Forcat e Armatosura britanike kanë vënë re se ka një mungesë të vogël të numrit të ushtarëve në shtabet e tyre dhe ka dyshime të forta se ata mund të jenë nisur drejt Ukrainës për të luftuar kundër Rusisë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Ushtria e Britanisë së Madhe për median shtetërore BBC.
Sipas pretendimit, ushtarët janë larguar pa afat. Pavarësisht se nuk është konfirmuar se ku mund të jenë, bindja se mund të jenë nisur drejt Ukrainës është e madhe në radhët e komandatëve ushtarakë britanikë.
Por, përtej këtij fakti, ka një thirrje të qartë nga zyra për shtyp e Ushtrisë, që ata të rikthehen menjëherë nëse e kanë ndërmarrë këtë akt.
Kjo ngjarje ka bërë që i gjithë stafi ushtarak ta ketë të ndaluar udhëtimin drejt Ukrainës, pa afat.
Nuk ma merr mendja se ky “dezertim” i ushtarakëve britanik të jetë një vendim personal pasi kjo do vinte në diskutim disiolinën e ushtrisë së Mbretëreshës. Kam bindjen se kjo është lëvizje e disa vendeve për të ndërhyrë në mënyrë jo zyrtare në konfliktin në Ukrainë. Ka një plan si duket të perëndimit për të kundërshtuar me ç’do mjet “luftën speciale” ruse në Ukrainë jo vetëm ne saksione dhe furnizime me armë drejt Ukrainës por edhe me ushtarë “vullbetarë” profesionistë në mënyrë që aksioni rus të pësojë sa më tepër humbje. Kjo lëvizje megjithse dejure nuk i implikon perëndimorët defacto implikon edhe NATO-n në konflikt duke krijuar premisat e një eskalimi të këtij konflikti me konseguenca të tmerrshme.