"Më vjen për të qeshur", zyrtari Biba i përgjigjet kritikëve: Veç shqiptarët që kanë mend më kuptojnë mua

11 Mars 2022, 10:43Ekonomia TEMA

Kreu i Autoritetit Shqiptar të Konkurencës, Denar Biba ka reaguar sërish pas kritikave të shumta lidhur me mungesën e reagimit të këtij institucioni, indiferencën dhe seriozitetin e treguar në një kohë kur qytetarët akuzojnë bizneset për rritje fiktive të çmimeve.

Zyrtari Biba thotë se shqiptarët normalë nuk mund ta kuptojnë dot punën e tij të vështirë por veç ata që janë të mençur.

Qysh prej nisjes së çmimeve, ky është reagimi i dytë i Bibës ku i pari ishte se po lodhet shumë të edukojë njerëzit që nuk e kuptojnë.

“Une e di qe ata qe kane mend e dine te verteten, thjesht nje pjese e bashkeqytetareve jane te tronditur qe ne kete vend nuk ka nje autoritet apo komision (apo gjej nje emer) per “mbrojtjen e konsumatorit” dhe kerkojne gabimisht nga Autoriteti i Konkurrences ate qe duhet t’ia kerkojne institucioneve te tjera publike…

Shumica absolute e autoriteteve të konkurrencës në botë nuk kanë as hapësirën ligjore, por as burimet njerëzore, ekspertizën përkatëse dhe informacionin e përditshëm e të gjithanshëm për të qenë edhe autoritet për rregullimin e çmimeve apo te mbrojtjes se konsumatorit.

Çfarë mbetet të bëjnë autoritetet e konkurrencës në pamundësi për të rregulluar ne cdo rast çmimet e padrejta, është transparenca me publikun, gjë për të cilën Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës është plotësisht i përkushtuar. Ne, më së paku do të bëjmë publike të gjitha gjetjet tona në përfundim të hetimit që kemi nisur, dhe më së shumti, do të ndëshkojmë përmes gjobave çdo abuzues të ligjit nr.9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, nëse provohet shtrembërim i konkurrencës”, shkruan Denar Biba.

9 komente në ““Më vjen për të qeshur”, zyrtari Biba i përgjigjet kritikëve: Veç shqiptarët që kanë mend më kuptojnë mua”

  1. Hasoni says:

    Denar të lutem shumë mos tall trapin me shqiptarët nuk jane të gjithë militantë partiakë.
    Ju jeni i ëmëruar partiak merrni rrogën dhe nuk vendosni dot asgjë, thjesht ndonjë gjobë simbolike se vjen Qeti ju kap me shpulla

  2. On says:

    Njeriu I gabuar per ate vend….ti heto e gjobit kaq…gjoba nuk eshte e vogel…por ju jeni inst qokash….merrni rrogen e ndonhe gje tjeter….mund te na nxjerresh nje raport ? Me gjobe?…

  3. Robert Rakipllari says:

    Nese lali Eri ka ndonhe shporte bosh aty o burra jepjani Dear Bibes te shkoje te vjele fiq. Kete pune mund ta beje se ka eksperience nga koha kur vilte miser. Denari nuk shquhet per ndonje inteligjence te veçantë. Kete e di gjysma e PS.

  4. kasemi says:

    Ty mender zyrtar te vejen per te qeshur kur shqiptareve ju vjen per te qare se ku po e coni kete vend ju militantet e partise. Turp per partine qe vendos te tille zyrare ne poste te larta, ne poste qe kane te bejne me ndjesi shume te medha. Ti dhe soji yt po ja beni varrin ps, vetem se duhet te majmesh pa bere asgje.

  5. Qytetar says:

    O Denar , Insitucioni yt , sic shprehesh dhe vet , Nuk ka Pune. Atehere ky insitucion duhet te shkrihet . Kompanite e tregetimit me shumice te Naftes , Miellit dhe produkteve jetike kane krijuar Monopol ne treg. Keto Kompani lozin me cmimet , si ju do qejfi. Insitucionet qe duhet te kontrollojne nuk e kryejne detyren e tyre. Meqe Ti ke dale pa pune ( sepse nuk ka konkurrence ne treg) , Kryeministri yt ,duhet te te shkarkoj nga detyra , dhe Ti te kesh kohe me bollek qe te “ qeshesh” dhe “ zgerdhihesh” ne rrjete sociale me qytetaret.

  6. rosaku says:

    Ahaaaa vetem BIBAT e kuptokan kete BIBEN… O parti te qofsha fale ne mengjes goar ne darke gjeneral… Se cfar lidhje ka ky Biba me kete pune…??

  7. klemi says:

    Parlamenti ta shkarkoje urgjent kete debil, i cili fyen intelegjencen e shqiptareve. Si mund te paguhet ky mashtrues e debil me parate tona. Si mund te lejohet qe ky biba te vazhdoje te fyeje qytetaret e ketij vendi. Ku na doli ky kaq i zgjuar qe na fyen te gjitheve. Kush valle e mbron kete pleh qe na qendron ne krye pa e çare fare koken dhe ben sipas interesave te tij korruptive, sigurisht diuke marre topat me para.

  8. Populli says:

    Jepi vetes shansin dhe jep doreheqjen qe te mos lodhesh kaq shume.

  9. DREJTESIA says:

    Ti Biba ske tru as sa gomari qe e ben nje pune, po ti je vetem per tu sorollatur.
    A thua valle te kuptojne ai soji jot nga Qaf Murra qe nuk eshte shquar asnjehere per asgje.
    Keni dale si vaji mbi uje e mendoni se thoni dicka te mencur, por mos harroni se njollosni veten duke nxjerre nga goja pacavure.
    Shqipraret e mencur nuk jane PS, ajo parti ku ti je futur per lemoshe.
    Ti para shqiprareve te mencur sje kerkushi, je nje hic.
    Do ta kuptosh kur te jesh jashte PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje