Papa Françesku: Ukrainasit po masakrohen, në emër të Zotit ndaluni

13 Mars 2022, 13:12Bota TEMA

Papa Feançesku ka bërë sërish thirrje për ndalimin e oaqes dhe mbizotërimin e paqes në Ukrainë, Rusi dhe mbarë botën. Papa tha se se ukrainasit po masakrohen dhe bëri thirrje që pushtimi rus të ndalet.

Gjatë fjalës së tij në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan sot, Papa Françesku tha e bombardimet ndaj spitaleve të fëmijëve dhe objektivave civile janë “barbare” dhe nuk kanë “asnjë arsye të vlefshme strategjike” që ta justifikojë këtë veprim.

“Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet. Në emër të Zotit, ju kërkoj ndaloni këtë masakër”, tha Papa.

 

1 komente në “Papa Françesku: Ukrainasit po masakrohen, në emër të Zotit ndaluni”

  1. Mire mire says:

    Terrorist, hajdute dhe diktatore nuke kane Zot Fe as kombe prandaje Putini mbeshtetet veq nga Serbet dhe Muslimanet ku do neper bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje