Kryeministri Edi Rama deklaroi se aleatët e qeverisë janë ata që nuk kanë makina të shtrenjta por ata që e paguajnë energjinë me të ardhurat e tyre të deklaruara dhe jo të fshehura.
Rama tha se edhe sikur protesta të vazhdojë deri në vitin 2025 taksa e naftës nuk ka për t’u hequr.
“Zerimi i taksës për pagën deri në 400 mijë lekë është shumë i rëndësishëm sepse të gjithë ato para do i shkojnë njerëzit në familje. Ne jemi vendi që mbi individin dhe biznesin e vogël kemi taksat më të ulëta në rajon. Në Europë nuk bëhet fjalë fare. Punëtori në Gjermani e ka aq pagën por pyete pak sa paguan taksë, sa paguan për energjinë, sa paguan për shërbimet e tjera? Ju shkon djersa deri në fund të kurrizit. Bëjnë llogaritë këta. Biznesi i vogël e ka zero këtu ku jemi ne. TVSH është zero. Duhet të vazhdojë të paguhet ajo taksë te nafta? Ne duam të marrim më shumë njerëz në punë.
Aleatët tanë janë ata që nuk kanë makina të shtrenjta janë ata që e paguajnë energjinë me të ardhurat nga pagat e tyre të deklaruara, jo të fshehura. Janë ata që marrin autobusët. Ne me këta e kemi aleancën kryesore. Atyre nuk iua prekim taksën. Nuk iua prekim faturën e energjisë. Kjo është situata. Ne nuk i kemi zgjedhur këto. Luftën as nuk e deshëm dhe as nuk e duam. Por do e përballojmë. Shqipëria nuk është ajo që duan të pikturojnë ata. Janë po këta që i thonë popullit dele. Ky popull të jep ujë në bisht të lugës.
Këta nuk e dinë fare se çfarë është të jetosh me ndjenjën e detyrimit ndaj atyre që të kanë thënë që ti je ai që ne duam të na udhëheqësh. Nuk mund t’i thuash tjetrit hajdut kur nuk ke asnjë fakt apo provë. Kjo është barrë e jashtëzakonshme borxhi. Kur nuk isha askushi kam qenë aq i gjatë sa nuk ulesha kurrë për të futur duart në xhepin e dikujt. Kam mësuar nga gjyshja ime që kur shkon në varr nuk bëjnë punë lekët. Ata nuk vendosin gjë.
E vendos ose unë nëse më vjen një ditë dhe them që nuk mundem më të jem në lartësinë e besimit tuaj ose e vendosni ju duke thënë shko në shtëpi. Përtej të tërave, protesta që nga viti 1990 kanë pasur një gjë që kanë qenë të denja qoftë edhe për një pjesë të qeverisë. Kjo është një protestë që mund të vazhdojë edhe katër vite deri në vitin 2025 por taksë nga nafta këta nuk kanë për të hequr dot”, u shpreh ai.
Kështu bëri trimin ky dhe me traun e rrugës së kombit por pastaj u bë nga 2m në 1,05m. Në shqiptarët harrojmë shpejt.
Ne vende si psh Suedia ka qeveria miratoj nje ulje te vogel te takses per karburante dhe nderkohe ne deklarimin vjetor te taksave ata qe perdorin makinen per te vajtur nga banesa ne pune dhe e kunderta u behet nje ulje takse nepermjet nje koficienti varur nga largesia e udhetimit.po keshtu edhe ata qe perdorin sherbimet urbane per te udhetuar.Familjeve me femije u jepet nje rritje e ndihmes ekonomike e vogel por ndihmon ne kete situate,
Ne kete menyre perjashtohen ata qe perdorin BMW X5 per te gjuajtur kurva.(ne qofte se kjo nuk quhet pune)
Dhe te mendosh qe Suedia eshte nje vend me nje nivel jetese te popullsise shume here me te larte se niveli i jeteses se popullsise shqiptare. Megjithate qeveria suedeze jo vetem qe uli (sado pak) taksen per karburantet, por edhe do te japi nje kompesim (rreth 100 euro) per cdo pronar automjeti. Pa folur me pas per kompesime per energjine elektrike, rritje te ndihmes per familjet me femij, te pensionisteve, etj.
Ndersa sharlatani i Shqipersise gati sa nuk deklaron se ky popull “edhe me bar te ushqehet” taksa nuk hiqet!!!
Ka frike se mos i presin palet mamjizet e naftes
Ky eshte aksionist tek Kastrati .
Eshte bashkepronar me Kastratin jo vetem tek nafta por edhe tek aeroporti.
Injorant qe e ben sfide personale dhe kur e,kupton shume mire qe e ka gabim. Do thyeje turinjte dhe ky si gjithe paraardhesit.
Je i madh ,prandaj te votojme ,tu shtypesh koken atyre me x5
Or plehra fanatike ramiste !Ne Hungari nafta eshte 1.22 euro,Bullgari,Rumani 1.37,Qipro 1.38 dhe ne disa vende tjera te BE cmimi eshte meposhte nga vendi jone.Po Kosova,po Maqedonia Veriut?Cmimet jane 40-45 lek/1lt me pak nga ky ferr ketu!Fytyra te ndyra mbroni nje genjeshter dhe abuzim te llahtarshem.Ky legen qe ka uzurpuar shtetin po “demaskon” armiqte e popullit dhe revizonistet socialimperialiste!Yt fare e keqe!Ul taksat legen dhe leri denglat dhe 1/2vertetat
Kush ka uzurpuar shtetin , more hajvan ? Para dy javesh e votuan 60 per qind e popullit . Ishte nje test shume domethenes . Mos kujto se kane te gjithe mendjen tende ?
60% e 30%-shit, thjesht ska opozite, se do ishte me salen bashke te foltorja
Te ka hyp vetja ne qejf z.KM.
Pak respekt edhe per ata qe u ka vajtur thika ne eshter.
Boll me deklarata te tilla.A nuk e kupton qe keshtu shkel njerezit me kembe dhe aq me teper ata qe mbajne mbi shpatulla kete barre te rende re rritjes se cmimeve?
Vendosi kembet ne toke,kthjellou,vendose veten ne vendin e shtrese se varfer apo te mesme dhe mbasandaj hyp mbi pirgun e plehut duke ja marre kenges se gjelit.
Gjynah se kshtu si kallëp te merr më qaf po koken e ka bosh fare. Edhe ju që geronimo që nuk ulet çmimi I naftes jeni po aq debila sa edhe KY. Harroni ju se pas naftes e benzines rriten te gjitha çmimet e tjera apo keni nai biçiklet kinese dhe i keni inat ata që kan makina kjo quhet injoranc Barbare.