Presidenti i Polonisë ngre alarmin: Putini mund të përdorë armë kimike

13 Mars 2022, 11:44Bota TEMA

Presidenti polak, Andrzej Duda ka folur për BBC, duke thënë se beson se Rusia mund të përdorë armë kimike, pasi Vladimir Putini është në “një situatë shumë të vështirë”.

“Në fakt, politikisht, ai tashmë e ka humbur luftën e tij dhe nga brenda nuk po e fiton atë”, shtoi ai. Ai thotë se nëse Putini përdor armë kimike, kjo do të ishte “ndryshues i lojës”.

“Sigurisht, aleanca e Atlantikut të Veriut [NATO], do të duhet të ulet në atë tryezë dhe me të vërtetë duhet të mendojë seriozisht se çfarë të bëjë, sepse atëherë ajo fillon të jetë e rrezikshme, jo vetëm për Europën, apo rajonin tonë, por gjithë botën”, tha ai.

1 komente në “Presidenti i Polonisë ngre alarmin: Putini mund të përdorë armë kimike”

  1. Mos ma vini re says:

    Keshtu filloi edhe lufta ne Irak, me pretendim per arme te shkaterrimit ne mase. Dmth e paskan vendosur por po i bien larg e larg, nga Polonia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje