Nga Ylli Pata
Ndërsa Edi Rama tha sot se protestat për pasojat e luftës, i shërbejnë Rusisë, disa media janë rrekur të shpjegojnë se në disa segmente, këta protestues janë bërë me Putinin pa e ditur.
Por realiteti është krejt ndryshe. Realitet i cili duhet ndarë në dy anë të ndryshme të medaljes, të cilat lidhen me njëra- tjetrën.
Ta nisim nga e para. Jo vetëm në këtë protestë, apo në protesta të tjera, por tashmë janë profilizuar si kontestatorë civilë, që quhen “veprimtarë” e thirren në media si “analistë”, disa persona që s’janë gjë tjetër veçse janë ushtarë virtualë të Vladimir Putinit, në kuptimin e plotë të fjalës.
Si ajo “juristja” që del nëpër televizione e që njihet si pjesëmarrëse e disa protestave në vend, e cila e konsideron Volodimir Zelenskin një “kukull gay” dhe përsërit në propagandën e saj, as më pak e as më shumë por të gjithë propagandën që Sputnik e RT bënin në Ballkan e Europë për vite e vite.
Ashtu edhe të tjerë që janë “atashuar” si “miq të Rusisë” e që i pamë në fjalimet e ditës së parë të protestës për naftën përpara Kryeministrisë.
Ndërkohë, kur juristja Brisida Gjikondi, shprehu mendimin e vet në lidhje me infiltimet ruse në protestat e Tiranës është ironizuar e tallur, pa u marrë fare me argumentet që ajo sjell.
Nga ana tjetër, në mjedisin e opozitës radikale shqiptare, është krijuar prej kohësh një mjedis mendimi, i cili konsiston në antagonizmin ekstrem, madje banal shpesh here- ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e akuzojnë si përkrahëse të Edi Ramës.
Ky ambjent është majisur me kujdes prej vitesh që kur doli trumpizmi në 2016-n, e në Tiranë u duk se doli “dielli” që do të përmbysë Edi Ramën me çadrën e Lulit, e natyrisht me stërkëmbshin e Ilir Metës, atëherë në rolin e “të dashurit armik”-aleat i Edi Ramës.
Të gjithë këto fenomene, nëse lihen në hapësirën e tyre vegjetative, natyrisht që nuk kanë pse kthehen në zhvillim primar, nuk kanë pse merren si arsye reale për tu shqetësuar në një deviacion filorus të logjikës opozitare shqiptare.
Pasi në këtë rast, do të duhet të mbizotërojë qëndrimi bazik i politikës që udhëheq mendimin e qëndrimin antiqeveritar të Shqipërisë.
Nuk ka asnjë dyshim që protestat e zhvilluara në Tiranë, edhe pse janë vibrim qytetar i shtresave që nuk e duan Edi Ramën dhe qeverinë e tij, pasi duan ta rrëzojnë sa më parë, ata kanë një kokë që mendon një strategji të politikës protestuese.
Që duhet të çojë në një mbarsje të opinionit drejt një qëndrimi politik për të ndryshuar qeverinë e për të sjellë në zgjedhjet e ardhshme një klasë të re politike në krye të vendit. Deri këtu nuk ka asnjë gjë të re. Pasi e dijmë se ka një pjesë të opinionit, me panelistë e analistë që si Lubonja mendojnë se kemi një “shtet gangster” të drejtuar nga Edi Rama që duhet rrëzuar.
E po këta, sidomos Lubonja, e thonë qartë prej vitesh se më mirë “disa banda, se një bandë”, e me këtë aksiomë mbrojnë fort rikthimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës në krye të politikës e të vendit. Kjo është shumë e njohur, siç është e njohur përplasja e egër e kësaj pjese të opinionit që përkrah Berishën e Metën me SHBA dhe qeverinë e saj.
Shkaku është i qartë; inati për ndëshkimin ndaj Sali Berishës, por edhe problemet që Ilir Meta ka me qeverinë amerikane, të cilës i ka përmendur edhe “raketat bërthamore që i ka edhe Rusia”.
Deri këtu nuk është asgjë e re, e aq shumë është mbarsur opinioni me këtë diskurs sa edhe është bërë bajat. Por në rastin aktual, kur kemi të bëjmë me një qëndrim krejt të qartë të të gjithë Perëndimit, ku hyn edhe Shqipëria, kundër agresionit ndaj Ukrainës, duhet të prevalojë një logjikë komune e palëve.
Siç Berisha dhe Meta e kanë shprehur me fjalë kundërshtimin ndaj agresionit rus dhe kanë përkrahur Ukrainën. Këtu nuk bëhet fjalë për t’i dhënë një armëpushim Edi Ramës, pasi një opozitë, sidomos ajo radikale, nuk mund t’i japë kurrë armëpushim kundërshtarit të saj. Por do ta godasë vazhdimisht e fort, derisa ta rrëzojë, natyrisht me mjete politike. Ky është edhe rregulli kryesor i lojës demokratike.
Por që kjo betejë kundër Edi Ramës, të mos marrë interference putiniane, e meqë ra fjala, përse nuk hiqen parrullat dhe fansat e zellshëm të carit të Moskës? Realisht kjo nuk është shumë e lehtë, pasi përveç lloj- lloj personi që pëlqen Putinin për inat të Amerikës, ky koncept avash- avash është kthyer si lejtmotiv tek njerëz që përpunojnë edhe opinionin publik propozitar.
Ata gdhihen e ngrysen duke agresuar verbalisht SHBA dhe politikën e saj në Shqipëri. E kur i është dhënë mundësia, në panele e televizione kanë treguar mesazhe të qarta putiniste në lidhje me agresionin e Ukrainës.
Në këtë rast, nuk bëhet fjalë aspak për “teori konspirative për të mbrojtur qeverinë”, pasi kemi emra të njohur të opozitës, të cilët edhe pse kundërshtarë të fortë të Edi Ramës, kanë qenë mjaft të qartë në lidhje me trajtimin pro-perëndimor të pushtimit të Ukrainës.
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili ka qenë një nga ekspertët më të përgatitur në panelet e darkës për të shpjeguar konfliktin nga pikëpamja ushtarake, është aktiv edhe në rrjete e media. Madje në një nga qëndrimet e tij, Demiraj e konsideronte fat të madh që shqiptarët janë me SHBA, e cila ka mbështetur aq shumë shqiptarët në Ballkan sa sot ne kemi tre kryeministra shqiptarë në 6 vende të Ballkanit Perëndimor:
Ai i Shqipërisë, i Kosovës dhe i Malit të Zi, plus gjysmën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut. E natyrisht që këtu, është krejt i mundshëm kundëreaksioni politik nga ata forca potenciale që ta bllokojnë apo ndalojnë këtë zhvillim.
Pra, që në Tiranë ekziston një mjedis që e ushqen një përplasje me SHBA sidomos pas ndëshkimit të Sali Berishës është e qartë, siç kanalizimi i këtij mjedisi si një vullnet për të rrëzuar qeverinë e Ramës nuk do as mend as kalem. Këtë e shikon ditë për ditë, minut për minutë edhe në faqet e ambasadës amerikane në Tiranë.
Madje, edhe brenda protestës së naftës, po sulmohen ata njerëz që ca të tjerë i konsiderojnë si “sorroistë” e si provë nxjerrin fotot me ambasadoren amerikane në Tiranë.
Nga ana tjetër edhe mënyra agresive e diskursit që bëjnë në media mbështetësit e Berishës e Metës, që sollën si kryefjalë termin “turp”, e polarizimi i mjedisit, krijon të gjitha premisat për të mos rrëzuar “tezën putiniste”.
Në një nga protestat kishte një parullë: “Sanksionet ishin për ne apo për Rusinë”, e cila edhe nëse do të ishte shfaqur në Beograd do të sillte polemika, e jo më në Tiranë…
Bërisha dhe Meta po bejne lojen e Putinit dhe ky eshte FAKT
Qe Berisha eshte pro sllav kjo ka vite qe dihej. Qe Meta eshte anti-amerikan, pro sllav, prodhim i Sulo Gradecit dhe Nexhmija Dzuglini-t (Maqedonase= sllave) edhe kjo dihet. Qe Edi Rama eshte ne sherbim te vizave te bardha dhe dashnor virtual i Vuçiç edhe kjo dihet. (po ben ate qe edhe vete Enveri nuk e beri: bashkimin ekonomik me Serbine).
Cfare trapin doni ju me Putinin kur ne Shqiperi ligjin e ben Serbija?
Po Putinit per Shqiperine nuk i eshte bere kurre vone. As Stalinit, as Krutchev-it as Brezhos, Gromikos, Cernienkos, Andropovit, Gorbaçovit etj etj. S’e kane perfillur fare. FARE
Mos u merrni me Putinin po shikoni Serbin dhe Grekun se i keni neper administrata, institucione, ministri, parlament.
Fakti që nafta deri para 3 ditesh arriti kulmin me 270 lek nuk besoj se është pro-ruse apo tjetër
Shteti të japë zgjidhje si vend i vogel kemi nafte mjaftueshëm po mos ta kishin shitur rafinerine per skrap
Cono,
Nafta shqiptare duhet rafinuar shume s’e eshte teper e rende. E kam pas bo ne teknollogji kimike para 35 vjetesh ne kohe te xhaxhit.
Jo se marr vesh shume nga nafta pa keshtu thoshnin atehere. E mesa di nuk eshte se kane gjetur ndonje burim te ri nafte te tipit tjeter keto 30 vjet demokraqi.
Edi te lere vetem akcizen fiks, aq ka ne dore. Po nuk e ben se eshte kollaj te mbushesh buxhetin qyl.
Po naften e coj 270 Edi Rama, jo Putini, qe me pas ta uli ne 217. Ju jeni te gjithe idiot me NIPT dhe te shitur per nje page mujore
POOOOOOOOOOOOOOOOOO + BERISHA dhe META . TURPI BOTËS.
Putini nuk ka lidhje direkte me protestuesit!
Atij me siguri i behet qejfi, por lidhjet e tij direkte jane me spiunet e tij, qe ne kete kohe punojne me zell kunder Shqiperise si nje antar i NATOS.. Nga ana tjeter,e sigurte eshte qe Saliu dhe Iliri kane lidhje direkte me rusin nepermjet Malit me Gropa, ku jane antenat satelitore te lidhjes me aljenet.
A jane keta protestues ne lidhje direkte me Salen, qe eshte ne lidhje direkte me Putinin, eshte pak e ngateruar. Shumica e tyre nuk kane lidhje me Salen, sepse i perkasin varfanjakeve dhe shtersave te varfera, qe te lodhur nga varferia, nuk u vete mendja per biseda konspirative dhe te lidhura me Putinin. Pakica e tyre dhe sidomos pasunaret me benca dhe vila mblidhen fshehura naten dhe ne erresire, te mbuluar me kapuc, bejne plane me Meten ne bunkeret e Vlores dhe me Saliun ne dhomat sekrete tek Vilat e Dhenderit. Aty ne fshehtesi dhe me ze te ulet, ndertojne stratagjema, sipas udhezimeve te Putinit dhe Vuciqit, per ta bere Shqiperine rrumpalle.
Me nje fjale krundet dhe mielli jane trazuar keq ne kete proteste.
Rama si gjithmone eshte i vonuar dhe u kujtua me vonese se kush eshte Sala. Deri me sot ka pritur qe drejtesia ta fusi ne burg dhe jo duart e “pastra” te Rames. Ndoshta priste qe Amerika te arrestonte Salen ne Shqiperi me grupet parashutiste si armik i Amerikes…Me kote thone se Rames me mire i leverdis nje spiun i Rusit dhe armik i Amerikes per kundershtar politik, se sa nje opozite konstruktive, sepse e ka te lehte ne pelivanlleqet e tij per pushtet…
E mjera Shqiperi ku spiunet dhe demagoget kane fuqi.
Fjalen “turp”, o z. Pata, keto ditet e fundit me shume e ka perdorur “kokeministri” kunder protestuesve.