dënuar botërisht”.

Ndër të tjera, ministrja shtoi se ekipi shqiptar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, së bashku me vendet e tjera partnere, do të bëjë të pamundurën për të ushtruar presion ndaj Rusisë, që të mos synohen më civilët e thjeshtë në sulmet me bomba.

Në një javë luftime, thuajse 1 mijë e 300 persona kanë humbur jetën në Mariupol sipas autoriteteve ukrainase.

Vetë presidenti Volodymyr Zelensky, ka publikuar një video nga materniteti i Mariupolit, i cili ishte tërësisht i shktërruar për shkak të sulmeve me raketa.

Ndërsa, bilanci mund të jetë edhe më i rënduar nga sa deklarohet, pasi shifrat aktuale janë paraprake.

2 komente në “Olta Xhaçka: Sulmet ruse në Mariupol janë tmerruese, ekipi shqiptar në OKB do të bëjë presion ndaj Rusisë”

  1. Gjipe says:

    He mo boll, delirante. Mbyll gojen aty dhe mbaj vendin. A ju aprovu burrit me vendim qeverie Gjipeja ta bej lesh e rezort, ate bej. Boll u hape .. krahesh. Na e ke shpif

  2. Vaso Pasko says:

    PRESIONI I SHQIPETAREVE DO “TREMBI” RUSET E ME SIGURI DO TERHIQEN, BRAVO OLTA. TI QENKE PER NE KESHILLIN E MBROJTS TE NATOS. BOTA PRET NGA TI TE TJERA FILLOZOFI USHTARAKE, VETEM MOS HARRO AMAN MBULOHU MIR KUR TE FLESH SE MOS FTOHESH PERSERI E LESHON GAZERA TE TJERA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje