Edi Rama: Protestat për çmimet në Shqipëri po i shërbejnë Rusisë. Kush ua paguan naftën atyre që vijnë në protestë?

14 Mars 2022, 11:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se protestat në Shqipëri për rritjen e çmimeve i shërbejnë Rusisë. Në një takim me pensionistët, kreu i qeverisë deklaroi se protestat janë të organizuara nga politika.

Kreu i qeverisë thotë se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë dhe në asnjë vend, ku janë ndjerë pasojat e luftës nuk dalin në protesta.

“Por kjo është turp. Është një trup i pashoqë i të gjitha atyre që e nxisin, që nuk kanë trup. E kanë bërë divorcin me turpin dem baba dem dhe ju e dini kush janë.

Keqardhje për ata që i sjellin nga gjithë anët e Shqipërisë, të paguar nga kush? Kush i paguan naftën atyre autobusëve, i paguajnë ata të shkretët që vijnë me dy gishta kështu.

Ne i dimë kush janë, janë për keqardhje, por turp edhe ata që mbështesin këtë protestë. Është një protestë që e shëmton Shqipërinë, që e turpëron shqiptarin.

Ka pasur një shok të rritjes së çmimeve që kur ka filluar lufta, por çfarë do bëjmë ne sikur kjo histori të vazhdojë me muaj dhe vite.

Do dalim të hamë njëri – tjetrin në rrugë? Si mund të jemi ne i vetmi vend që dilet dhe protestohet për pasojat e luftës mbi çmimet, ku në asnjë vend tjetër ku efektet janë njësoj dhe të gjithë janë të shqetësuar të dalin njerëzit për të protestuar kundër luftës, këtu bëhet një protestë që mund ti pëlqeje Rusisë. Kjo është një nga pjesët e strategjisë të  asaj lufte.

Që njerëzit që mbështesin Ukrainën të dalin në protesta ekonomike dhe më pas të harrojnë se çfarë luhet atje. Atje nuk luhet fati i Ukrainës, por i Evropës”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri deklaroi se ai ka mbështetur protestuesit aty ku ata kane pasur te drejte, duke sjelle tre raste, protestat e kukesianeve per tarifen, studentet dhe protesten e armeve kimike.

“Ne i kemi dëgjuar protestat me respekt dhe institucionin e protestës jo vetëm e kemi respektuar, por ajo mund të sjellë vlerë të shtuar për qeverisjen. Qysh në protestën për armët kimike, pastaj me protestën për tarifën për banorët e Kukësit dhe me protestën e studenteve janë tre raste kur qeveria ka reaguar dhe në rastin e Kukësit unë kam dalë dhe kam kërkuar ndjesë, sepse ne kishim gabim.

Nëse dikush që proteston ka të drejtë, e drejta është me të dhe jo me mua. Protestuesit i kam trajtuar me respekt, madje edhe protestat e opozitës asnjëherë nuk i kemi trajtuar me mungesë respekti”, tha ai.

9 komente në “Edi Rama: Protestat për çmimet në Shqipëri po i shërbejnë Rusisë. Kush ua paguan naftën atyre që vijnë në protestë?”

  1. BeqireBalluku says:

    Shoku Edvin!
    Tregoja vëndin qytetareve qe protestojne per egzistencën e tyre. Dermoji, shkeli, shaking, hidhu gaz vdekjeprures. Ngrihi çmimet me shume ( aq me shume do mbushesh llogarite e tua edhe te rrospihet e kuqe) Sheiket duken pabuksa krahasuar me bythen tende te fishkur nga kanceri.
    Ke te drejte ata- protestuesit jane pro ruse, anti amerikane, filokineze, dhe armiq te ukraines por miq te Serbise. Ke nje vizion kaq kjarte sa edhe “pamja e bythes se zezakut ne nje bodrum te erret me syze saldatori” Kaq rrote kari te jete vertet!? Apo tallin bythen ata qe e mbajne ne pushtet!?

    1. Sali plakushi says:

      Si perfundim po nuk u q…ti Beqir ne b…nuk ulet çmimet

      1. E verteta says:

        Or plehra fanatike ramiste !Ne Hungari nafta eshte 1.22 euro,Bullgari,Rumani 1.37,Qipro 1.38 dhe ne disa vende tjera te BE cmimi eshte meposhte nga vendi jone.Po Kosova,po Maqedonia Veriut?Cmimet jane 40-45 lek/1lt me pak nga ky ferr ketu!Fytyra te ndyra mbroni nje genjeshter dhe abuzim te llahtarshem.Ky legen qe ka uzurpuar shtetin po “demaskon” armiqte e popullit dhe revizonistet socialimperialiste!Yt fare e keqe!Ul taksat legen dhe leri denglat dhe 1/2vertetat

  2. Tironsi says:

    Protestat jane njerezore dhe faktor zhvillues per shoqerine, por varet kur i ben dhe per cfare .Po te ishte bere kjo protezte para nje muaji ose gjate ketyre viteve do ishin OK por tani vertet eshte turp dhe pjelle e sherbimeve te huaja

  3. Usa says:

    Na ngjalle per se keqi shokun Enver ore shoku Rama!!!
    Ky është degradimi i një njeriu te superkorruptuar.
    Po i tregon pensionistëve të nderuar se s’ka të ardhura.Po sigurisht se po të shpenzosh 22 milion euro per km rrugë,s’do ketë më para per to.Po të vjedhesh e paguash rregullisht miliona euro per djegesit(qe ftohin),atyre hajduteve qe janë në kërkim ndërkombëtar,po ta çosh borxhin 82 perqind……
    Dhe los guxo të përmendet pandemia se koston e perballuan vetë shqiptaret,se t’ishte per ty,do ishim 1 milionë sot.Pra në luftë je ti,me vetveten me personalitetin njerezor,me shqiptaret kudo qe janë.

  4. demokrati says:

    Po i sherbejne dhe po i organizon Rusia nepermjet rrjetit te saj te infirmator dizinformatoreve duke shtrytezuar politikane te opozites antishqiptare dhe antiamerikane.A eshte rastesi qe vampirja jorgo, dezinfirmatorja exsellente e putinit ne Tiranen syleshe eshte ne krye te organizimit te turbullirave ne prapavijen e NATOs.E eshte cudi si larvat qe la pas KGB ne 1961 jane aktivizuar ne rolin e gazetar opinioniste e.A ka sherbime sigurie kjo Shqiperi apo Rama si Nano qe do veshi opingat kur te kete zjarr.Shteti nuk eshte OJQ z.Kryeminister qe te perkulet nga dacibaot e perditshme te faqeziut te klanit serbo rus..Zoti Kryeminister, media e lire per informacion por jo nje media qe eshte bere zedhenese e barbarise fashiste ruse.

  5. Stela Pata says:

    Mua naftën ma pagoi Lali Eri . Neser do marrim tallona nga Kimetja. Mero e di më mirë këtë punë.
    Dhe motrat ku ti kenë suflaxhinjte mesiper.

  6. Zyko says:

    Nuk ka rendesi kush ben protesten por ka rendesi cfare kerkohet ne proteste.
    Qeveria ka 30 vjet qe ja ka bere naften prodhimit vendas duke sjelle pruduktet nga jashte nepermjet tregetareve mafjoze.
    Duhet te mos ndalen protestat deri sa mafjozet te largohen.

  7. Rrofshin ppp says:

    Z km rusise po i sherben ti qe blen grurin e tyre nepermjet serbise
    Si thote po pulli “o flit e mba o dhit e ha”
    Tani shih sa ton grure prodhon serbia ne vit dhe sa konsumon pastaj kupton qarte se kujt po ja ble ti grurin serbise apo rusise?
    Te njejten gje bere ne vitin 2014 me embargon per krimene ndalove zarzavatet shqiptare drejt rusise pastaj ja shisje nepermjet serbise dhe fyrom
    Do ishe me burre po mos vije embargo fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje