Luftë mercenarësh? Rusia: 16 mijë vullnetarë nga Lindja e Mesme, gati të na bashkohen

11 Mars 2022, 10:54Bota TEMA

Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë që Rusia duhet të mirëpresë vullnetarët që duan të luftojnë kundër forcave ukrainase.

Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë në vend, Putin citohet nga Reuters të ketë thënë edhe që ai mbështet planin për t’i dorëzuar rebelëve separatistë në Ukrainë armët që i janë sekuestruar ushtrisë vendase gjatë atij që Rusia e quan “operacion special”.

Sipas ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, janë rreth 16 mijë vullnetarë nga Lindja e Mesme që janë gati të luftojnë krah forcave ruse. “Nëse ata duan të vijnë me dëshirën e tyre, jo për para, të ndihmojnë njerëzit që jetojnë në Donbass, atëherë duhet t’u japim atë që duan dhe t’i ndihmojmë që të mbërrijnë zonat ku ka luftime”, citohet të ketë thënë Putin.

Nga ana tjetër, edhe Ukraina u ka bërë thirrje të huajve që duan t’i bashkohen Legjionit Ndërkombëtar, të aplikojnë në ambasadat e Ukrainës në vendet e tyre. Sipas autoriteteve, në këtë legjion kanë mbërritur rreth 20 mijë të huaj, nga 52 shtete të ndryshme të botës.

Edhe ambasadori ukrainas në Tiranë u ka bërë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen luftës, por në vendin tonë ligji e ndalon pjesëmarrjen në luftime në vende të huaja.

3 komente në “Luftë mercenarësh? Rusia: 16 mijë vullnetarë nga Lindja e Mesme, gati të na bashkohen”

  1. Sami N. says:

    sa idiot qe jeni! ndajeni mendjen mercenare apo vullnetare?!

  2. spata says:

    Sa turp .Pushtuesi kerkon ndihme nga jashte qe ti bashkohen luftes qe ka nisur .Kjo kerkese e Putinit lidhet me idet e tij, te cmendura, qe ta nderkombtarizoje agresjonin .Me te drejt analistet perendimor ngren shqetsimin e pershkallzimit te tensjoneve ne bote per nje lufte te tret boterore .Nese ka shume te cmendur ne Rusi nuk perjashtohet qe ajo te ndodhi . I vetmi shtet qe mund ta ndaloje kete katastrofe boterore eshte Kina .Dipllomacija perendimore dhe organizmat e OKB duhet te kontaktojne ne udheheqsit kinez per te ndalur kete cmunduri . Ka dhe nje obsjon qe eshte shume i kushtueshem per toksoret .Nderhyrja e Alienve sic jane shprehur shume persona fantastikoshkencore ne bote .Ata thone se ,nese nuk jemi te zote te zoterojme jeten ne planetin toke, do te nderhyjne per te na kthyer skllever ne planete te tjera .

  3. Poshte barbarizmi Skllavo islamike jane një lloje???? says:

    Terrorist nga lindja e mesme jane gati për të vrare civile gra dhe femi kjo eshte fetyra e vertet e Muslimaneve dhe e Rusve të Vladimir Putinit. Prandaje them une se Muslimanet jane një lloje si Serbet dhe Ruset. Ka të njëjtin mentalitet. Të huajet e vendev Perndimit që shkone të luftone në Ukrahine jane herone, se pse ata nuke po shoken të vrasin civil gra ,femi a po të semuret nëpër Spitale. Ata po shkone të mbrone cilvilet dhe njerzit me nevoje. Dhe do luftone me një nga ushtrite më forta në bote balle për balle. Poshte barbarizmi Skllavo islamike ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje